Prof. Përparim Kabo: Kukësi dhe protesta e sotme

882
Protesta e sotme dhe ndonjë tjetër paralajmëruese me kamion në rrugën e kombit në lidhje me pagesën për të kaluar atje duhen lexuar me vëmendje… Ka një argument që nuk mund të anashkalohet… Ajo rrugë është ndërtuar me fonde nga buxheti shtetit dhe me kredi tregtare me një interes te kripur. Të dy këta burime monetare dalin nga xhepat e qytetarëve tanë, së pari, si taksa qe mbushin buxhetin dhe së dyti, si % bankare që ne paguajmë për kredinë po nga buxheti se është kredi e marrë nga qeveria që e vuri në planet e saj të ndryshimit të vendit ndërtimin e kësaj rruge duke realizuar një vepër monumentale. Kjo rrugë është më shumë se rrugë, është ndryshimi i historisë, është bashkimi truallit të atdheut, është ëndrra përtej ëndrrës, sepse lidhi atdheun tonë në trevat natyrore, është arterie zhvillimi… e kombit shqiptar… ndaj tarifa të tilla më të larta se në Gjermani dhe në Zvicër janë jashtë logjikës. Si qytetar, ju them ndaluni…para se të jetë vonë, rishikojeni dhe ndryshojeni. 1 euro maksimumi, 1 euro e gjysmë është e pranueshme. Edhe diçka…qyteti Kukësit nuk duhet të paguajë… ata njerëz e kanë parapaguar jo këtë tarifë, por shumë më tepër me atë që bënë në krizën e Kosovës… Mirënjohje atij komuniteti…! Atje ku ka varfëri nuk duhet të shkojnë shtrëngimet monetare por duhet të shkojnë tolerimet dhe zhvillimi…! Ndryshe pakënaqësia perzier edhe me aventurën dhe negativitetin mund të degradojnë edhe në dhune siç edhe pamë. Përballë atyre pamjeve të gjithë jemi të humbur, por në radhë të parë shteti shqiptar !
Sigal