Prof. Tritan Kalo: Kurbani dhe Kurban – Bërësit…

912
“KURBAN” = (1) Fli, theror për një ideal të lartë; (2) Bagëti që therej ku fillonte ndërtimi i një shtëpie, sepse kjo do të sillte mbarësi; (3) Bagëti që thërret për Bajram…(Fjalori i Gjuhës së Sotme Shqipe, Tiranë më 1980, faqe 922)….“KURBANI” a është vallë një simbol që e kemi trashëguar nga lashtësia e njerëzimit, për të hequr të keqen nga udha jonë, apo “KURBANI” është një parathënie e absolutizimit socio-politiko-pushtetor në Shqipëri….Në një analizë të “ftohtë” të së kaluarës sonë së afërt, të krijohet një bindje e brendshme se “kurbani” dhe “kurbanbërësit”, nuk i janë ndarë nga shpina këtij populli….Të parin “kurban” që ne bëmë menjëherë pas Shpalljes së Mëvetësisë ishin vetë Baballarët tanë të Kombit, që i syrgjynosëm e më pas i helmuam apo i vramë në dhe të huaj…Së bashku me braktisjen e vendit në dorë të pushtuesve italianë, ish-mbreti Zog bëri “kurban” edhe floririn e thesarit të shtetit, dhe ne në shenjë respekti i mirënjohje për këtë nder që na bëri, për këtë tradhti të dyfishtë kombëtare i kemi ngritur dy monumente, një për të vendosur eshtrat e tija, dhe te dytin në mes të Bulevardit që mban emrin e tij…..Nuk na kurseu së bëri “kurban” edhe gjatë 45 viteve, 1945-1990 edhe shoku Enver. Ai në një farë mënyre kishte gjetur një astus, në një ide “zhvillimore të të bërit SHTET”, për ta justifikuar mbylljen tonë në një “kafaz” të rrethuar me tela me gjemba….Të gjithë NE e menduam “të roitur” dhe “e mallkuam” Enver Hoxhën prej më se 32 vitesh pas 11 Prillit 1985 për gjendjen tonë, por AI na paska qenë shumë-shumë më i RUFJANISUR se sa ne e njihnim, nga ajo që ai vetë na thoshte në vetë të parë, apo nga ajo që të tjerët na flisnin për të….Se CILËT ishin ATA që fituan më shumë pas hapjes/shqyerjes së Shqipërisë, pra se kush ja pa më shumë hajrin kësaj hapje me 1.500.000 milionë Shqiptarë të emigruar në këto 26 vjet, dhe sa të fituar dolëm NE si popull që vijojmë të frymojmë këtu, me përjashtim të “politi-qenëve” tanë, ish-brekëgrisur dje dhe super- milioner sot, NDOSHTA një përgjigje të paraparë shumë në distancë nga 31.03.1991, na e jep Prof. Paul Miliez, ish Ministër jo komunist apo socialist i Shëndetësisë në Francën Borgjezo-Kapitaliste dhe ish Kryetari i Shoqatës së Miqësisë Francë-Shqipëri, KUR shkruan në ditarin e tij se: “Kur e pyeta Enverin se cila ishte arsyeja që po e mbante Shqipërinë të izoluar, ai u përgjigj: “Doktor, unë do t’i mbaj kufijtë mbyllur edhe për disa vjet, sepse ky vend duhet ndërtuar dhe ky popull duhet ndërgjegjësuar. Në qoftë se unë do të hap kufijtë, shumica dërmuese do të emigrojë, siç kanë bërë në shekuj. Shqiptari është i aftë të japë maksimumin në tokë të huaj, ndërsa për vendin e vet kontribuon në kafene dhe restorante duke pirë raki rrushi dhe dëllinje’.”…. Po që Enver Hoxha i paska rënë në të! KUR e dije mirë këtë gjë mor ditëzi, po luftën e KLLASAVE, të Burgosurit e Ndërgjegjes, marrjen e Pronave tona dhe DIKTATURËN e Proletariatit, ku na i gjete dhe pse i bëre? NËSE do t’i shihje dhe do ten a trajtoje të gjithë NE si veten, sot do të të kishim përsëri mes nesh në Bronz, sikundër kemi vënë dhe lartësuar për brezat që vinë: Skënderbeun, Ismail Qemal Vlorën, Hasan Prishtinën, Isa Buletinin, etj…VETË i kishe në dorë “more bir i Gjirokastrës” çelësat e këtij vendi, si ta mbyllje po ashtu edhe ta hapje me kujdes atë, dhe jo të na instaloje një “pusht-shtet” të filluar me “kurbanër”, përfshirë edhe atë që të strehojë dhe ushqeu në ditë të vështira, ish kunatin tënd Bahri Omarin…Mirë që Enver Hoxha vate së bashku me “Diktaturën e Proletariatit”, po që neve si popull NUK na u ndanë kurbanët nga jeta jonë…Me librin “Kurban” doli dje në opozitë dhe më pas erdhi në krye të Mazhorancës Qeverisëse PS + LSI, Edi Rama dhe po me “Kurban-dashin”, hyri në Bashkinë e Tiranës Lulzim Basha i PD-së…”KURBAN” e bënë Demokracinë dhe interesat tona kombëtare edhe PD-ja gjatë qeverisjes së saj 8 vjeçare 2005-2013, me “kurbanër” shumë dëmprurës për të tashmen dhe të ardhmen tonë: Marrëveshja e Detit me Greqinë, “kurbani” i 220 milion eurove në “Rrugën e Kombit”, 26 viktimat e “aksidentit teknologjik” në Gërdec, dhe Apogjeu i këtyre “kurbanëve” ishte vrasja e katër demonstruesve më 21 Janar, pikërisht aty ku më pas u ngrit e ashtuquajtura “Çadra e Lirisë”, për të kërkuar më shumë Demokraci dhe Garanci ligjore para “Veting-ut” Reformës së Drejtësisë, nga ata dhe për ta “kurbanbërës”, të cilët ende nuk kanë dhënë llogari përpara Drejtësisë për këto viktima të pafajshme….. A do të kemi vallë më “kurbanër” përveç atyre Ministrave dhe Drejtorëve Politikë pas MARRËVESHJES së fundit Edi RAMA-Lulzim BASHA, PS + PD??… PO “kurbanllëku” i parimeve dhe interesave tona Demokratike më së fundmi mbaron KËTU, së bashku edhe me përfundimin e “kurbanërive” të tjera me në krye “Konçensionet e Shëndetësisë sonë Publike”, “Kanabizimin e vendit” etj? A do të fillojë vallë të mbizotërojë pas kësaj për NE në jetën tonë socio-politiko-ekonomike simboli i “kaltërsisë” qiellore, simboli i hyjnores dhe horizont hapës, simboli i mirëbesimit reciprok, simboli FATMBJELLËS dhe fatsjellës për këtë vend, ende të hutuar dhe të mbetur në kryqëzimin e “zhagitjeve DEMON-KRATIKE”, apo pas këtij “kurbani” të radhës nga PS-ja dhe PD-ja, si dhe bërjes ndërkohë kurban të MORALIT të politik-bërjes, e fundmit që ka mbetur për tu bërë “kurban” prej tyre është edhe vetë SHQIPËRIA? Larg qoftë! 
“O moj Shqipëriz’ e dashur, 
memëdhè, 
Të shoh me buzë të plasur, 
si më sheh. 
U shkretove anembanë, 
Shqipëri, 
se shqiptarët s’kanë 
dashuri. …(A.Z.Çajupi, “Shqipëtar”)
Thonë, se me të dëgjuar e kam që shpresa vdes e fundit, por që SHPRESA të vdesë DUHET më së pari ajo të lindë dhe jo të Rilindë!!…Sepse RILIND ai/ajo që vdes njëherë, dhe vetëm në festat fetare dhe ato shpirtërore, POR asnjëherë në realitetin tonë objektiv! DUM SPIRO SPERO!.Quo vadis Shqipëria ime!
Sigal