“Qytetarët janë zotër të Tiranës dhe do të kërkojnë llogari deri në një”, Vasili nxjerr kërkesën për Ramën: Informacion për kullat në kryeqytet

223
Sigal

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ka dërguar një kërkesë zyrtarë kryeministrit Edi Rama, si kryetari i Këshillit Kombëtar të Territorit, në të cilën i ka kërkuar informacion lidhur me kullat që sipas tij kanë “përmbytur Tiranën”.

Në mesazhin e tij, Vasili i kërkon llogari kryeministrit për taksat që kanë paguar këto kulla, dokumentacioni mbi bazën e të cilës është miratuar kjo leje, po ashtu dhe për katet që kanë ato me leje apo jo.

“I jam drejtuar me kerkese zyrtare Edi Rames si Kryetar i Keshillit Kombetar te Teritorit.

I kam kerkuar Edi Rames informacion per kullat, qe kane permbytur Tiranen.

I kam kerkuar saktesisht :

a e kane paguar taksen e infrastruktures keto kulla dhe mandatpagesat, qe e provojne kete.

cili eshte dokumentacioni se si jane miratuar keto leje

per sa kate jane dhene lejet e ketyre objekteve

sa eshte respektuar leja e dhene

cilat jane shtesat pa leje.

Qytetaret jane zoter te Tiranes dhe ata do te kerkojne llogari deri ne nje per çdo meter katror te qytetit te tyre”, shkruan Vasili.

“Qytetarët janë zotër të Tiranës dhe do të

“Qytetarët janë zotër të Tiranës dhe do të

“Qytetarët janë zotër të Tiranës dhe do të