‘Qentë e kushtëzuar’ mediatikë të Edi Ramës!

251
Sigal

Janë një grup analistësh, gazetarësh e pronarë mediash njëkohësisht, të cilët pas një “stërvitje” të gjatë (veçanërisht në këtë 8-vjeçar të fundit), sot funksionojnë si qentë e studiuesit të famshëm Ivan Pavlov, por me “profesion të kushtëzuar”.

Janë bërë aktiv veçanërisht shumë aktiv kohët e fundit, duke kthyer në problem të vetëm të Shqipërisë; “Çështjen Berisha”.

Sapo u shfaq në horizont dosja-fake e Ramës, u vendosën në radhë dhe pasi i zoti i kockave tundi zilen, nisën të kuisin, lehin dhe të shpërndajnë jargë në gjithë eterin publik.

Zilet e opozitës e të ndonjërit nga ato pak mediume e analistë të pavarur që kanë ngelur vërdallë, nuk dëgjohen e nuk ekzistojnë për ata.

E kthejnë kokën vetëm sipas tringëllimës së ziles së kryeministrit. Ngrenë putrat lartë, tundin bishtin, sytë ju shndrisin, lëngëzojnë fortë dhe nisin të lehin me gjithë fuqinë: Fajin e ka vetëm Saliu!

Ish-spiunë të shërbimit të fshehtë; bijë spiunësh; ish-kapter ushtrie, sot kapterë dixhitalë; ekspertë ujësjellësish, ekspertë pyjesh; ish eskorta të fortësh, sot eskorta ambasadorësh; ish-lavazhierë të konvertuar në aksionierë universitetesh…

E gjitha kjo armatë “analistësh të majtë”, po na thotë:

Pa e mbyllur Sali Berisha gojën, ne nuk e shohim korrupsionin e Edi Ramës dhe qeverisë së tij. Lidhjet direkte të krimit të organizuar me ministrat, drejtorët dhe kryebashkiakët e tij, nuk ekzistojnë!

Kur flet Berisha, në këtë vend vetëm ai është problemi. Kur vjedh Rama me shpurën e tij nuk quhet, por edhe kur kapen me presh në dorë, fajin e ka gjithmonë Saliu!

Në fakt nuk bëhet fjalë për verbësi, të këtyre pasardhësve të qenve të Pavlovit. Kanë sy, veshë dhe mëndje, por nuk ju lejohet as të shikojnë, as të dëgjojnë dhe aq më pak të deduktojnë dhe të logjikojnë.

Pavarësia e tyre është si palltoja e shtrenjtë e femrave- eskortë. Shërben vetëm sa për të kaluar në rrugë, në hollin e hotelit…sa të futen në dhomën ku i pret i shtrirë në krevat pagatori. Pastaj e flakin tutje atë pallto- maskim (pavarësinë). Të gjithë në fakt e dinë, se çfarë kanë veshur poshtë saj këto prostitute moderne dhe të sofistikuara.

Ndershmëria, profesionalizmi, integriteti dhe veçanërisht “Pavarësia” e tyre, vlen sa një “shkelje syri” e Endri Fugës.

“Dinjiteti” ju vlen, sa një dorovitje e Lali Erit.

Kurse profesionalizmi, sa pastërtia e plehrave të inceneratorëve të Ramës!

Koncesione, qindra tender pa garë, droga, pastrimi i parave në lejet e ndërtimit, inceneratorët, grabitja e Teatrit Kombëtar… për ata nuk janë as zile e as kambana, që dëgjohen fortë prej çdo shqiptari.

Nuk e kthejnë kokën drejt tyre, për një arsye shumë të thjeshtë: E mbajnë të mprehur penën, vetëm në pritje të kockës të radhës nga Rama, Fuga e Veliaj.

Kjo që po ndodh me këto “media e opinion bërës” në Tiranë mund të quhet pa frikë, edhe mbyllja me sukses e eksperimentit të Pavlovit i cili nisi më shumë se një shekull më parë.

Madje Rama e kishte më të thjeshtë, se sa e pati Pavlovi me qentë e tij.

Të paktën ata, herë pas here, shfaqnin nga pak dinjitet dhe rezistonin më shumë përpara kockës që ju tundej në ajër!