Redaktori i Revistës Mjekësore Britanike argumenton se “Kompleksi Mjekësoro-Politik” është i Korruptuar dhe po shtyp shkencën

567
Sigal

Gjatë pandemisë COVID-19, njerëzimi ishte dëshmimtar i shtypjes jo vetëm të shkencës, por të një numri shkencëtarësh dhe mjekësh të shquar nga e gjithë bota. Këta mjekë dhe shkencëtarë kanë ndarë hulumtimet, vëzhgimet dhe mendimet e tyre në lidhje me COVID-19 të cilat bien ndesh me informacionin e dhënë qytetarëve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe autoritetet shëndetësore qeveritare në dhjetëra vende.

Media kryesore vazhdimisht u kushton vëmendje shkencëtarëve të lidhur me qeverinë dhe po ndan një perspektivë të vetme mbi këtë pandemi. Platformat e mediave sociale si Facebook, YouTube, Vimeo dhe Twitter kanë censuruar në mënyrë aktive një numër shkencëtarësh dhe mjekësh, por pse? Pse censurohet informacioni nëse nuk është i vërtetë? Si mundet që dhjetëra mijëra mjekë dhe shkencëtarë të ndajnë një këndvështrim që tallet vazhdimisht nga media kryesore? Pse nuk lejohen të dëgjohen? Pse ka kaq shumë ‘fact-checker’-a në internet që duhet t’u imponojnë njerëzve se çfarë të besojnë?

Këta shkencëtarë nuk janë tërhequr, për shembull, Michael Levitt, një Biofizikant dhe një profesor i biologjisë strukturore në Universitetin e Stanfordit kritikoi OBSH-në, si dhe Facebook-un për censurimin e informacioneve të ndryshme dhe perspektivave informuese në lidhje me Koronavirusin.

Dr. Martin Kulldorff, profesor i mjekësisë në Universitetin e Harvardit, një biostatisticien dhe epidemiolog, Dr. Sunetra Gupta, profesor në Universitetin e Oksfordit, një epidemiologe me ekspertizë në imunologji dhe Dr. Jay Bhattacharya, profesor në Shkollën Mjekësore të Universitetit Stanford krijuan “Deklaratën e Madhe të Barringtonit”. Deklarata, e cila është nënshkruar nga afërsisht 45,000 mjekë dhe shkencëtarë, kundërshton me forcë masat e bllokimit të COVID, duke deklaruar se ato bëjnë më tepër dëm sesa dobi dhe nuk janë me të vërtetë efektive.

Dr. Sucharit Bhakdi, një nga shkencëtarët më të cituar në historinë gjermane, i cili ishte kryetar i Mikrobiologjisë Mjekësore në Universitetin e Mainz së bashku me gruan e tij Karina Reiss Ph.D kanë botuar një libër me titull “Korona, Alarm i Rremë? Fakte dhe shifra”. Ata janë pjesë e më shumë se 500 mjekëve dhe shkencëtarëve gjermanë të cilët kanë nënshkruar si përfaqësues të një organizate të quajtur Außerparlamentarischer Corona Untersuchungsausschuss. Organizata kundërshton masat e marra nga qeveritë në të gjithë botën.

Këto janë vetëm disa prej shembujve të panumërt nga shumë vende të ndryshme. COVID-19 ka bashkuar shkencëtarë dhe mjekë të shquar nga e gjithë bota në një numër të madh, megjithatë shqetësimeve të tyre nuk u është mundësuar mediatizimi masiv i informacionit që duan të përcjellin. Ndonjëherë duket sikur media kryesore mund ta bëjë pakicën të ndjehet si shumica, dhe shumicën të ndjehet si pakica.

Tema e përgjithshme në mesin e këtyre grupeve është që COVID-19 nuk është aq e rrezikshme sa është deklaruar të jetë dhe se ekziston manipulimi i shkencës dhe të dhënave në disa nivele të ndryshme, nga shkalla e infeksionit / fatalitetit, numri i vdekjeve që i atribuohen COVID-19, numri i rasteve që janë në të vërtetë atje dhe ideja se virusi është duke u bërë shumë më i rrezikshëm se sa është në të vërtetë.

Shembulli i fundit vjen nga Dr. Kamran Abbasi, redaktor ekzekutiv i prestigjioz British Medical Journal, redaktor i Buletinit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë dhe një redaktor konsulent për PLOS Medicine. Ai është redaktor i Journal of the Royal Society of Medicine dhe JRSM Open.

Kohët e fundit, ai publikoi artikullin të titulluar “Covid-19: politizimi, korrupsioni dhe shtypja e shkencës”.

Në artikullin, ai shkruan :

“Politikanët dhe qeveritë po shtypin shkencën. Ata e bëjnë këtë në interes të publikut, thonë ata, për të përshpejtuar disponueshmërinë e diagnostikimeve dhe trajtimeve. Ata e bëjnë këtë për të mbështetur inovacionin, për të sjellë produktet në treg me shpejtësi të paparë. Të dyja këto arsye janë pjesërisht të besueshme; mashtrimet më të mëdha janë themeluar në një kokërr të së vërtetës. Por sjellja themelore është shqetësuese.

Shkenca po shtypet për përfitime politike dhe financiare. Covid-19 ka lëshuar korrupsionin shtetëror në një shkallë të gjerë dhe është bërë i dëmshëm për shëndetin publik. Politikanët dhe industria janë përgjegjës për këtë përvetësim oportunist. Po kështu edhe shkencëtarët dhe ekspertët e shëndetit. Pandemia ka zbuluar se si kompleksi mjekësoro-politik mund të manipulohet në raste urgjence – një kohë kur është edhe më e rëndësishme të mbrohet shkenca.

Politikanët shpesh pretendojnë të ndjekin shkencën, por ky është një thjeshtim i gabuar. Shkenca rrallë është absolute. Rrallë vlen për çdo mjedis ose çdo popullsi. Nuk ka kuptim të ndjekësh me skllavëri shkencën ose provat. Një qasje më e mirë është që politikanët, vendimmarrësit e caktuar të informohen dhe të drejtohen nga shkenca kur vendosin politika për publikun e tyre. Por edhe kjo qasje ruan besimin publik dhe profesional vetëm nëse shkenca është në dispozicion për kontroll dhe pa ndërhyrje politike, dhe nëse sistemi është transparent dhe nuk komprometohet nga konfliktet e interesit.

Shtypja e shkencës dhe shkencëtarëve nuk është një fenomen i ri apo një fenomen i veçantë britanik. Në SH.B.A., qeveria e Presidentit Trump manipuloi Administratën e Ushqimit dhe Barnave për të miratuar me ngut ilaçe të paprovuara si hidroksiklorokina dhe remdesiviri. Globalisht, njerëzit, politikat dhe prokurimet po korruptohen nga agjendat politike dhe tregtare.

Përgjigja pandemike e Mbretërisë së Bashkuar mbështetet shumë te shkencëtarët dhe të emëruarit e tjerë të qeverisë me interesa konkurruese shqetësuese, duke përfshirë aksionet në kompanitë që prodhojnë teste diagnostikuese, trajtime dhe vaksina covid-19. Të emëruarit nga qeveria janë në gjendje të injorojnë ose të zgjedhin shkencën – një formë tjetër e keqpërdorimit – dhe të kënaqen me praktika anti-konkurruese që favorizojnë produktet e tyre dhe të miqve dhe bashkëpunëtorëve.

Si mund të mbrohet shkenca në këto kohë të jashtëzakonshme? Hapi i parë është zbulimi i plotë i interesave konkurruese nga qeveria, politikanët, këshilltarët shkencorë dhe të emëruarit, siç janë krerët e provave dhe gjurmimeve, prokurimi i testeve diagnostike dhe shpërndarja e vaksinave. Hapi tjetër është transparenca e plotë në lidhje me sistemet e vendimmarrjes, proceset dhe njohjen se kush është përgjegjës për çfarë.

Sapo transparenca dhe përgjegjësia të vendosen si norma, individët e punësuar nga qeveria në mënyrë ideale duhet të punojnë vetëm në zona që nuk kanë lidhje me interesat e tyre konkurruese. Ekspertiza është e mundur pa interesa konkurruese. Nëse një rregull i tillë i rreptë bëhet jopraktik, praktika minimale e mirë është që njerëzit me interesa konkurruese nuk duhet të përfshihen në vendimet për produktet dhe politikat në të cilat ata kanë një interes financiar.

Qeveritë dhe industria gjithashtu duhet të ndalojnë shpalljen e politikave kritike shkencore përmes një njoftimi për shtyp. Lëvizje të tilla të gjykuara keq, lënë shkencën, median dhe tregjet e aksioneve të prekshme nga manipulimet. Publikimi i qartë, i hapur dhe paraprak i bazës shkencore për politikat, prokurimet dhe barnat e çuditshme është një kërkesë themelore.

Bastet janë të larta për politikanët, këshilltarët shkencorë dhe të emëruarit nga qeveria. Karriera dhe bilancet e tyre bankare mund të varen nga vendimet që ata marrin. Por ata kanë një përgjegjësi dhe detyrë më të lartë ndaj publikut. Shkenca është një e mirë publike. Nuk ka nevojë të ndiqet verbërisht, por duhet të konsiderohet në mënyrë të drejtë. E rëndësishmja është që shtypja e shkencës, qoftë duke vonuar botimin apo duke u mohuar fjalën shkencëtarëve, është një rrezik për shëndetin publik, që shkakton vdekje duke i ekspozuar njerëzit ndaj ndërhyrjeve të pasigurta ose joefektive dhe duke i parandaluar ata që të përfitojnë nga trajtimet më të mira. Kur ngatërrohet me vendime tregtare është gjithashtu keqadministrim i parave të taksapaguesve.

Politizimi i shkencës u vendos me entuziazëm nga disa prej autokratëve dhe diktatorëve më të këqij të historisë dhe tani për fat të keq është bërë e zakonshme për demokracitë. Kompleksi mjeksoro-politik tenton drejt shtypjes së shkencës për të grumbulluar dhe pasuruar ata që janë në pushtet. Teksa të fuqishmit bëhen më të suksesshëm, më të pasur dhe më të dehur nga pushteti, të vërtetat e papërshtatshme të shkencës shtypen. Kur shtypet shkenca e mirë, njerëzit vdesin.

Çfarë mendojmë për botën tonë kur shohim se si heshten kaq shumë zëra? Pse po ndodh kjo? Si mund të jenë kaq shumë doktorë dhe shkencëtarë të gabuar, të përqeshur, të injoruar plotësisht dhe të censuruar deri në pikën që jo shumë njerëz janë në dijeni të informacionit që po ndajnë? Pse kemi vetëm një prespektivë nga media kryesore? A mund të vazhdojmë të mbështetemi te qeveria dhe agjencitë shëndetësore qeveritare për të na dhënë informacione dhe rekomandime reale që kanë interesin më të mirë të njerëzve në zemër, apo gjithçka që po shohim është një përpjekje jo vetëm për të kontrolluar, por përfituar nga raca njerëzore ? Pse kaq shumë njerëz kanë humbur besimin në qeverinë e tyre dhe aftësinë e saj për të dhënë informacion të saktë dhe real tek njerëzit?

A është koha t’i marrim gjërat në duart tona? A jetojmë me të vërtetë në një demokraci kur zëri dhe vullneti i kaq shumë njerëzve vazhdojnë të jenë të padëgjuar dhe të papranuar?

Jemi në një kohë kur këto pyetje janë më të rëndësishme për t’u përgjigjur se kurrë më parë. Veprimi është i nevojshëm, botëkuptimet po zhvendosen, praktika është gjithçka.

 

Referencat :

 

Abbasi, K (2020) : “Covid-19: politicisation, corruption and suppression of science” BMJ 2020;371:m4425

Bhakdi, S, Reiss, K (2020) : “Corona, False Alarm ? Fact and figures ”

Walia, A (2020) : “Nearly 45,000 Doctors & Scientists Sign Declaration Opposing COVID Lockdowns” Collective Evolution