Prof. Dr. Qemal Lame: Shqiptarët janë shtet-formues në Maqedoninë e Veriut

243

Rregjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është një operacion politik për shkak të mospajtimeve të shifrave midis komuniteteve etnike. Për kombin shqiptar është jetike evidentimi i saktë i numrit të shqiptarëve pasi është fallsifikuar brutalisht e vërteta për t’u mohuar të drejtat e liritë e ligjshme.

Sigal

Enti Shtetëror i Statistikave ka shpallur, në 30 mars 2022, rezultatet e regjistrimit të popullsisë, amvisërive dhe ekonomive familjare. Në numrin e përgjithshëm të popullsisë së regjistruar, që përfshin atë rezidente dhe jorezidente, janë regjistruar gjithsej 2.097.319 persona. Në këtë numr llogariten 54.21% të jenë deklaruar maqedonas, 29.52% shqiptarë, 3.98% turq, 2.34$ nga komuniteti rom, 1.18% si serbë, 0.98% boshnjakë dhe 0.44% vllehë.

Në bazë të kritereve të Eurostat dhe të OKB-së numri i popullsisë llogaritet me banorët që jetojnë në vend dhe që janë rezidentë. Me këtë metodë është dokumentuar numri 1 836 713 persona. Përsa i përket popullsisë jorezidente ose qytetarët, të cilët kanë emigruar vendeve të jashtme është 260 606 janë rregjistruar me internet, ku numri i shqiptarëve është pothuajse tri herë më i madh. Maqedonasit si popullsi jorezidente janë 24,45%, shqiptarët jo rezidentë janë regjistruar 66,36%, turq 4,79%, romë 1,02%, serbë 0,35%, boshnjakë 0,81%, vllehë 0,19%.

Përsa i përket qytetit të Shkupit, si njësia më e madhe administrative në vend, maqedonas janë deklaruar  58,71% e popullsisë, ndërsa shqiptarë 22,85% e banorëve. Vijojnë turqit me 1,62%, romët me 3,5%, serbët 1,8%, boshnjakët 1,4%, vllehët 0,53%.

Popullsia e përgjithshme është 1 965 059 banorë, nga të cilët 1 137 035 maqedonas ose 57,86%, 619 137 shqiptarë ose 31,51%, 83 444 turq ose 4,25%, 49 104 romë ose 2,05%, 24759 serbë ose 1,26%, 18 163 boshnjakë ose 0,92%, 9 208 vllehë ose 0,47%, 24 165 të tjerë ose 1,23%. Një numër i konsiderueshëm 132 260 persona të paimputuar dhe të parregjistruar në terren. Ulja ka ndodhur për shkak të vdekjeve dhe migrimit.

Rregjistrimi i popullsisë në Maqedoninë e Veriut është një operacion politik për shkak të mospajtimeve të shifrave midis komuniteteve etnike. Për kombin shqiptar është jetike evidentimi i saktë i numrit të shqiptarëve pasi është fallsifikuar brutalisht e vërteta për t’u mohur të drejtat e liritë e ligjshme.

Regjistrimi i fundit në Maqedoninë e Veriut është realizuar në vitin 2002. Dhjetë vjet më vonë në vitin 2011, ai nuk u mbajt pasi u anullua pas disa ditëve për shkak të përplasjeve mes partive politike shqiptare dhe maqedonase, mbi mënyrën e realizimit, përkatësisht për përfshirjen ose jo të qytetarëve, që jetojnë përkohësisht jashtë vendit, shumica e të cilëve janë shqiptarë.

Rregjistrimi i popullsisë ka ndeshur në vështirësi për shkak të qëndrimeve të ndryshme politike midis shqiptarëve dhe maqedonasve. Kiro Grigorov, presidenti i parë paralajmëronte në fillim të viteve 90-të se pas 20 vjetëve numri i shqiptarëve do të barazohet me atë të maqedonasve. Grupimet politike shqiptare besonin e deklaronin se ishin më shumë se 30%, ndërsa ato nacionaliste maqedonase pretendonin se shqiptarët janë më pak se 18 për qind. Faktorët politikë opozitarë deklarojnë se nuk do t]i njohin rezultatet e rregjistrimit me pretendimet se ka ndikuar politika.

Krahas problemeve poltike ka patur edhe pengesa teknike nga hakërrime në rrjetin e entit shtetëror të statistikave dhe ndërhyrje në atë të komunikimit të rregjistrimit për të penguar dhe fallsifikuar të dhënat.

Rregjistrimi i popullsisë vlerësohet nga institucionet shtetërore si një arritje e rëndësishme që ndihmon në kuptimin dhe rolin e grupimeve shoqërore dhe pjesëmarrjen e tyre në veprimtarinë shtetërore e politike dhe realizimin e të drejtave kushtetuese.

Partitë politike shqiptare janë përshirë në proces dhe për rrjedhojë nuk kanë vërejtje dhe shprehen të kënaqura me të dhënat e publikuara.

Respektoj të dhënat zyrtare të publikuara për popullsinë në Maqedoninë e Veriut. Meriton vlerësim rezultati i rregjistrimit. Të metat e njohura dhe të kritikuara gjerësisht evidentojnë detyrën për të përsosur të dhënat statistikore me gjendjen reale të popullsisë rezidente dhe të migracionit që ruan shtetësinë maqedonase edhe në shtetet e tjera ku ata jetojnë e punojnë. Sipas Kushtetutës shteti kujdeset për të gjithë shtetasit kudo ku janë e jetojnë. Prandaj e vërteta për shqiptarët mendoj se në të ardhmen është e domosdoshme të njihet e të saktësohet më tej.

  1. Mbi bazën e të dhënave të reja krijohen mundësitë dhe argumentet faktike dhe ligjore për kombësitë, të drejtat e liritë e tyre dhe pjesëmarrjen në jetën politike e shoqërore. Me këtë realitet të ri, vërtetohen sidomos roli dhe vendi i shqiptarëve në trojet e tyre etnike. Shqiptarët përbëjnë kombin më kompakt dhe origjinal etnikisht. Atyre ju mohohej identiteti dhe fallsifikohej zyrtarisht numri. Në statistika evidentohej numri deri 18% ose 19%. Aktualisht zyrtarizohet shifra 29,52% shqiptarë.
  2. Rregjistrimi i popullsisë është problem madhor në radhë të parë politik e shoqëror dhe pastaj teknik. Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, të drejtat e tyre i realizojnë në bazë të Marrëveshjes së Ohrit, që u arrit pas luftës së vitit 2001. Me ndryshimet kushtetuese të vitit 2002, të drejtat e shqiptarëve janë rregulluar në bazë të përqindjes së tyre në shtet. Me të dhënat më të fundit të rregjistrimit konsolidohet statusi i tyre shtetformues, që kërkohet të rregullohet përfundimisht në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.
  3. Dihet se shqiptarët përbëjnë shumicën e popullsisë. Ndarja sipas besimit në myslimanë dhe ortodoksë, në rezidentë dhe në vende të tjera dëmton rëndë numrin e shqiptarëve. Në një studim të NATO-s para disa viteve llogaritej se shqiptarët përbënin afro 40% të popullsisë. Kjo shifër e besueshme është më e lartë se ajo e publikuar nga rregjistrimi i fundit. Në opinionin publik argumentohet dhe besohet se mbi 55% janë shqiptarë. Në këtë përqindje nuk përfshihen më shumë se 50% e shqiptarëve në diasporë që nuk janë rregjistruar.
  4. Në të dhënat e publikuara numri i shqiptarëve del më i vogël se ai i maqedonasve. Dihet që për qëllime të politikës shoviniste të serbisë u krijua artificialisht kombi dhe shteti maqedonas. Numri i maqedonasve është shtuar vazhdimisht që nga viti 1945 i krijimit në trojet e njohura shqiptare të Republikës së Maqedonisë në Republikën Federative të Jugosllavisë duke mohuar realitetin e lashtë shqiptar dhe moslejuar ndërtimin e një shteti tjetër shqiptar. Për këtë qëllim është zbatuar genocidi i egër dhe asimilimi masiv sidomos i ortodoksëve, cilësimi si turq e një pjese tjetër të shqiptarëve, etj. Nuk përmëndet as kombësia bullgare. Më shumë se 100 000 bullgarë janë të rregjistruar si maqedonas. Mosmarrëveshjet midis Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë kanë në përmbajtje historinë, gjuhën, kulturën dhe të drejtat e bullgarëve. Njohja e tyre do të sjelli edhe ndryshimin e domosdoshëm në qëndrimet politike e shoqërore dhe identietit maqedonas e komunitetit bullgar që do të ndikojnë edhe në ndryshimin e raporteve në numrin e popullsisë në këtë vend.

Politika shoviniste dhe antishqiptare e ultranacionalistëve maqedonas dhe ndikimi në rritje i gjeopolitikës së Rusisë në rajon ka sjellë pasoja në të drejtat e liritë e shqiptarëve. Meriton të theksohet kontributi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bashkimit Evropian dhe NATO-s për paqen e sigurinë në rajon përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Kështu u vlerësua edhe e vërteta për shqiptarët dhe pjesëmarrja e tyre në veprimtarinë shtetërore. Realiteti i sotëm është krejt ndryshe në krahasim me të kaluarën. Shqiptarët janë partnerë të besueshëm në koalicionet qeveritare dhe kanë detyra të larta shtetërore, ministra e zëvendëskryeministra, etj. Kuptimplotë është drejtimi i Kuvendit për dy legjislatura nga shqiptari Telat Xhaferri.

Mendoj se është jetike që institucionet shtetërore dhe në veçanti partitë politike shqiptare të rrisin kujdesin në problemet më kryesore për punësimin dhe plotësimin e nevojave sociale për shqiptarët pa u bërë dallime midis kombësive.

Të dëshmohet përkushtim për edukimin atdhetar e patriotik me qëllim që të rritet krenaria për identitin kombëtar shqiptar, si dhe për kombësitë e tjera. Ndërgjegjësimi i popullsisë për të vërtetën e identitetit do të ndikojë pozitivisht për të forcuar miqësinë dhe mënjanuar ndasitë e armiqësitë, si dhe do të mundësohet edhe rikthimi në identitet i shqiptarëve të asimiluar si maqedonas, turq, etj. Vëmëndje e posaçme kërkohet për shqiptarët ortodoksë që janë rregjistruar si maqedonas për shkak të presionit të madh nga ultranacionalistët në pushtet dhe ideologjia ortodokse. Në ceremonitë fetare të ortodoksëve të konvertuar si maqedonas dhe myslimanëve shqiptarë të asimiluar si turq duhet respektuar edhe e drejta e gjuhës shqipe. Në institucionet fetare të besimit ortodoks është e nevojshme të njihet edhe Kisha Ortodokse Shqiptare dhe priftërinjtë shqiptarë.

Kam besim se Maqedonia e Veriut do të thellojë reformat për forcimin e shtetit të së drejtës, demokracisë funksionale për të gjitha kombësitë dhe integrimin euroatllantik.