‘Rama standard serb’/ Dylgjeri: Non-gratën Dodik e ka mikun e Vuçiç dhe del foto, me Berishën nuk ja mban…

295
Sigal

Analisti Ylli Dylgjeri ka ironizuar me foton e Edi Ramës gjatë takimit në Bruksel ku u shfaq mes Milorad Dodik të shpallur non grata në ShBA dhe mikut të tij serv Aleksandër Vuçiç, duke lënë në fund ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

‘Non-gratën Dodik e ka mikun e mikut Vuçiç dhe me të del në foto… Kurse Berishën e ka shpallur vetë non-grata dhe e ka armik të vdekur dhe nuk ja mban të dalë në foto’, shkruan Dylgjeri në Facebook.

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Rama vetem standart serb…

Non-graten Dodik e ka mikun e mikut Vucic dhe me te del ne foto… Kurse Berishen e ka shpallur vete Non-grata dhe e ka armik te vdekur dhe nuk ja mban te dale ne foto… Vetem po qe se zoti Berisha behet mik me Vucic gje qe duket e pamundur.