Prof.Dr. Kristaq Kume: Përshtypje nga zgjedhjet parlamentare, 26 Tetor 2024 në Gjeorgji

64
Sigal

Me ftesë të Komisionit Qendor të Zgjedhje të Gjeorgjisë, së bashku me një antare të Bordit drejtues të Institutit Shqiptar për Zhvillimin e Sistemit të Zgjedhjeve, shkuam në Gjeorgji për të vëzhguar zhvillimin e procesit zgjedhor, ditën e zgjedhjeve deri në publikimin e rezultatit paraprak. Objektiv kryesor i misionit tonë ishte vëzhgimi i përdorimit të teknologjisë së informacionit  dhe vlerësimi i efekteve të saj në rritjet e transparencës në procesin zgjedhor.  Kryetarin i KQZ Gjeorgji, në takimin që zhvilloi me ne, theksoi së përdorimi i kësaj teknologjie në zgjedhje aplikohej për herë të parë në Gjeorgji. Teknologjia ishte parashikuar të përdorej për identifikim të zgjedhësit që paraqitej në qendrën e votimit, skanimin optik të votës dhe nxjerrjen e rezultatit të zgjedhjeve në qendrën e votimit. Zgjedhësi identifikohej nëpërmjet një pajisje pothuajse të njëjtë me atë që përdoret  edhe në vendin tonë, me dallimin që në Gjeorgi nuk ishte parashikuar identifikimi biometrik i zgjedhësve nëpërmjet shenjës së gishtit.  Zgjedhësi që paraqitej në QV lejohej të fillonte procedurën e  votimit vetëm pasi kontrrollohej për shenjën në gishta që i vendosej çdo zgjedhësi kur i  jepej fleta e votimit për të votuar.  Për shënjim në gisht përdorej një solucion transparent. Pasi pajisja lexonte dokumentin e identitetit të zgjedhësit dhe verifikonte se të dhënat e tij ishte të njëjta me të dhënat në Listën e zgjedhësve të qendrës përkatës, pajisja printonte, në një kupon, këto të dhëna së bashku edhe me fotografinë e zgjedhësit. Zgjedhësi firmoste në kuponin e printuar dhe antari i Komisionit të  QV që administronte pajisjen e hidhte kuponin në një kuti  transparente të mbyllur me dy kode sigurie. Pas kësaj zgjedhësit i jepej Fleta e votimit dhe  udhëzohej nga antari i QV se si duhej të votonte. Fleta e votimit ishte një fletë format A4 e zakonshme pa asnjë element sigurie ose kod numerimik dhe nuk firmosej nga komisioni i QV.  Në fletë kishte, në krye të saj, një hapësirë që përdorej për t`i treguar zgjedhësit se si duhet të votonte. Pasi zgjedhësi votonte në dhomën e fshehtë, votën e skanonte në pajisjen e skanerit optik. Vota e skanuar depozitohej automatikisht në një  kuti transparente. Në çdo qendër votimi kishte 3-4 pajisje që shërbenin për identifikimin e zgjedhjësve dhe dy skanera optic. Pasi procesi i votimit deklarohej i mbyllur, Kryetari i Komisionit të QV, në prani të antarëve të këtij komisioni dhe vëzhguesve hap kutinë e lëvizëshme në të cilin kanë votuar zgjedhësit e rregjistruar për të votuar në shtëpi, numëron fletët e votimit që ndodhen në të dhe i skanon një e nga një në skanerin optic. Pajisjet teknologjike funksionojnë në cikël të mbyllur. Nuk komunikojnë, nëpërmjet internetit, me asnjë pajisje ose institucion jashtë qendër së votimit. Rezultati  i llogaritur nga paisjet e skanimit të votës, pasi rregjistrohen në një USB dërgohej në KQZ nëpërmjet një tableti. Kodi zgjedhor e klasifikon këtë rezultat vetëm si rezultat paraprak. Komisioni i qendrës së votimit pas printimit të këtij rezultati dhe deklarimit të tij, numëron në mënyrë manuale të gjithë fletët e votimit, vlerëson votat dhe nxjerr rezultatin e zgjedhjeve në qendrën përkatëse të votimit. Rezultati i gjetur nga administrimi manual i fletëve të votimit pasi pasqyrohej në procesverbal së bashku me informacion për numrin e zgjedhësve dhe pjesmarrjen në votim, është edhe rezultati përfundimtar i zgjedhjeve në qendrën përkatëse të votimit.

NOA

Votimi duke përdorur teknologjinë e informacionit u zbatua në 75 përqind të të gjithë qendrave të votimit në Gjeorgji. Zgjedhësitë e rregjistruar në këto qendra votimi përbënin rreth 90 përqind e të gjithë zgjedhësve. Në qendrat e tjera votimi u krye sipas  procedurave manuale që ishin zbatuar në zgjedhje të mëparshme.

Nga vëzhgimi i procesit të votimit në 12 qendra votimi në Tbilis, kryeqyteti i Gjeorgjisë, krijuam mendimin se përdorimi i teknologjisë së informacionit, mënyra se si komisionet e qendrave të votimit i zbatuan procedurat e parashikuara, reagimi dhe bashkëpunimi i antarëve të komisionit të qendrës së votimit, sjellja e vëzhguesve të pavarur ose të angazhuar nga partitë politike dhe sjellja dhe qasja e zgjedhësve ndaj kësaj mënyre votimi, ndikoi në rritjen e nivelit të transparencës në zgjedhje. Teknologjia krijoi munësi për lehtësim të procedurave dhe nuk u vrojtuan raste kontestimi ose  ndërhyrje negative në proces. Organizimi i punës dhe ndarja e detyrave midis antarëve të komisionit  ishte efektive dhe, megjithëse komisioni përbëhej nga 17 antarë,  kjo nuk ndikoi në cilësinë e administrimit të procesit. Krahas efektit të përdorimit të teknologjisë, në realizimin e kësaj cilësie të procesit të votimit, efekt të ndjeshëm vlerësojmë se kishte edhe përbërja e komisionit. Rreth 73 përqind e antarëve në Komisionet e QV ishin gra, shumica e tyre me profesion mësuese. Megjithë këtë duhet thënë se në 2 nga 12 qendrat e votimit të vëzhguara pati prezencë të shtuar të personave të paautorizuar, duke përfshirë përfaqësuesit e kandidatëve. Pati raste kur vëzhguesit qytetarë u  angazhuan në favor të një subjekti politik të caktuar.

Në Gjeorgji  për votuesit që për arsye të justifikuara nuk mund të paraqiten në qendrën e votimit dhe që kanë bërë kërkesën  për të votuar në shtëpi, komisioni i qendrës së votimit organizon dhe realizon votimin në kuti të lëvizshme. Kutia shoqërohet nga  dy antare të Komisionit. Në qendrat që ne vrojtuam në secilën prej tyre votuan në këtë mënyre 13 – 48 votues.

Sipas deklaratës publike të Kryetarit të KQZ, fitues i zgjedhjeve që u zhvilluan në 26 tetor është Partia “Ëndra gjeorgjiane”. Kjo parti është aktualisht partia qeverisëse dhe ky është mandati i katërt që ajo fiton. Në fushatën elektorale kjo parti u kërkoi zgjedhësve gjeorgjian mbështetjen me votë sepse në këtë mënyrë ato do të votonin kundër mundësisë për t`u përballur me luftën, që mund të vinte nga fqinji i tyre, Rusia.  Partitë e opozitës, të cilat garuan në tre koalicione të ndryshme, ju kundërvunë fushatës së partisë “Endra gjeorgjiane”. Sipas tyre “Endra gjeorgjiane” është parti proruse. Opozita i bëri thirrje zgjedhësit gjeorgjian të votonte për Europë, kundër Rusisë.

Që fusha elektorale nuk ishte zhvilluar në kushte të barabarta për të gjithë subjektet kjo mund të konstatohej pa vështiësi edhe vetëm me një shëtitje në rrugët e Tbilisit. Partia “Endra gjeorgjiane” kishte të vendosur citylight me logon dhe numri 41, numri i kësaj partie në fletën e votimit, në çdo stacion dhe në autobuza të shërbimit urban, në sheshë të qytetit kishte LED screeen dhe shumë billboards dhe banera. Qyteti Tbilisit ishte plote me logon dhe nurmin 41 të kësaj partie. Ndërkohë për partitë e tjera  logoja shfaqej shumë rrallë. Partia në pushtet përdori për fushatën e saj zgjedhore një buxhet, që ishte më shumë se sa dyfishi  i buxhetit që përdoren partitë e tjera. Pjesa kryesore e këtij kishte si burim donacionet private. Sipas ndryshmeve të bëra kohët e fundit në legjislacion, auditimi i këtyre fondeve është detyrë e Zyrës Antikorrupsion. Partitë e opozitës nuk kishin besim tek puna e këtij institucioni të ri sepse drejtuesi i tij emërohet nga Kryeministri.

Shtetasit gjeorgjian me të drejtë vote mund të votojnë edhe nga jashtë territorit të vendit. Me kërkesën e partive të opozite, për votimi nga jashtë vendit zgjedhësi mund të votojë në qendër votimi që ngrihet në territorin e përfaqësisë diplomatike gjeorgjiane, në vendin përkatës. Këtë kërkesë të opozitës e mbështeti edhe Presidentja e Republikës. Kryetari i KQZ na informoi se mundësia për votimi nga jashtë territorit të vendit  ju ofrua shtetasve që banojnë në 56 vende të ndryshme të botës. Për të votuar në këtë mënyrë u rregjistruan gjithsejë 95,910 zgjedhës.

Megjithëse misioni i ynë u realizua si një mision afatshkurtër, me objekt kryesor vëzhgimin e ditës së zgjedhjeve,  patëm mundësinë dhe bëmë përpjekje për të marrë sa më shumë informacion nëpërmjet të cilit të arrinim të krijonim një pamje sa më të plotë për gjithë procesin.

Në bisedat me qytetarët dhe me përfaqësues te disa organizatave jo qeveritare mësuam se fushata zgjedhore ishte zhvilluar në kushtet e një mjedis me tension të ndjeshëm politik. Megjithë këtë nga partitë e opozitës pati vetëm raste të pakta të denoncimit të akteve të dhunës, shitblerejes së votës, shkatrrimit të materialeve zgjedhore. Opinionet se partia në pushtet përdori mundësitë që pushteti krijon dhe asetet publike në funksion të garës elektorale u  shprehën nga një pjesë e bashkëbiseduesve tanë. Punësimi në zyra publike, lehtësimi i procedurave për zhvillimin e aktiviteteve në bisnes ishin ndër rrugët dhe mundësitë që përdori partia në qeverisje. Në veçanti këto u përdorën për të ardhurit nga krahinat lindore të Ukrainës që janë në luftë. Pjesa kryesore e këtyre emigrantëve janë të kombësisë ruse dhe pushteti ju ka dhënë, me procedurë të përshpejtuar edhe shtetësinë gjerogjane, duke ju dhënë, në këtë mënyrë edhe të drejtën që të votojnë.

Partitë e opozitës u shprehën gjatë fushës zgjedhore së mesazhit që partia “Endra gjerogjiane” përcolli tek qytetarët  se,  vota për të ishte votë kundër luftës, ishte një presion i hapur ndaj zgjedhësve.  Ndërkohë në disa raste nga bashkëbiseduesit me ne u shpreh vlerësimi se Presidentja e vendit, në kapërcim të  rolit të saj gjithëpërfshirës dhe si institucion që përfaqëson unitetin kombëtar, ne jo pak raste u përfshi, në garën elektorale, e vendosur krah partive të opozitës.

Pas deklarimit të rezultatit paraprak të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përfaqësues të opozitës shprehen padakortësinë e tyre me këtë rezultat. Ata deklaruan se jo vetëm që do t`i kundërvihen këtij rezultati duke përdorur të gjithë mekanizmat dhe rrugët që parashikon legjislacioni por, kundërshtia e tyre do të shprehet edhe nëpërmjet aksion opozitar në protesta dhe manifestime që do  t`i zhvillojnë në të gjithë vendin.

Vëzhgimi i zgjedhjeve parlamentare në Gjeorgji ishte një eksperiencë domëthënëse që mund të përdoret për konceptimin e mënyrës se si dhe se çfarë duhet të artikulojmë edhe ne në kërkesat për të gjetur zgjidhje për probleme të ngjashme me ato që vëzhguam në Gjeorgji, me qëllim realizimin e zgjedhjeve demokratike në vendin tonë. Pavarësisht dallimeve thelbësore midis situatave politike, gjeopolitike, ekonomike, sociale dhe kulturore që egzistojnë midis Gjeorgjisë dhe vendit tonë, ka edhe jo pak çështje dhe probleme të ngjashme për zgjidhjen e të cilave mund të shërbejë përvoja dhe shembulli gjeorgjian i zgjidhjeve të zbatuara në zgjedhjet parlamentare që u zhvilluan javë e kaluar në këtë vend.