Prof. Tritan Kalo: Asnjë i inkriminuar në tempullin e demokracisë pas 18 Qershorit

542
I vetmi shpëtim i drejtimit të vendit është mos përfshirja pas 18 Qershorit 2017 në listat e Deputetëve, të Ekzekutivit të ardhshëm, të Drejtuesve të lartë të Administratës Publike, Administrimit të Pushtetit Lokal, të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë, të ASNJËRIT prej ish-ave të këtyre 26 viteve Demon-Kracie. Mbi të gjitha asnjëri prej tyre të mos i shpëtojë sitës së verifikimit qindarkë pas qindarke të çdo gjëje që ata kanë në zotërim. Ata që kanë abuzuar të dërgohen prapa hekurave, të punojnë falas për të shlyer dëmet e bëra të këtij vendi si dhe t’u sekuestrohen pasuritë e paratë e vjedhura. Njëkohësisht Ligjet të ashpërsohen edhe më tej me klauzola të veçanta për Drejtuesit e ardhshëm të Piramidës Shtetërore….. Pa Ndëshkim nuk mundet kurrë të zhduket krimi!Sistemi le ta emërojmë si të duash; Demokraci apo Diktaturë, sepse shumë pak rëndësi do të ketë emri i tij, për sa kohë, populli do të ndihet i qetë, i lirë dhe më i shpresë për ardhmërinë e tij. Në të kundërt, do të jetë e mira që të gjithë Shqiptarët të blejnë nga një çadër pikniku dhe t’i vënë asaj çfarëdo emri, t’i mbajnë fjalim vetvetes dhe fqinjëve të çadrave afër tyre, t’ia shtrojnë me mish e raki. Por veçse liri, paqe dhe prosperitet, ata kurrë të mos shpresojnë se të kenë sot, nesër dhe në vijimësi…Vox Populi, vox Dei! 18 Qershori po afron ndaj ndriçoni mendjen Bashkëkombësit e mi, në mos çantën në krah dhe udha e mbarë ju qoftë, në vijim të gjurmëve të popullit me emigrues të këtyre 25 viteve të fundit në botë… Suksese në jetë, do t’ju uronin Politi-Qenët tanë të kësaj kohe të pas 28 Marsit 1992!
Sigal