Marrëdhëniet mes Donald Trump dhe Vladimir Putin dihet se kanë qenë dhe janë të mira. Me shumë interes, natyrshëm dhe me habitje shtrohet pyetja se çfarë i lidh këta dy burra, që kanë ndryshuar tërësisht politikat kombëtare dhe marrëdhëniet ndërkombëtare?
Që nga zgjedhja e Donald Trump si President i SHBA, SHBA dhe Rusia janë afruar papritur, me kujdes e me ritme shumë të shpejta së bashku. Befasuese ishte biseda e gjatë një orë e gjysëm midis tyre. Kjo ndodhi kur përfaqësuesit e qeverisë nga Uashingtoni dhe Moska u takuan në Riad të Arabisë Saudite, për të diskutuar mënyrat e mundshme për të negociuar paqen në Ukrainë.
Trump dhe Putin bisedojnë pa aleatët strategjikë
Tre vjet më parë Rusia sulmoi Ukrainën. Tani mund të ketë negociata paqeje, por Donald Trump dhe Vladimir Putin duan të flasin bashkërisht dhe pa aleatët tradicionalë për të ardhmen e vendit mbi kokat e popullit të Ukrainës dhe aleatëve të saj evropianë. Kjo strategji u sjell të dyve përparësi suprizuese politike të brendshme dhe pozicionime të fuqishme në rendin e ri botëror shumë polar që po ndryshon me shpejtësi shqetësuese dhe me pasoja për paqen e sigurinë. Krerët e shteteve konstatojnë se po veprohet në kundërshtim me normat e rendit ndërkombëtar duke mos respektuar parimet mbi të cilat është rregulluar e garantuar paqja e siguria kombëtare e ndërkombëtare.
Çfarë përfiton Putin?
Trump është dhurata më e madhe e jetës politike të Putinit. Rusia është në luftë, ka aneksuar më shumë se 25 për qind të teritorit të Ukrainës dhe ka marrë një pozicionim të ri si superfuqi në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai ka gjithë pushtetin kushtetues e mbështetjen e parlamentit të Rusisë që të negociojë me Trump i vetëm për ndalimin e luftimeve dhe arritjen e paqes afatgjatë në Ukrainë. Ai do të fitojë sa më parë luftën dhe të kursejë shumë para në planin afatgjatë në mënjanimin e vështirësive ekonomike e financiare të krijuara.
Çfarë fiton Trump?
Trump do të mbajë një premtim zgjedhor nëse negociatat me Putinin fillimisht janë të suksesshme. Edhe pse jo pas 24 orësh, siç e kishte premtuar në fakt. Ka gjithashtu disa depozita të mineraleve të rralla të tokës në Ukrainë që Trump kërkon me insistim që t’i marrë nën kontroll. Këtë e justifikon me ndihmën e pretenduar prej 350 miliard dollarë të dhëna nga SHBA, por në fakt 134 miliard dollarë. Minierat ndodhen kryesisht në zona që aktualisht janë të pushtuara në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar ose që tashmë janë aneksuar dhe me Kushtetutën e ndryshuar janë bërë pjesë e integritetit teritorial të Rusisë. Trump gjithashtu mund të negociojë me presidentin ukrainas Zelensky për të pohuar pretendimet për këto burime në këmbim të ndihmës ushtarake. Pse e bën këtë? Metodat e negociatave të Trump dhe mesazhi i tij për Zelenskyn është jashtëzakonisht i kthjellët në krahasim me politikën e jashtme të SHBA nën Biden. Dhe pikërisht këtu po fillon Putini. Ai po i ofron Trumpit mousse au chocolat, si të thuash – domethënë lëndët e para dhe perspektiva e përmbushjes së një premtimi zgjedhor – edhe pse ai nuk ka asnjë pretendim për të sipas ligjit ndërkombëtar. Zhvillimet politike tregojnë edhe për një ide që nuk propagandohet, por kuptohet: Rusia merr Ukrainën dhe SHBA merr Groenlandën, Kanadanë si shteti i 51 dhe Panamanë. Nga këndvështrimi i tij, Trump duket se po arrin suksese fillestare. Një takim me përfaqësuesit rusë dhe ukrainas ishte planifikuar të zhvillohej më 18.02.2025, por nuk u realizua pasi Selenski anuloi pjesmarrjen dhe urdhëroi dy ministrat të mos firmosin marrëveshjen për mineralet me SHBA. Në mënyrë që Putini të jetë i gatshëm të hyjë në negociata të mundshme për paqen, presidenti rus po kërkon që NATO të përjashtojë Ukrainën nga anëtarësimi. Përgjigja e kësaj pyetjeje, është e një rëndësie të madhe strategjike, sepse ajo do të përcaktojë statusin e Evropës brenda NATO-s dhe rolin e SHBA-së.
Europa për SHBA nuk do të mbetet po aq e rëndësishme sa është tani!
Masat transformuese të ndërmarra tregojnë seTrump jo vetëm që do të rrisë tarifat, por edhe do ta bëjë Evropën më pak të rëndësishme. A do të ketë një përshkallëzim ekonomik, një luftë tregtare midis SHBA-së dhe Evropës? Nuk e dimë ende saktësisht se në cilin drejtim do të zhvillohet situata. Por nëse ndodh një luftë tregtare, kjo nuk do të thotë se do të jetë e mirë për rolin e Evropës në një situatë globale në ndryshim midis Kinës, SHBA-së dhe Rusisë. Shqetësimi më i madh është që Evropa, në terma afatgjatë, do të bëhet një tavolinë pune, me porositë që do të shpërndahen në pjesë të tjera të botës.
Marrëdhëniet mes Trump dhe Putin?
Këta janë dy burra që bëjnë marrëveshje me njëri-tjetrin për interesat e tyre politike të njëanshme kombëtare. Putini është një njeri që ka qenë në pushtet për 15 vjet brenda një shërbimi të inteligjencës sovjetike në zonën operative të RDGJ. Përvoja tregon se ai mendon shumë strategjikisht për interesat afatgjate kombëtare. Trump nuk e bën këtë pasi është një bisnesmen me përvojë. Në këta dy, dy zakone të ndryshme të të ngrënit bashkohen.
Çfarë ndikimi ka Putini në të vërtetë në politikën aktuale të SHBA?
Ai mund të sqarojë drejtpërdrejt me Trump se cilat zona në Ukrainë do të pushtojë gjatë negociatave të mundshme të paqes. Ndërkombëtarisht, Putini po forcon zërat që tingëllojnë njësoj si Donald Trump. Ai e bën këtë, sepse Trump nuk është i rrezikshëm për të. Në librin e tij “American Kompromat”, gazetari Craig Unger arrin në përfundimin se shërbimi i inteligjencës sovjetike KGB dhe pasardhësi i tij rus FSB kanë promovuar një lidhje të ngushtë midis Trump dhe Rusisë që të paktën që nga viti 1987. Ky përfundim është i pakuptimtë. Dyshimi i imagjinuar është krijuar me versione e legjenda agjenturore të propoganduara me qëllime të paramenduara, pa të dhëna të besueshme dhe pa prova ligjore. Teoria e veprimtarisë së mistershme agjenturore është bërë legjendë artificiale dhe është përdorur nga interesa të njëanshme të luftës politike në SHBA, sidomos në kohën e zgjedhjeve presidenciale. Unë e cilësoj këtë teori si spekulim, megjithëse nuk dua të ofendoj zotin Unger dhe ata që e mbështesin.
Teoria kineze e tre botëve.
Ajo u zhvillua nga Mao Tse Tung, (Mao Ce Dun). Në të thuhet se bota është e ndarë në tre blloqe fuqish: SHBA dhe Rusia si shtetet e para të botës. Evropa, Japonia dhe Kanadaja janë vende të zhvilluara, por më pak të fuqishme dhe i përkasin botës së dytë. Për Maon, Kinën, pjesë të mëdha të Azisë, Afrikës dhe Amerikës së Jugut, ata i përkasin Botës së Tretë.
Kina aktualisht është në rrugën e saj për t’u bërë një superfuqi botërore deri në vitin 2050.
Prandaj lind pyetja nëse dy superfuqi do të bashkojnë forcat kundër të tretës? Trump e njeh këtë situatë. Megjithatë, kam ndjenjën se ai nuk ka qenë veçanërisht pozitiv për Kinën kohët e fundit. Trump po përpiqet të krijojë një partneritet strategjik me Putinin dhe Rusinë në mënyrë që të pozicionohet kundër Kinës. Në strategjinë e politikës dhe diplomacisë amerikane në pesëvjeçarin e fundit, Kina vlerësohet si rreziku kryesor më i madh për SHBA.
Sipas hulumtimit të gazetarit Bob Ëoodëard, Putin foli me Trump në telefon të paktën shtatë herë pas përfundimit të presidencës së parë të Trump. Janë bërë komente se Rusia u përpoq ta kthente atë në detyrë! Nëse duam të spekulojmë për motivet e Putinit, ai me të vërtetë donte që Trump të bëhej sërish president. Ai ishte jashtëzakonisht i shqetësuar për një presidencë të dytë të mundshme të Biden, sepse ai ishte shumë pro-ukrainas dhe furnizoi Ukrainën me shumë armë. Trump është ndryshe. Për objektivitet është me vend të rikujtojmë se edhe shumica e shteve evropiane deklaroi mbështetjen për Biden. Trump i fitoi me meritë zgjedhjet dhe me mbështetje të gjerë nga amerikanët.
Konkurenca e superfuqive.
Situata me Trump, Putin dhe interesat e ndryshme gjeopolitike të superfuqive dhe shteteve me politika aneksioniste aktualisht duken jashtëzakonisht komplekse e të rrezikshme.
Po shohim dy fenomene të bashkuara. Së pari, ka tentative dhe presione të ndjeshme për të imponuar me diplomaci, apo me forcën ushtarake ndryshime territoriale: në Gaza, në Grenlandë dhe në Ukrainë. Kërcënim ultimativ u bë për rimarrjen e Kanalit të Panamasë. Gjiri i Meksikës u riemërtua Gjiri i Amerikës. Dhe më pas pozitat e fuqisë ekonomike ndryshojnë. Çeliku, alumini dhe kush e di se çfarë tjetër mund të bëhen dukshëm më të shtrenjtë në të ardhmen. Është në interesin e Shteteve të Bashkuara që të arrihen marrëveshje dinjitoze, të respektohen sovraniteti e integriteti teritorial, të korigjohen padrejtësitë, kufijtë të mos ndryshojnë me luftë, diplomacia të ketë përparësi për të mënjanuar forcën ushtarake, të ruhen balancat politike dhe ekonomike të brendshme dhe ato ndërkombëtare në të mirën e paqes e sigurisë që meriton njerëzimi i sotëm. Me këtë këndvështrim, është i mirëpritur dhe i dobishëm edhe qëndrimi e kontributi i Trump dhe Putin, si dhe i Xi Ping për përfundimin dinjitoz të Luftës në Ukrainë e Gaza dhe roli i SHBA e Rusisë sëbashku me Kinën në interes të sotmes e të ardhmes në paqe e mirëqënie.