Shqipëria, një vend pa pёrgjegjshmёri kombëtare

849
Nga Vladimir SHYTI
Ju mund tё mё quani fare naiv qё pёr vite me radhё mbaja shpresё se ky vend do tё ndryshonte. Nё tё vёrtetё,ishin pak gjёra qё mё lejonin tё shpresoja dhe tё besoja gjithçka. Dikush, nё tёrё kёto vite mё pёrsёriste shprehjen:”Pёrmbahu zotёri! Askush prej nesh s’mund tё bёnte mё tepёr pёr kёtё vend”. Kur tashmё mё nё fund u binda nё mendimet e mia dhe jam nё gjendje tё shpjegoj qartё seç po ndodh. Nuk mund tё lutesha mё, pasi mё shkaktonte dhembje ky rit fetar. Ai, Dikushi mё kundёrshtoi duke mё thёnё, se duhej tё mё vinte rёndё t’i ktheja krahёt njerёzve tё mi dhe fesё. Por, unё nuk shoh diçka tё bindshme tek njerëzit e përgjumur tё vendit tim,ndaj mendova tё flas hapur. Ky, Dikushi, pasi kontrolloi almanakun e vet, pa rёnё nё sy dhe fshehtas mori arratinё jashtё atdheut. Sigursht, kishte tё drejtё ta bёnte: ai mori udhёt e kurbetit, unё nuk munda. Ky ishte çasti kur fillova tё mendoj se sa i papёrgjegjshёm ishte treguar, jo vetёm pёr planin pёr t’u larguar nga Shqipёria ,por me gjithçka tjetёr. Kurrё s’do e kisha kuptuar se sa ngushtё janё lidhur gjёrat me njera-tjetrёn. Mos vallё, ne shqiptarёt jemi vetёm njё pjesё e diçkaje mё tё madhe apo nё tё kundёrt, tё vogёl? Kur jemi duke ecur, ndodh tё shkelim mbi ndonjё buburrec ose thjesht shkaktojmё ndonjё vibrim nё ajёr, qё e detyronё njё insekt tё fluturojё diku ku s’do tё kishte shkuar nё njё rast tjetёr. Por duke vёnё veten nё vend tё insektit, ёshtё krejtësisht e qartё, se çdo ditё ne jemi tё prekur nga forca mbi tё cilat nuk kemi mё shumё kontroll, sesa buburreci i gjorё mbi tё cilёn bie kёmba jonё gjigante. Ç’duhet tё bёjmё? Thjesht tё pёrdorim çdo mёnyrё tё mundshme qё tё kuptojmё lëvizjet, si ato politike dhe ekonomike rreth nesh dhe tё masim veprimet, nё mёnyrё qё tё luftojmё me rrymёn dhe tё lёvizim bashkё me tё. Nё rrugё apo nё kafene tё zё syri njerёz tё kёrrusur e sypёrdhe. Tё trembur, tё hutuar dhe pa gjallёri. Nё fytyrat e tyre heton njё pasiguri tё mirёfilltë pёr ditёn e nesёrme. Tё dehur nga njё parandjenjё e kobshme dhe nё njё entuziasёm mё tё epёrm, mё tё largёt tё tyre: si mjellma nё çastin e vdekjes. Shpirti tyre vёrshon ethshёm nё njё muzikё me gjokse tё mbyllur, njё muzikё e madhёrishmё qё kurrё nuk pushon, por qё ata s’po e ndjejnё. Ata nuk flasin haptas nё publik dhe mund ta dini psenё; janё tё friksuar se i largojnё nga vendi punës, sidomos ata qё punojnё nё instuticionet shtetёrore. Puna u ёshtё bёrё “gogol”, dhe kur gjendet paga nuk ёshtё e mjaftueshme pёr ushqimin e pёrditshёm, jo mё pёr taksat e konsumet jetike. Vlerёsojnё pa e dёshiruar kontaktet me partitё politike, duke menduar se mund tё humbasin edhe ato pak tё ardhura qё marrin. Dhe kёto veprime sjellin rreziqe nё mbarёvajtjen e vendit, qё udhёhiqet nga njerëz, qё karriken e postit qё mbajnё dhe u duket si mjet fitimi e jo pёrgjegjёsie para popullit tё tyre. Sigurisht kёtu nuk mbaron tragjedia, apo me e thёnё mё mirё, shpёrndahet nё fluturim. Pёrtej lumturisё sё vetërrёnimit nuk ёshtё e mundur ngjitje tjetёr; vetёm nga thellёsitё, u pёrgjigjet njё kor i stёrlashtё i mundimshёm me zё tё largёt, gati i shuar nё hapësirё. Populli ndjehet i vetmuar, nё zemratёn e madhe tё tij dhe njё farё rebelimi tё fshehur dhe fati, pikёllimi dhe mllefi hetohet nё fytyrat e tyre tё vrara. Partitё politike mundohen tё shfaqen me lloje tё ndryshme sloganesh si ‘Rilindje’, ‘Demokracia e re’, apo ‘Rrepublika e re’, qё pёr popullin s’përbёjnё dhe nuk zgjidhin asnjё problem. Ata duan vaj, miell, kripë, qetёsi, paqe dhe zbatim ligjesh, tё cilat janё elemente tё domosdoshme nё mirёqenien e nje vendi. Por mllefi i ambicjes sё fyer, krenaria klasore dhe fodullёku i iluzioneve tё dashurisё; i ka bёrё njerëzit e kёtij vendi tё depersonalizuar krejtësisht dhe tragjedia e tij ёshtё thjesht njё tragjedi e krijimit tё borgjezisё dhe tё krimit tё organizuar. Ta lёsh njё popull nё baltё,ose ta braktisёsh nё kёto moment qё po jeton ёshtё e pafalshme. Dhe e keqja ose e bukura ёshtё se kjo braktisje bёhet nё emёr tё tij, me fjalёn magjike “Çadra e lirisё”. Nuk ka njё grimё episodi tё rёndёsishёm brenda saj qё tё bёhet e besueshme. Kjo nuk ёshtё pёrçarje, çdo krah politik ka kёndvёshtrimet e veta, por jo tё kalojnё nё ekstazë. Tek tё gjitha kёto ka diçka endacake,qё nuk gjen paqe, diçka prej reshjesh e gjëmimesh flakёruese tё purpurt tё entuziasmit dhe herё tё zymta nga hija e trishtimit. Atmosfera e tejnxehtë, sforcimi i tejskajshёm nё vazhdimёsi i nervave tё kёtij populli, tё tendosura deri pranё shkatërrimit, po nxisin jashtё shtresave mё tё thella, variantet mё tё fshehta tё politikёs ,dёshirat mё tё habitshme, tё cilat pёr tё tjerёt, mbeten nё terrin e kndёrthёnieve dhe thahen e mbyten po aty, ndaj edhe mund tё shpёrthejnё dhe nga ndonjё provokim sado i vogёl qoftё. Tashmё po e dallohen qartё veprimet pasionante tek ata qё kanё dalё tё mundur nё zgjedhjet e kaluara, gjithёashtu edhe nga partitё nё pushtet, duke shkuar edhe mё tutje deri tek presidenti. Kanё humbur sensin e ballafaqimeve dhe kontaktet bashkёbiseduese, pёr tё larguar e qartёsuar natyrёn misterioze dhe kaosin qё ata vetë po e pregatisin. Ndaj edhe ai Dikushi u largua, ndoshta nga kjo natyrё misterioze shqiptare, duke qёnё mosbesues nё shtetin e sё drejtёs demokratike nё kёtё vend, qё ligji duhet tё zotёrojë edhe shtetin.
Sigal