Prof. Tritan Shehu: Mbrëmë Rama “lau” duart si Pilati për vaksinën, por kjo nuk mund të fshehë dështimin e tij të plotë me pasoja tragjike!

243
Sigal

Loja me keto vaksina me efikasitet kaq te ulet eshte shume e rrezikeshme edhe ne planin e sigurise epidemiologjike, qofte kjo vetem prej uljes se vigjilences, pa permendur ketu “celsin” politik, qe po komandon ne Shqiperi uljen e numrave te infektimeve e humbjeve te jeteve per te shpallur “fitore”!
Ka vende te tjera ne Ameriken Latine a Azi, qe po paguajne nje cmim shume te larte edhe vetem nga perdorimi i vaksinave jo efikase.
Ne e paralajmeruam dhe i treguam si duhej te vepronte, kohe me pare.
Ai paska dashur vaksina perendimore….por cfare te bente kur ai Komitet e detyroi te importoje vaksina te pa certifikuara, tashme qartesisht shume nen parametrat e lejuara te efikasitetit per nje vaksine!
Dhe per me teper te importuara jo direkt nga Kina, por si “importe paralele” nga Turqia, pa publikuar as dhe dokumentat e domosdoshme per cdo medikament, gje qe mbart shume rreziqe e dyshime per prodhimin, skadencen, menyrat e ruajtjes etj.
Pra neser ai do te akuzonte si “grup armiqesor” ate Komitet, qe dhe sot e kesaj dite nuk po guxon te thote qofte dhe nje fjale per ato vaksina…jo me te kete detyruar Kryeministrin!
Kjo me kujton ate “grupin e naftes” te dikurshem!
Por tashme kjo alibi nuk vlen me, per pak dite gjerat do te ndryshojne dhe ai Komitet do te pergjigjet vetem per heshtjen e tij e jo per vendimet ne llogari te Kryeministrit.
Cmimi i ketij keq menaxhimi te thelle te epidemise prej shkurtit te vitit te kaluar, qe nuk mund ta fshehin as “shifrat e komanduara” elektorale te diteve te fundit, as ato vaksina te pa sigurta dhe me “pikatore”, eshte shume i larte.
Ate po e pagujne shqiptaret me shkaterrim ekonomie, shendeti dhe me mbi 10 mije vdekje shtese deri tashti.
Kjo tragjedi duhet ndaluar, fatmiresisht nga 25 Prilli na ndajne vetem 9 dite.