Analizë nga Ylli Meçe, ish-oficer madhor i FLD/ Statusi i refugjatit politik afgan ndryshon katërcipërisht me statusin e një shqiptari, i cili mori rrugëtimin e emigrimit ekonomik dhe pikërisht këtu qëndron djallëzia jote
Ne kemi Ti ke një administratë të korruptuar që nga një portier spitali e deri te instancat më të larta, nga polici deri te ministra e zv/ministra, ti ke kemi një situatë pasigurie në shtëpi, në punë, në rrugë, në ambiente sociale e kudo
Nuk ka asgjë për t’u çuditur, sepse bëmat e Edit jo vetëm në interpretimin e ngjarjeve dhe fenomeneve, por dhe në reagimin dhe veprimtarinë e tij dhe kabinetit të “Hosarave”, janë të tilla, që tregojnë se ai ose nuk ia ka aspak haberin në trajtimin e këtyre fenomeneve: pra, shkurt është si i themi ne ,ngelet “një pykë në diell”…ose i di , i njeh mirë, por tregohet më shejtani duke lenë dhe atë me gisht në gojë, atje në përrua. Unë me këtë shkrim tashmë e di që një pjesë e mirë e shokëve të mi tashmë të konvertuar në demokratë do të buzëqeshin dhe do gëzohen pa masë madje nuk është çudi dhe të më përgëzojnë se mirë ia bëra këtij qafiri, i cili ua rrëmbeu pushtetin në mes të ditës teksa prisnin fitoren. Gjithsesi nuk mund të rri pa përmendur nga ana tjetër dhe një pjesë të mirë të shokëve të mi socialistë ( madje këta i kam me shumicë) të cilët do të më kthehen tërë inat, madje këta të fundit duke ngrenë dhe ndonje misër të pjekur e me mishtriçe në dorë, do më kthejnë krahët se gjasme nuk më patën vrejtur. Nuk ke ç’i bën, sepse fushata elektorale për pushtetin e ardhshëm, për të dy kampet fillon pikërisht që në momentin kur shumëkush mendon se ajo ka përfunduar. Po pse si qëndron puna dhe çfarë ka bërë Edi?!..
Statusi i refugjatit politik afgan ndryshon katërcipërisht me statusin e një shqiptari, i cili mori rrugëtimin e emigrimit ekonomik dhe pikërisht këtu qëndron djallëzia e jote që e le me gisht në gojë dhe vetë djallin…
Nuk po i futem aspak “Minifundit të Shengenit ” që Shqipërisë, Edi, kërkon të heqë dhe ato intime duke bërë sfilatë nëpër plazhet e Ballkanit, madje nuk kam pse e krahasoj as miqësinë e tij me Aleksandër Vuçiçin ( që madje kërkon t’i mësojë të luajë dhe basketboll) me atë që kishte patur dikur dhe vetë A.Zogu me N.Pashiçin ,i cili bënte dallavere me tokën tonë. Joooo..Edi bën me detin! Tokën ai kurrë nuk e jep kaq ta bëjnë dhembin shovinistët që i kemi për-rreth)! Këto gjëra në një farë mase janë trajtuar, por problemi tashmë është i tillë sa që ai, mbasi kopsiti mirë e mirë Ballkanin iu kthye Afganistanit. Shtrohet pyetja që të jenë të vërteta ato që thotë Edi, apo më shumë e ka hallin të fitojë simpatinë amerikane. Teksa këta të fundit kanë marrë angazhim se me kosore në dorë do bëjnë namin kundër gjithë sistemit korruptiv në Shqipëri, i cili na qenka më i rrezikshmi se vet Kovidi i marrë së bashku me gripin e pulave dhe të derrave, i cili për herë të parë na paskish plasur në një plazh andej nga Kuba e Fidelit ndaj dhe sot e kësaj dite e quajnë “plazhi i derrave”… ku zbarkuan amerikanët .Të shkretët amerikanë nuk e kuptojnë se në fund ka për t’u ngelur në dorë kosori ngaqë asnjerit skanë për t’ja u rruar dot: madje as vetë Salës. Politika “ediane” proamerikane është kaq e madhe , madje po aq mbase dhe më e madhe e servile, saqë sot për sot nuk gjen dot asnjë vend të Evropës më servile se Shqipëria. Shkurt atje ku presidenti amerikan mund të vendosi bythën..tanët do të vendosin me siguri kokën . Dhe këtë e them me bindjen më të plotë, sepse turpi që ata po i bëjnë vendit tonë duke nëpërkëmbur dhe dinjitetin kombëtar bëjnë pjesë dhe skanë si të mos bëjnë në marrëzitë e tyre pa anë e pa fund. Mbasi bëri proçkën e parë duke i konsideruar kolaboracionistët e pushtuesve si thjesht refugjatë dhe jo” afgan-ballista” apo më saktësisht” afgastan-ballista”( dmth stan me ballista) kthehet tri dekada më vonë dhe bën paralelizma të tilla që të çuditin me të vërtetë. Duke e lenë mënjanë për pak çaste analizën dhe për të mbuluar të menderosurën e tij me shurrë ai deklaron se….
“”Ne kemi qenë afganë tre dekada më parë kur ikëm nga ferri ynë. Pra, tani ata janë shqiptarët e 30 viteve më parë….” Kjo ose është papjekuria më e madhe e këtij njeriu që do të thotë se studentët, të cilët kanë blerë diplomat nuk janë asgjë para këtij “uomus ignorantus”, ose është një nga më të djallëzuarit më hileqari, i cili për përfitime politike ( mjafton ti buzeqeshi pakëz…fare pakëz Amerika), ka për borxh të paraqesë dhe vetë djallin si ëngjëll. Ne paskemi qenë “afganë tre dekada më parë”?!Jo! Edi jo! Madje as ty nuk dua të të krahasoj si të tillë, sepse popujt nuk fyhen e ofendohen paçka se ti me thonjtë e tu të pa prerë i pa larë anës Senës e i pashpresë, shisje ikonat e piktura që i kishe vjedhur në galerinë e arteve figurative.(Këtë akuzë nuk ta kam bërë unë, por shtypi periodik me kohë madje dhe vetë Nanua yt, i cili të zgjati dorën dhe ti ia kafshove dhe që kurrë ti nuk ke dalë publikisht e me fakte ta kundërshtoje). Ti qëllimisht i ve shenjën e barazimit asaj që ty të kishte zenë sytë, sepse ishit ju që e tradhëtuat këtë popull. Dhe kur them “ju” e kam fjalën te sëra e juaj, të cilët e degjeneruan Shqipërinë dhe në terrin e natës më të errët ju bashkë me zuskën Evropë dhe kumbar amerikanin mezi prisnit vdekjen e Enver Hoxhes. Madje aq shumë u gëzuat sa me vrap shkruajtët me të madhe “Të fitojmë kohën e humbur”…por cilën kohë humbët ju? Kuptohet ju humbët kohën e ballisto-zogistëve që do na e reklamonit në të pastajmen si “demokraci”, kohën e atyre të cilët i patën lyer duart me gjakun e popullit ndaj dhe ti i ke aq për zemër ballistët afganë bashkëpunëtorë të okupacionit amerikan. E di që ty të ze lemeria dhe nuk do shkrime të tilla se zemerohet ambasadorja ”US-aziatikia” Kim. Po ja mor Edi, puna është se nuk flas unë, por flet e vërteta sepse pikërisht kjo Amerikë ajo Angli dhe vet URSS i quajti ballistët tanë si kolaboracionistë me pushtuesin. Dhe kur ajo treçerek shekulli më parë tradhëtarët tanë i quajti të tillë, ti pse afganët, të cilët i shërbyen regjimit kukull dhe që kanë lyer duart me gjakun e popullit afgan nuk i quan dhe t’i vlerësosh po ashtu?! Demokracinë e popullit tonë mos e ngatëro me diktaturën e tij dhe që ti konsideron ferr. Vërtet kishim dhe diktaturë, por problemi ishte se kundër kujt drejtohej ajo?! Ti i di këto gjëra apo flet “ krushka e Peços me furkë në brez”?! E di ti se ajo “diktatura jonë më e egra e Evropës” nxorri njerëz të kulturës, të shkencës, të punës e të prodhimit dhe që i ndërruan tërësisht faqen Shqipërisë? E di ti se 87% e poullatës në kohën e luftës ishin analfabete dhe të tundje pak kokën të binin morrat në tasin e përsheshit? E di ti se malarja- tuberkolozi -sifilizi dhe vdekshmëria foshnjore para se të vinin në pushtet partizanët, ishin të tilla që na radhisnin të parët në Evropë? I di ti apo jo transformimet madhështore që nga pisha e kandili kaluam në dritën elektrike, që nga kanuni kaluam në shtetin e organizuar, se nga skllavëria me mëditje e bejlerëve agallarëve dhe kapidanëve, kaluam në punën individuale në interes të familjes dhe të gjithë shoqërisë, e di ti që ngritëm në kohë rekord fabrika, uzina, ndërmarje shtetërore, me arsim dhe shendetësi falas, që nuk i kishim askujt borxhe, që kishim rini të shëndetshme e jo rini të hashashit, kokainës dhe rendjes pas qejfeve me mini deri në rrëzë të rrëzës.
Ti ke një administratë tërësisht të korruptuar që nga një portier spitali e deri te instancat më të larta që nga një polic rrugor e deri te ministra e zv/ministra, ti ke një situatë pasigurie në shtëpi, në punë në rrugë në ambiente sociale
Rinia e jote (natyrisht jo e gjitha, sepse populli dhe morali i tij është në luftëe me moralin tuaj). Është rini e kallashit, rini që të vret për 2 m vendparkimi, rini që sorollatet rrugëve me diploma në xhep që nuk u hyn në punë, ose mund t’u hyjë në punë vetëm kur ndonjë ditë nuk gjejnë dot letër në banjo. Ndodhte që të vriteshin dhe në kohën tonë, por ata binin në krye të detyrës në punë për ndërtimine dhe mbrojtjen e shoqërisë pa dallime klasore e pa shtypje, çfrytëzim barbar të njeriut nga njeriu. Ne ngritëm në piedestal vlerat më të mira të popullit tonë heroik teksa ju çkulët me themel çdo gjë madje dhe dëshmorët. Me këtë rast dua të nënvizoj se nëse armiku na i vrau për herën e parë ju i vratë për herën e dytë duke u ngritur buste e lapidare krimineleve duke shpërndarë dekorata e çmime Lumo Skëndos që ti i jep me dorën tënde bile dhe duke u buzëqeshur, aq sa tundej prej varri dhe yt’atë, i cili shquhej për veprat madhështore me karakter të theksuar atdhetar e që i bënin jehonë luftëtarëve dëshmorëve që patën luftuar kundër armikut pushtues dhe të reabilituarit tënd “Tate ballistit & co”. Ti ke një administratë tërësisht të korruptuar që nga një portier spitali e deri te instancat më të larta që nga një polic rrugor e deri te ministra e zv/ministra, ti ke një situatë pasigurie në shtëpi, në punë në rrugë në ambiente sociale dhe e pret nga andej që nuk e pandeh. Kjo është shoqëria e jote “demokratike” që na ke mbytur në borxhe, që një shtetas shqiptar me banim në Shqipëri e ke futur në borxhe deri në 3 mije Eu( një familje me 4 persona. Bankave të huaja i është borxhli 12 mijë Eu). Je ti dhe, sëra e juaj duke filluar që nga renegati R.Alia që e helmuat shoqërinë shqiptare, jini ju bashkë me kryexhelatin Berishë dhe karvanin tjetër që ju kanë ardhur nga pas, që larguat të gjithë rininë tonë prej atdheut. Do ta provosh?!Bëj dhe organizo një testim në shtyp dhe do e kuptosh se pse s’të pranon kurva Evropë në shtratin e saj. Nuk të pranon, sepse me këtë shkallë degjenerimi e korrupsioni me këtë nivel papunësie që domosdoshmërisht manifestohet me nivel të ulët jetese, me këto paga e pensione të gjithë do të ikin dhe shprehja e largimit “ si çifuti në shkretëtirë” do zëvendësohej me shprehjen “si shqiptarët pa atdhe” . Pra nëse e ke fjalën për ferrin tënd që ti dhe parardhësit e tu shkaktuat vetë ke dhe të jap shumë të drejtë.
Por ti bën dhe një gomarllëk të asaj shkalle saqë dhe vetë më gomari i gomerëve si specie( për këtë mos u mërzit , sepse Partia e Joe Biden gomarin e kanë si simbol mënçurie)do pëlliste nga inati dhe e di përse? Sepse nuk mund të krahasohet shtresa tradhëtare e një vendi dhe b/puntore e okupatorit, me rrugëtimin e emigrantëve ekonomikë. Statusi i refugjatit politik afgan e bashkëpunëtor me armikun pushtues ndryshon katërcipërisht me statusin e një shqiptari, i cili mori rrugëtimin e emigrimit ekonomik dhe pikërisht këtu qëndron djallëzia e jote që e le me gisht në gojë dhe vetë djallin, i cili tashmë është drejtuar për në xhami që t’i lutet allahut të japë ty “Stausin e shejtanit politik”.




















