Prof.Dr.Qemal Lame: Kosova, shteti së drejtës dhe interesat kombëtare

522
Sigal

Shteti i së drejtës dhe demokracia në Kosovë të mbrojnë interesat kombëtare

Nga Dr. Qemal Lame

Gjendja e brishtë politike pas mocionit për kryeministrin Albin Kurti dhe dekretit të presidentit, për të mandatuar një kryeministër tjetër nga një koalcion partish humbëse të zgjedhjeve, shkaktoi  tronditjen e pritshme të prishjes së stabilitetit  politik.  Me këtë vendim të paragjykuar,  theksojmë se  u  bë një gabim historik duke mos respektuar dhe mos zbatuar me përgjegjësi  kombëtare nenet dhe frymën e Kushtetutës. U godit me papërgjegjshmëri shteti i së drejtës dhe stabiliteti politik. Vendimi  i Gjykatës Kushtetuese dhe  ardhja në pushtet e partive humbëse të zgjedhjeve, tregojnë për zhvillime me kthim prapa, cënojnë interesat kombëtare dhe ndikojnë që të përfitojnë politikisht, drejtpërsëdrejti Moska dhe Beogradi. Vlerësimi dhe interpretimi  i drejtë i Kushtetutës dhe i gjendjes politike  evidentojnë gabimet e rënda të institucionit më të lartë të drejtësisë nga i cili shpresohej drejtësi, megjithë politizimin e përfolur publikisht të antarëve të gjykatës, që do të merrnin vendimin përfundimtar.

  1. Në vitin vitin 2014, Gjykata Kushtetuese mori vendim plotësisht ndryshe. Nuk u pranua që partia fituese të largohej nga pushteti dhe të zëvendësohej me një koalicionon të shumicës nga partitë humbëse të zgjedhjeve. Në këtë rast, po kjo gjykatë legalizoi koalicionin e partive humbëse dhe krijimin e kushteve për mandatimin e qeverisë së re që përfaqëson dhe rikthen në pushtet gardën e vjetër.
  2. Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e shkaktoi padrejtësisht këtë gjendje destabilizuese. U dëmtua besimi tek drejtësia. U bë interpretim i gabuar i Kushtetutës. Nuk u dëshmua përgjegjësia kushtetuese e  gjyqtarëve,  për interpretimin korrekt të neneve të Kushtetutës dhe zgjidhjen ligjore të pretendimeve me interpretimet e ndryshme nga partitë politike. Vendimi  akuzohet për  njëanshmërinë politike  të gjyqtarëve të emëruar nga partitë politike që humbën zgjedhjet. Moralisht nuk mund të vemë në dyshim ndërgjegjen politike të gjyqtarëve. Por  vetë vendimi,  pasqyron  bindjen politike të gjyqtarëve dhe nënshtrimin e tyre ndaj politikës,  që  kërkon  me çdo mjet të vijë në pushtet. Vendimi i saj joprofesional quhet në të drejtën penale: condicio sine qua non – kushti pa të cilin – domethënë,  në rastin konkret, shkaku kryesor  i nxitjes së përplasjes shoqërore. Anëtarët e asaj Gjykate, të cilët e votuan vendimin, mund të akuzohen në një proces penal për përgjegjësinë në dhënien e një vendimi të njëanshëm politik në kundërshtim me parimet dhe nenet e Kushtetutës.
  3. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është  hap i madh prapa , sa i takon programit ambicioz të reformave për hapjen e shtetit dhe luftën kundër korrupsionit shtetëror.
  4. Kriza politike e thelluar në fund të muajit mars, tregon për formulimet problematike në Kushtetutë, të cilat edhe pas vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese, lenë hapësirë për interpretime shtesë. Ato mund të merren si precedentë, zgjidhjen e krizave politike në situata të ngjashme edhe pas votimit të mosbesimit për qeverinë.

Në asnjë shtet të demokracisë perëndimore nuk legjitimohet ardhja në pushtet e partive që humbasin  zgjedhjet. Zbatohet me rreptësi dhe pranohen në mënyrë të ndërgjegjshme zgjedhjet e jashtëzakonshme për të kaluar krizën politike që shkaktohet me mocionin e mosbesimit ndaj kryeministrit. Edhe për Kosovën zgjidhja e pritshme dhe më e drejtë,  do të ishte anullimi  i dekretit të presidentit dhe zgjedhjet e parakohëshme  të  jashtëzakonshme. Nga Kuvendi i ri të miratoheshin  ndryshimet  kushtetuese ku të sanksionoheshin kriteret për të drejtën e partisë fituese në zgjedhje pas humbjes së mocionit nga kryeministri,  dhe për krijimin e Qeverisë së Re. Padrejtësisht dhe fatkeqësisht,  këto argumente të bazuara në parimet kushtetuese nuk morën vlerësimin e domosdoshëm dhe nuk gjetën vend në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Gjendja politike është e tensionuar për shkak të qëndrimeve të Qeverisë në largim, që nuk pranon  vendimin  e  Gjykatës  Kushtetuese dhe faktit që u vendos e drejta për mandatimin e Qeverisë  së  re. Partisë fituese të zgjedhjeve i merret pushteti. Kryeministri në detyrë deklaron  se partisë fituese të zgjedhjeve që ai përfaqëson,  i mbetet si alternativë, bllokimi i mundshëm  i  Kuvendit të  Kosovës nga populli maxhoritar,  do ta çojë gjendjen në zgjedhje të reja. Kosova është republikë parlamentare dhe shtet i së drejtës. Gjykata Kushtetuese i njohu  Kuvendit  pushtetin legjislativ dhe të drejtën për të vendosur për krizat politike në rastin e mocionit të mosbesimit ndaj kryeministrit.  Parimet  kushtetuese imponojnë  zbatimin e vendimeve të Gjykatës  Kushtetuese.  Për këtë arësye, është e domosdsohme që vendimi të respektohet edhe nga Qeveria në largim.

Ruajtja e stabilitetit politik kërkon që të ndërgjegjësohen politikanët dhe drejtuesit e lartë të shtetit  që krizën qeveritare dhe politike mos ta pasojë ajo kushtetuese, apo ajo shtetërore.

Partia Vetëvendosja,  ka të drejtën e saj për të reaguar politikisht,  dhe me mjetet demokratike për mbrojtjen  e të drejtave të saj,  si parti fituese. Njëkohësisht ka edhe përgjegjësinë që të mos përshkallëzohet tensionimi i politikës dhe të distancohet nga aktet e dhunës që publikohen nga disa individë të pakënaqur.

Shtetin e së drejtës dhe demokracinë e brishtë, si dhe partitë politike e politikanët e vjetër e të rinj në Kosovë, kërkohet t’i  vlerësojmë  me objektivitet, ashtu si janë.  Gjatë këtyre viteve pas  shpalljes së pavarësisë dhe themelimit  të shtetit sovran,  asnjë parti politike apo koalicion qeverisës, nuk ka plotësuar mandatin katër vjeçar. Sa herë që është dashur të realizohen ndryshime politike, pa u  marrë mendimi i zgjedhësve,  dhe miratuar vendime që nuk pranohen nga opinoni pubik, për shkak se cënohen interesat kombëtare, është vepruar me ndryshimin  e qeverive. Edhe në këtë krizë politike, mbetet shqetësim parësor interesi kombëtar  i  sovranitetit dhe terësisë  së  integritetit  teritorial. Vetëvendosja u bë partia fituese pasi u mbështet dhe mori besimin për mbrojtjen e këtyre interesave madhore. U shpresua në politikën për forcimin e shtetit, luftën kundër korrupsionit shtetëror, zbatimin e parimit të reciprocitetit  në marrëdhëniet  me  Serbinë dhe marrëveshjen dinjitoze të Kosovës me Serbinë, pa cënim të kufijve të njohur ndërkombëtarisht. Por ajo nuk mund të qeveriste e vetme dhe u detyrua të zhvillojë afro tre muaj bisedime, dhe me zor arriti të bëjë  koalicion artificial me  LDK-në e kritikuar për tentativën për Marërveshjen Kufitare me Malin e Zi,  që u bë shkak për rënien e  Qeverisë së  Mustafës. Qëllimi u arrit me Qeverinë e Haradinajt. Në rastin më të parë,  që Kurti  zbatoi funksionin e tij për shkarkimin e ministrit të Brendshëm, u prish koalicioni dhe u vërtetua  fati i njohur më parë,  se partitë humbëse do të kundërvepronin  bashkërisht për të rimarrë pushtetin. Ndërrimi i qeverive është i zakonshëm në  një shtet demokratik, si  Kosova.  Por shqetësimi qëndron i njejtë si edhe më parë. Këkohet marrëveshje e shpejtë ndërshtetërore  e  Kosovës me  Serbinë, rrezikohet  të përsëritet skenari  i ndryshimit  të  kufijve,  për të plotësuar kërkesat e padrejta të  Beogradit, si kushti për marrëveshje. Presidenti Vuçiç mbështet në fushatën për zgjedhjet e reja presidenciale. Departamenti i Shtetit ka deklaruar se nuk ka marrëveshje të fshehtë dhe nuk ka mbështetur ndryshimin e kufijve. E besojmë këtë qëndrim. Por mbetet pengues fakti që kërkohet të arrihet sa më parë marrëveshja me mirëkuptimin midis Kosovës me Serbinë, para zgjedhjeve presidenciale, në muajin nëntor,  në SHBA.  Qeveria e Kurtit nuk pati mbështetjen e kërkuar.  U thirr për  bisedime në  Ëashington  presidenti Thaçi, i pa autorizuar nga Kuvendi,  dhe u mënjanua kryeministri Kurti,  i autorizuar për  bisedimet me Serbinë.  Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian,  vlerësuan vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe bënë thirrje për zbatimin e vendimit. Ëashingtoni, Brukseli, Berlini  dhe  Parisi, do të duhet që të tregojnë  vëmendje dhe përgjegjësi për stabilitetin  në Kosovë dhe në rajon, dhe të tregojnë  gjithashtu, vëmendje se si do të veprojë qeveria e ardhshme  e Hotit, sidomos për dialogun me Beogradin, dhe të marrin qëndrime të qarta për këtë,  duke respektuar me barazi interesat kombëtare të shqiptarëve, dhe pa mbivlerësuar pretendimet e Beogradit.