Shqipëria, një kadavër e mbuluar me qefin të bardhë

641
Sigal

Drejtësia në funksion të një qeverie perverse e ka
frenuar mendimin intelektual dhe ka këputur urën e lidhjes me popullin

Në të gjitha institucionet artistike e kulturore janë
vendosur të paaftë për 26 vjet

Në QKK na ke sjellë një qafëlesh që s’ka lidhje me
kinematografinë, pa pyetur asnjë krijues

Populli shqiptar dhe politika europiane dhe ajo e SHBA
duhet ta kuptojnë se asnjë reformë nuk mund të jetë e suksesshme pa ndërruar
sistemin

– Hekurat që lidhin duart e popullit janë pasion i
injorancës

– Politika duhet të jetë destinacioni i mirëqenies, i
mbrojtur nga ligjet e shtetit, tek ne ndodh ndryshe

– Gracka e nepotizmit është një lloj kanceri kërcënues që
frenon mendimin e mposht dinjitetin

– Dëgjohet thirrja e një gruaje: “O zoti Edi Rama… O Zoti
Sali Berisha…hë Zoti u vraftë të dyve, pse ma fikët zjarrin e vatrës!

 

Mark
Topollaj, kinoregjizor

 

Dhimbja e mjerimi janë rraskapitëse, shqiptarit jeta i është
vendosur përballë një ndrydhje dhe desprimi të dhunshëm. Ditët që kanë kaluar
dhe ato që do vijnë janë një metaforë që prezantohen me fshamje e konvulsione,
të gabimit të vullnetshëm të qeverisë. Tragjedia venë në evidencë ekstremi absurditetin
dhe krijon terror. Kjo gjendja na ka vjedh shpirtin kryengritës. Ne si popull
çdo ditë po mplakemi. Ky realitet krijon emocione dhe dhimbje të pa
krahasueshme sepse ideja e vdekjes është një solucion i pandalshëm dhe i pandëshkueshëm.
Drejtësia në funksion të një qeverie perverse e ka frenuar mendimin intelektual
dhe ka këputur urën e lidhjes me popullin. Orientimi estetik shkrihet me fundamentalizmin
dhe prezantojnë mundësinë e një politike oligarkike. Ndërrimi i pushtetit
ideologjik ka arritur pa një revolucion të mundshëm. Kjo ideologji pansllave
polli dy parti PS e PD. Kjo e ligësisë asnjëherë nuk mundi të ndryshojë ciklin
e jetës. Ky rend është kthyer në një varr gjigant që po përpin fëmijët e vet. Në
memorien e përhime të shqiptarëve shihen disa arkivole. Në Vlorë. Deti është i
trazuar. Tensioni i heshtur të vret e ta thërrmon zemrën. Populli lëviz pas
arkivolëve të cilët janë të mbuluar me qefin të bardhë. Mbi këtë bardhësi që
vret shihen lule të freskëta. Mrekullia e lindjes dhe misteri i vdekjes ndërthuren
në këtë peligrinazh. Karvanit të vdekjes i prin një djalosh me flamurin kombëtar
në dorë. Frati i veshur për ceremoninë mortore ecën pas arkivolëve. Ecet në
heshtje. Një zë i fuqishëm një zë dhimbje e trishtimi ofshëtin në mes të turmës.
Turma i përgjigjet me oshëtimë. Në këtë sfond mortor dëgjohen tingëllima e
kambanave. Frati foli. Ai lartësoi sakrificën e kufomave. Fjalët ishin të shkurtra
por të shpejta. Nga sytë e të pranishmëve shihen rrjedhje lotësh. Kjo politik
zagarësh e kusuresh po i detyron baballarët të mihnin varrin e djemve të tyre.
Pas këtyre ngjarjeve të tmerrshme shihet diçka më shumë misteri i plakjes së
kombit. Duhet të pranojmë se ne si popull na mungon vet ndërgjegjja e qëndrueshme.
Si shtet vet ndërgjegjen e kanë kthyer në robëri.

E
kaluara dhe e ardhmja

Ajo që ka kaluar është e njohur, kurse ajo që do të na
vijë dhe se kemi kuptuar është e dhunshme. Populli shqiptar dhe politika
europiane dhe ajo e SHBA duhet ta kuptojnë se asnjë reformë nuk mund të jetë e suksesshme
pa ndërruar sistemin. Kjo klasë politike e çal duhet shporrur. E fshehta nuk është
e padukshme ose e papritur. Fryma e re moderne nuk mund të kuptohet pa
rizgjimin e revolucionit demokratik i mbetur në tentative. Historia e këtyre njëzet
e gjashtë vjetër është përfshirë nga në hark kohor i përgjumur nga dogmat
boshe. Ne na mungon aftësia për tu zgjuar. Të heshtur dhe të lodhur nga e keqja
dhe mos aftësia për ti bërë ballë jetës presin misterin e vdekjes në ngushëllimin
e vet. Kohë e keqe. Frynë erë. Retë duken të ngarkuar me shi. Një arkivol tjetër
i mbajtur në krah, lëviz në sfondin e maleve. Shihen dyert e shtëpive që
mbyllen. Vetëtin e bubullin.

Heshtja
është mohim i vetvetes. Rizgjimi duhet të na kthejë në traditat e historisë.

Të lodhur nga hipokrizia e shtetit që bënë zhurmë si një
hekur i drujt na sjell një realitet enigmatik. Frynë erë e fortë. Në sfondin e
pyllit një arkivol. Në anë të pyllit një çoban është ndaluar në shenjë respekti
për të vdekurin. Edhe dhitë janë ndaluar dhe përtypen me kokën të ngritur përgjatë
pa lëvizur. Liria është ajo prirje morale ku njeriu njeh të mirën e të keqen.
Kjo shpreh nëpërmjet artit i cili nuk është shembull por manifestim i një shoqërie.
Kopukët e politikës nuk mund të japin konkluzione. Qeveria e bunkerëve çdo ditë
po frenon dëshirën për të jetuar. Të varfërve u ven hekurat. Hekurat që lidhin
duart e popullit janë pasion i injorancës. Kjo kohë e lodhshme është elementi
bazë i rebelimit intelektual për tu veçuar nga kjo murtajë e civilizimit shkatërrues.
Një lumë me ujë të turbull rrëshqet me shpejtësi drejt jugut. Mbi urë shihet një
turmë njerëzish që mbajnë një arkivol. Kohë e keqe. Bie shi. E vërteta e hidhur
shihet në të katër anët e Shqipërisë. Ky është një nga shkaqet e frenimit të
artit. S’ka teatër, s’ka film. Të gjitha rrethet e Shqipërisë janë paralizuar.
Fëmijët nuk kanë as film as teatrin e tyre. A e din kush me thanë si do vejë
puna edukative të tyre. Kjo është arsyeja më e fortë e zgjimit të intelektualëve
për të shpëtuar fëmijët tanë nga edukimi i drogës. Ne duhet të thërrasim, kudo
që jemi, ta përmbysim këtë sistem të poshtër. Shpesh e kemi thënë se politika
duhet të jetë destinacioni i mirëqenies i mbrojtur nga ligjet e shtetit. Pra
shpikja e heshtjes së qeverisë Rama është paaftësia për ti bërë ballë
problemeve. Moszbatimi i ligjeve është një element i pa virtytshëm i një
qeverie perverse. Kjo ka ardhur si rezultat i rrënjës së vlerave letrare e artistike.
Në të gjitha institucionet artistike e kulturore ka vendosur paftësinë, Z.
Rama. Gracka e nepotizmit është një lloj kanceri kërcënues që frenon mendimin e
mposht dinjitetin. Në QKK na ke sjellë një qaflesh që s’ka lidhje me
kinematografinë, pa pyetur asnjë krijues. Zoti Kryeministër nuk je kalifi i
Bagdatit. Dilema e mendimit dhe ndërgjegjes kombëtare është prezantuar nga e
pabesueshmja e një qeverie pa ideal ose të një ideali që i ka humbur nga
derrkucat e dosës së komunizmit. Në një shpat mali ku duken disa shtëpi lëviz
një arkivol tjetër. Mbi të janë mbështetur disa duar të lodhura e të thata. Në
një sfond të errët dikush bisedon me ty zoti Rama. Ai është djalli. Diçka thotë:
“Vdekja është një detyrë e shenjtë, kurse vazhdimësia e jetës është egoizëm”. Këto
mendime të dëshpëruara që vlojnë në mendjen tandë na çojnë në kohën e biblës.
Shqipëria e cila duket si pikturë e bukur e ke vendosur në një kornizë të
zverdhur.

 

Një
tjetër arkivol lëviz mes përmes fshatit

 

Në anë të rrugës një fëmijë me një copë bukë në dorë i shoqëruar
nga një qen është i ndaluar. Nga lakmia e bukës qeni lëshon një ulërimë të përmallueshme.
Karvani i përmortshëm lëviz në drejtimin e vet. Të nderuar zotërinj të politikës:
e keqja është fashitja e mendimit dhe mos zbatimi i ligjeve është braktisja e
idealeve kombëtare. Në këtë vegim të murrmë e të lodhshëm Shqiptar me përfytyrohet
Edi Rama dhe Sali Berisha hipur të dy mbi kalë. Dy hije, dy enigma dhe një
shprehje entuziaste. Në sfondin e kësaj nate të errët dëgjohet thirrja e një
gruaje. “O zoti Edi Rama… O Zoti Sali Berisha…hë Zoti u vraftë të dyve, pse ma fikët
zjarrin e vatrës, pse ma mbyllët derën e shtëpisë dhe ma thërrmuat zemrën. Saliu
i ka kapur pas belit të Edi Ramës pyet: Kush është kjo?! Edi i përgjigjet… Është
nga ato viktimat tuja, Saliu i përgjigjet: Nuk di gjë ti por mbaj fort frenat
se po na rrëzon. Edi: Mos ki frikë se unë eci nën shembullin tënd… nuk i zbres
kalit. Errësira e natës një fut e zezë kombëtare i mori në gjirin e vet.
Mallkimi i kësaj gruaje vazhdon. Këta burra të përgjakur
kanë një karakter të pabesueshëm të cilët sollën vazhdimësinë e disfatave të
popullit ma të lodhur të Europës.