Pse ikin të rinjtë nga vendi? Ndoshta duhet të ikim edhe ne! Arsyet? Institucionet shtetërore nuk funksionojnë! Pra shteti nuk funksionon për qytetarin! Mos paç hall në këtë vend se nuk gjen dot as të drejtën e as dermanin.
Unë po ju sjellë rastin tim. Me siguri që shumica prej jush kanë pafund për të treguar.
Prej 4 muajsh një individ, punonjës i këtij sheti dhe banor i shkallës ku banoj edhe unë, në mënyrë krejtësisht të paligjshme preu kollonën e ujërave të zeza duke ndarë shkarikim e tij në pusetën e kolonës egzistuese dhe duke ndërtuar një tubacion mes shkallëve për shkarkimin e ujërave të zeza të të gjitha kateve të tjera. Ku nuk shkuan ankesat e banorëve, IKMT, Bashki, Polici e me ne fund IMT erdhi para dhjetë ditëve e prishi lidhjen duke lënë të hapur kolonën . Asnjë qytetarë nuk hyn e nuk del dot nga pallati pasi ujërat e zeza kanë dalë sheshit. Bashkia ia lë topin policisë së shteti, kjo e fundit ja le topin prokurorisë, UKT thotë nuk na takon ne. Ndërsa individi përgjegjës, i kontaktuar sipas ketyre instancave thotë se është me pushime në plazh e nuk vjen dot!
O Zot si ka mundësi që për katër muaj një individ që bën veper jo thjeshtë antilogjore por edhe penale asnjë institucion nuk arrin “gjeje”. Funkionon ky shtet apo duhet që qytetarët të bëjnë vetgjygjësi?
E ja pra! Kur qytetarët nuk gjejnë dot te drejtën e tyre dhe lihen në meshiren e fatit nuk u mbetet gjë tjetër vecse të mendojnë të ikin sa më parë nga ky vend!
Ps. Mirëpres sygjerime se kujt duhet t’i drejtohemi për këtë emergjencë !




















