Qemal Lame: FBI ndikoi në humbjen e Hillary Clinton, përballë Donald Trump

512
Sigal

 Tre arsyet e humbjes se demokrateve amerikane ne garen presidenciale


Në SHBA po zhvillohen debate dhe analiza politike për humbjen e papritur të
Hillary Clinton dhe fitoren surprizë të Donald Trump për president të SHBA.
Theksohen tre arsye kryesore:

1. Ndërhyrja e padrejtë dhe në kundërshtim me rregullat e
zgjedhjeve presidenciale, e drejtorit të FBI, James B. Comey, 11 ditë para
fundit të fushatës.

2. Ndryshimi i rezultateve të fushatës, u drejtuan nga
institucionet globale, me një dëshirë për ndryshim në politikën amerikane, nga
një person që nuk ka qenë më parë në politikë. Pas zgjedhjes të dy herëve
radhazi të një presidenti nga demokratët, zgjedhja e një presidenteje femër për
vendin shihej si pengesë për suksesin e fushatës.

3. Një pjesë e fajit orientohet tek kandidatja Partisë së
Gjelbër Jill Stein, 130.000 votat e së cilës në tri shtetet kryesore ishin një
“rikthim në kujtesë i rëndësisë së votës së partive të treta.”

 

Përfundimi më i argumentuar gjerësisht në median, është në ndikimin e
drejtpërdrejtë tek zgjedhësit, i qëndrimeve zyrtare publike të drejtorit të
FBI. Hillary Clinton ka fajësuar ndërhyrjet e drejtpërdrejta të drejtorit të
FBI-së. “Ka shumë arsye që një palë
zgjedhje të tilla të mos ishin të suksesshme. Por sipas analizave tona, ishte
pikërisht ajo letër e Comey-t që ngriti dyshime. Dyshime që ishin të pabaza,
për t’u provuar, të cilat ndalën vrullin e suksesit tonë në fushatë. Ne u
rrëzuam, ndaj dhe na u desh të luftonim shumë fort që të rifitonim avantazhin

, u tha ajo donatorëve në konferencën e lamtumirës.

 

Shtabi elektoral i Hillary Clinton zyrtarisht artikulon fajin tek drejtori
i FBI-së, James Comey, për humbjen e zgjedhjeve ndaj Donald Trump. Navin Nayak,
drejtori kërkimor i fushatës, i dërgoi një email stafit të FBI-së mbrëmjen e së
enjtes, më 12 nëntor 2016, duke thënë se ishin ata arsyeja e humbjes. Ai
thoshte, se besonte që bomba e Comey-t në ditët e fundit të zgjedhjeve ndihmoi
Trump-in, gjë kjo që ndryshoi rrjedhën fillestare të zgjedhjeve.

“Ne besojmë se i kemi humbur zgjedhjet në javën e fundit.
Letra e Comey në 11 ditët e fundit të zgjedhjeve mposhti mbështetjen e votuesve
tanë, sidomos ata të arsimuarit dhe ata në periferi
” shkroi Nayak. “Ne mendojmë gjithashtu
se letra e 2-të e Comey-t, e cili kishte për qëllim që të shpëtonte Clintonin,
në fakt ka ndihmuar Trump-in.”

Shtabi elektoral i fushatës argumenton, se letra e parë nga Comey-t, kishte
gjasa të kishte mposhtur pjesëmarrjen e përkrahësve të Clinton-it. Kjo shërbeu
si një ndryshim në të menduarit ose në sjellje, të paktën që nga java e kaluar,
kur ishte argumentuar se riaktivizimi i hetimeve të FBI në fakt kishte ndihmuar
bazën e Clinton-it.

 

Riaktivizimi i hetimeve për kandidaten konkurruese, kuptohet se natyrshëm
do të jepte mesazhet e përgjegjësisë së saj për veprat penale të dyshura.
Rikthimi do të thotë, se pranohet që më parë është vendosur gabim dhe do të
bëhen hetime për të evidentuar përgjegjësinë e fajësinë. Zgjedhësit u vënë para
faktit të vazhdimit dhe thellimit të hetimeve dhe të fajësisë së pritshme që do
të vërtetonte hetimi i përsëritur.

Zgjedhësit u vunë para një qëndrimi zyrtar të rëndësishëm dhe reaguan për
votën që do të jepnin në ditën e votimit. Fakt është, se pasi pati një rekord
pjesëmarrjesh në votimin e disa shteteve, pjesëmarrja u rrit në ditën e
zgjedhjeve në zonat metropolitane si Filadelfia, Detroit, Milwake dhe
Raleigh-Durham.

Rifillimi i hetimeve, u dha energji përkrahësve të Trump-it. Nuk ka dyshim
se një javë nga dita e zgjedhjeve, Clinton ishte gati për një fitore historike.
Zhvillimet e mëvonshme të garës sollën një pengesë tepër të madhe për ta
kapërcyer.  FBI arsyetoi zyrtarisht dhe
publikisht detyrimin e saj ligjor dhe përgjegjësinë në mbrojtje të interesave
kombëtare. Por problemet dhe koha në të cilën u ndërhy, dëshmuan të kundërtën.
Opinioni publik kuptoi dhe u qartësua, se drejtori i FBI-së veproi me qëllime
të qarta politike për të ndryshuar situatën e suksesshme të Znj. Clinton në
favor të Z. Tramp. Analiza e vendimeve të FBI-së, evidenton qartë ndikimin e
qëllimshëm në fushatën zgjedhore. Në korrik 2015, u hapën hetimet për
përdorimin e serverit privat të “e-mail”-eve të Hillary Clinton për kohën që
ishte Sekretare Shteti. Pas hetimeve të zhvilluara, u publikua, në korrik 2016,
se ajo kishte disa gabime, pasi ishte treguar e “pakujdesshme” në përdorimin e
serverit personal, por nuk ishin dëmtuar interesat shtetërore. Për këtë arsye,
ajo nuk kishte përgjegjësi penale dhe u pushuan hetimet. Në kulmin e fushatës,
kur sipas anketimeve Znj. Clinton ishte dukshëm më shumë se 9 pikë para Z. Trump,
në mënyrë surprizuese, më 28 tetor 2016, Comey kërkoi dhe natyrisht iu dha
mundësia të informojë Kongresin, se FBI-ja po ekzaminonte disa “e-mail”-e të
reja të dërguara apo të marra nga zonja Clinton. Sqarimi i tyre, shtronte të
domosdoshme rihapjen e hetimit të mbyllur tre muaj më parë, në korrik të këtij
viti. Znj. Clinton reagoi menjëherë duke e quajtur të padrejtë rihapjen e
hetimeve në ditët e fundit të fushatës dhe kërkoi që drejtori i FBI të hetonte
edhe akuzat për ndërhyrjen ruse në fushatë dhe lidhjet e Z. Trump me presidentin
Putin. Ajo kritikoi FBI-në për qëndrime me dy standarde, pasi hap hetimet për
çështje të sqaruara më parë, ndërsa nuk heton për Trump-in. Z. Trump e cilësoi
përdorimin e serverit privat, si skandalin me pasoja edhe më të rënda se
Watergai-ti dhe se, pasi të zgjidhej president, do të emëronte një prokuror
special për të hetuar dhe futur në burg Clintonin. Anketimet vunë në pah
rritjen e menjëhershme të Trump. Më pas, më 6 nëntor 2016, kur kishte një javë
që ishin hapur votimet paraprake dhe vetëm dy ditë përpara ditës zyrtare të
zgjedhjeve, Comey njoftoi përmes një letre të dytë se do t’i qëndronte
deklaratës së parë të vlerësimit. Pra, nuk do të zhvilloheshin hetime të tjera.
Në bazë të ligjit, Clinton nuk dyshohej dhe nuk do të përballej me ndonjë akuzë
penale. Brenda një jave, nga FBI janë mbajtur dy qëndrime diametralisht të
kundërta. Një organ i fuqishëm i drejtësisë njoftoi dhe u zotua në Senat për
hetimin e domosdoshëm të më shumë se 30000 “e-mail”-ve. Pas një jave, deklaron
se qëndron në përfundimet e mëparshme!? Që në kërkesën e bërë për rifillimin e
hetimeve, u bënë diskutime të qarta se nuk ka të dhëna të reja për dyshimet
ndaj Clinton. Rihetimi jep mesazhe të qarta dhe ndikon në fushatën elektorale.
Nuk ka mundësi që të hetohen dhe të jepet një përfundim i argumentuar ligjor brenda
afatit njëjavor të zgjedhjeve. Comey nuk u pajtua me këto kundërshtime.
Çuditërisht, ndryshoi qëndrimin dhe u rikthye në përfundimin e mëparshëm!?
Drejtori I FBI ka qenë edhe prokuror i përgjithshëm. Ai njihet për përvojën e
gjatë në funksione drejtuese në drejtësinë amerikane. Këto qëndrime me
përgjegjësi kombëtare brenda një jave nuk mund të vlerësohen se kanë ndodhur
për shkak të analizave objektive ligjore. U argumentua domosdoshmëria për
mbrojtjen e interesave kombëtare, si dhe të rrezikut që mund t’i kanosej
Shteteve të Bashkuara të Amerikës nga president që nuk ka aftësi të ruaj
sekretet shtetërore. Këto u kundërshtuan dhe u vlerësuan si të qëllimshme dhe
me pasoja që dëmtonin padrejtësisht kandidaturën e zonjës Clinton. Ato jepnin
qartë përfundimin se kanë qenë të orientuara politikisht dhe me qëllime të
caktuara të ndryshimit të rezultateve të fushatës. Drejtori I FBI, James B.
Comey, ka publikuar dhe realizuar qëndrimin e tij “ligjor”, në një kohë kur
situate politike ishte e tensionuar dhe nuk duhej ndërhyrë me problem të
dyshimta që ndikonin drejtpërdrejtë në rezultatin e zgjedhjeve. Drejtori i FBI,
ka vepruar tërësisht me iniciativën e përgjegjësinë e tij të ndërgjegjshme. Ai
nuk ka reflektuar në qëndrimet zyrtare, sipas këshillave të dhëna nga
funksionarët e tjerë të lartë të drejtësisë. Kur është diskutuar për rifillimin
e hetimeve, nga ministria e Drejtësisë ishte dhënë këshilla se SHBA ndodhet në
fushatë zgjedhore, ndalohet ndërhyrja e funksionarëve shtetërorë, nuk kishte arsye
të reagonte zyrtarisht e publikisht për të njoftuar Kongresin në ditët e fundit
të fushatës etj. Akuzat e drejtuara kundër James Comey, të publikuara deri tani
në media, janë shumë të rënda. Por nuk mund të vërtetohet një bashkëpunim
konkret i FBI me stafin elektoral të Tramp. Comey dihet se është emëruar në
funksionet e larta, si kandidaturë e propozuar nga republikanët. Ky fakt nuk
mund të shërbejë për qëndrimin politik në favor të republikanëve dhe të Tramp.
Ndoshta në të ardhmen do të ketë analiza më të sakta. Pas zgjedhjes si
president, Trump mendohet se nuk do të ketë më ndër prioritetet e presidencës
çështjen e emaileve të Clintonit. I pyetur nga gazetar i “Wall Street Journal”
nëse do të bënte fakt të kryer premtimin për të emëruar një prokuror special
për të hetuar përdorimin e “pakujdesshëm” të “e-mail”-it nga ana e zonjës
Clinton, Trump deklaroi si prioritare reformat e kujdesit shëndetësor, të
punësimit, të kontrollit kufitar dhe të taksave. James B. Comey, kuptohet se ka
pushtet më të mbrojtur dhe me perspektivë edhe në presidencën e Donald Trump.