Prof. Dr. Fatmir Terziu: “Miti i kthimit” në risinë e re shqiptare

298
Sigal

Në letërsinë klasike të diasporës miti i kthimit“ ka një rëndësi të madhe. Besohet se miti i kthimit është ngulitur në mendjet e emigrantëve që nga ardhja e tyre. Ky shkrimi u bë shkas nga një model integrues, ndaj dhe shqyrton përkitazi mes këtij modeli qasjet pas migrimit të komunitetit shqipfolës në Londër, si dhe ndryshimin në narrativat e atdheut midis perceptimeve të termit të diasporës, nga miti i kthimit“ te vizitat rituale, apo pelegrinazhet e zakonshme, ndihmat ndaj Atdheut, vendit ku kanë lindur. Shkrimi im nuk ka bazë të gjerë të nocionit etnografik, por në qasjen e tij sjell një arsye me të cilën mendimi analizon modelet e vizitave drejt atdheut pas migrimit të komunitetit shqipfolës në katër kategori. Diskutoj me këtë arsye, se si disa pika sikurse janë rrëfimet e vizitave episodike në atdhe dhe dëshira për t’u varrosur në atdhe e kanë zëvendësuar mitin e kthimit“.

Por miti i kthimit për shqiptarët nuk është një risi që ka dalë në skenë sot. Ai ka vite të tëra. Kur flasim për vitet e tilla, duhet të përjashtojmë kohën e monizmit, pasi dihen arsyet, ku mungonte lëvizja e lirë jashtë vendit në territorin e Shqipërisë, ndryshe në vendet e tjera e me shqiptarë. Kështu, sikurse dihet tashmë lënia pas e vendit të tyre të origjinës i vendos refugjatët në një gjendje lakuriqësie sociale“. Kjo situatë e pasigurtë mund të përshkruhet me statusin, të drejtat dhe përgjegjësitë e saj të papërcaktuara shoqërore. Siç argumenton filozofi italian, Giorgio Agamben (1998), refugjatët janë si një njeri-ujk“ as si një bishë, as si një njeri, një i jashtëligjshëm, që mund t’i ekspozohet dhunës pa u përballur me sanksione ligjore. Kampet e refugjatëve janë një zonë biopolitike pa dallim, refugjatët janë të ndaluar dhe të përjashtuar nga shoqëria.

Pas ardhjes në Londër, mjaft persona, që dikur në vendin e tyre ishin dikushi, mbushën rrugët me lotë. Dhe në mjaft raste nga bisedat tona, pavarësisht se ata jetonin në Londër pjesën më të madhe të jetës së tyre, e përcaktonin në fillim si një fat të përjashtuar nga shoqëria dhe të detyruar të mbijetojnë në një gjendje izolimi thjesht për një jetë. Pavarësisht motivimeve të tyre dhe lidhjeve emocionale me tokën shqiptare, rrëfimi i disave nuk sugjerruan mitin e kthimit. Ata  dëshiruan të mbajnë gjallë idenë e një atdheu, sepse tashmë e kishin kuotuar se fëmiljët po rriten dhe se jeta tashmë ishte primarja në Mbretërinë e Bashkuar. Similja e këtij kuptimi i referohet një qëndrimi të integrimit në kuptimin e mirë, që atdheu le të bëhet mirë dhe ne aty e kemi atë. Dhe kështu mjaft të tillë në vend që të diskutonin kthimin në shtëpi, për të jetuar atje, thjesht mendonin si të bëhen model integrimi në Mbretëri të Bashkuar dhe se si të kontribuonin për të ndihmuar shqiptarët në atdhe, atdheun dhe se si të bëheshin modele për ta ndryshuar atë për mirë.

Rrëfimi i tillë na pikëtakon me një shqiptar mjaft të integruar, me një intelektual, që tashmë ka një rrugëtim të qartë e të mirëkuptueshëm, me një sy në familjen e tij të mrekullueshme e një në atdhe… Ai është intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar Aqif Neli.

Aqif Neli Intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar në BM

Intelektuali dhe biznesmeni i suksesshëm shqiptar Aqif Neli është prej kohësh një nga modelet e referimit të suksesit dhe integrimit për shqiptarët në MB. Ai dallohet për kontributin e shquar dhënë në fushën e humanizmit ndaj komunitetit shqiptar dhe njerëzve në përgjithësi, sponsorizimin e aktiviteteve dhe ndihmën për Shkollat shqipe në Mbretëri të Bashkuar dhe për ngritjen e vazhdueshme të figurës shqiptare në mjedisin britanik. Ai është dalluar dhe nderuar gjthnjë nga institucionet britanike përkatëse për punën dhe rezultatet e larta me kompaninë e tij “AN Construction Solution Limited”. Ai gjithnjë është gjithnjë në mesin e të punësuarve të shumtë të tij shqiptarë e të huaj, në mesin e fronteve të reja të punës. Biznesmenin e dalluar shqiptar Aqif Neli e gjen gjithnjë në krye të një paneli, ku ai ka pikënisjen parësore të punës me tre elementët kryesorë e të domosdoshëm të një suksesi: Shëndeti, Siguria, Produkti dhe Cilësia. Gjithashtu Aqif Neli dallohet dhe për kontributin e tij të vazhdueshëm në ndihmë të integrimit të komunitetit shqiptar në Britaninë e Madhe, duke qenë Kryetar i Bordit të shoqatës shqiptare “Mother Tereza – Albanian Union”.

Aqif Neli, intelektuali dhe biznesmeni i kualifikuar i fushës së ndërtimit, në jo pak raste ka merituar fjalët dhe respektin më të lartë komunitar dhe britanik në fushën ku ai tashmë operon me kompaninë e tij prej vitesh. Në një ambient pune ku diskursi i gjërave rrek estetikën e të gjithë panoramës dhe me një modesti të shtjellët respekti kupton se njeriu i suksesshëm mësohet nga udhëtimi i tij, jo nga destinacioni. Mësojmë se si arriti atje, pikërisht në majën e suksesit, duke kuptuar se sa vështirësi i është dashur të kalojë e kapërcejë me durim e përkushtim për të arritur ku është sot me një stendë që flet vetëm për certifikata, vlerësime, dedikime dhe mbi të gjitha për rezultate e cilësi. Në këtë kontekst gjithkush ndjehet krenar dhe mëson mes arritjeve dhe vlerësimeve se çfarë bëjnë njerëzit e suksesshëm si intelektuali i plotësuar Aqif Neli.

Për Aqif Nelin është jeta që nis larg në Atdhe me bukuritë e memorjet mes shtatë fëmijëve vëllezër e motra të një familjeje me gene patriotike dhe disiplinore atdhedashëse, ku u rrit vetë protagonisti, që babai i tij Nel dhe nëna i rritën të mbeten modele për të gjithë. Aty, atij i kujtohen mjaft gjëra që ushqyen vizionin e tij që në fëmijëri, kur babai i thoshte të shihte më së miri udhën e vet. I kujtohen të gjitha dhe në disa raste edhe përlotet. E ndjen se ende ka për të shkuar më tej mes këshillave të vlefshme familjare. E ndjen se ai tashmë duhet të shkojë në atë që ka mbajtur në zemër e në mendje.

Rezultatet nisin që kur dhjetat e shoqëronin përditë në shkollën e vendlindjes dhe më pas e ngritën deri në nivele të larta specializimesh. Studenti i shkëlqyer, kandidati për pedagog në një nga universitetet më prestigjioze të kohës, i mirëspecializuari në një vend mik të NATO’s ndoshta dhe deri tek niveli më i lartë i kualifikimit Degre në fushën e konstruksionit në Britani të Madhe etj. Duke shkuar më tej të gjitha që janë në dosjet e vlerësimeve të kompanisë, janë faktor dhe rezultat i gjatë dhe i ndjeshëm.

Pasionant, nuk është vetëm një pjesë që e shtyn tek suksesi biznesmenin Aqif Neli. Janë shumë arsye që nisin nga elementi më i thjeshtë, njeriu intelektual i specializuar në personel, rezultatet e larta, puna si manaxher, kontraktor, disa nga pasionet që e kanë shtyrë në jetë jo vetëm që të jetë i suksesshëm, por dhe një model komunitar. Kur flasin për punën ose jetën e tij, fytyra e tij ndizet dhe na tregon se ai vetë nuk mund të flasë për veten, por për pasionet e tij. Ai është si të gjithë ata që e duan atë që bëjnë. Ata kanë një sens të fortë të përkatësisë në punën e tyre, familjeve të tyre në çdo sferë të jetës. Ndaj dhe kanë edhe familje model. Në rastin konkret një dashuri e largët bashkëshortore dhe një familje me dy fëmijë të talentuar dhe model në jetën e tyre. Bashkëshortja e tij, doktoreshë Vali, natyrisht është një pjesë e suksesit që bashkohet përtej pasionit të kësaj familjeje të nderuar komunitare.

Ai e nisi me punën, përkushtimin, gjuhën angleze dhe më tej me marrjen e një qëndrimi pozitiv për suksesin e sotëm të “AN Construction Solution Limited”, si një kompani model dhe mjaft e vlerësuar. Më parë ishin pedagogët e tij në Atdhe dhe këtu në BM që shihnin tek ai pozitivitetin mbi të cilin edhe e vlerësonin dhe e propozonin më lart. Integriteti, është themeli ku “AN Construction Solution Limited” ka një nga atributet më të vlerësuara të një personi të suksesshëm.

Jo si konkluzion, por si një pikë rrjedhëse në këtë shkrim në disa pika të tjera është terminologjia “Mirënjohje”. Njerëzit e suksesshëm, sikurse është tashmë z Aqif Neli prej disa vitesh, janë gjithmonë falënderues për marrëdhëniet, jetën e tyre, mirëqenien e tyre, familjen, punën e tyre dhe lumturinë e tyre. Ata kthehen pasi janë falënderues për atë që kanë marrë, duke qenë humanë e duke kontribuar pa u dukur, pa u marrë vesh në ndërtimin e disa banesave për njerëz të varfër dhe për mjaft bashkëvendas të tij në Atdhe, sikurse ishte rindërtimi i shtëpisë të shkatërruar nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, të qytetarit nga Laçi, Vlash Prenga. Për këtë Bashkia e këtij qyteti i ka akorduar një Mirënjohje, që në fakt ajo është në numrin e mjaft të tjerave që ai ka marrë pas konsideratës së tij humane për mjaft njerëz në nevojë. “Kur është hera e fundit që falënderove dikë?”, vjen pyetja e fundit për Aqif Nelin ishte kur ai u vlerësua Ambasador i Paqes në Londër, nga Federata e Paqes Universale (FPU), në një ceremoni solemne e festive, ku ai midis disa të tjerëve u vlerësua për arritje e merita të tij përkushtimore e përmbushëse në kriteret e përcaktuara nga kjo OJF Ndërkombëtare me Status Special Konsultativ pranë Këshillit Social-Ekonomik në OKB.

Duke përfunduar

Aqif Neli në jo pak raste ka sponsorizuar pa u ndier në plotësimin e mjaft dëshirave të shqiptarëve të moshuar, sidomos në kohë të pandemisë, kur ata ose ato kanë bërë një tillë paraprake për t’u varrosur në atdhe. Dhe sikurse e thamë që në fillim kjo ka bërë që të kuptojmë njërën anë të këtij emigrimi se si shqiptarët tashmë e kanë zëvendësuar edhe mitin e kthimit“. Aqif Neli me angazhimet e tij natyrshëm ka ndihmuar dhe në thelbin e kuptimit tek brezi që rritet në Mbretëri të Bashkuar, apo që lind dhe ka lindur në Londër. Brenda kësaj ideje angazhuese kuptojmë se në raste të shumta për anëtarët e diasporës së gjeneratës së dytë, lëvizja në Shqipëri, Kosovë, apo dhe në Mal të Zi, e Maqedoninë e Veriut është e ngjashme me arritjen e planeve të prindërve të tyre. Megjithatë, për brezin e tretë, vendosja në këto troje etnike ku banojnë shqiptarët po përmbush profecitë e paraardhësve të tyre duke mbajtur një sy e një vesh tek nocioni “kthim” në “tokën e premtuar” pas problemeve të ndryshme, që kishin prindërit e tyre. Brezat e rinj nuk janë të njohur me institucionet apo normat shoqërore në Shqipëri, Kosovë, apo dhe në Mal të Zi, e Maqedoninë e Veriut. Në fakt nuk është një kthim, por kalim në një peizazh të huaj dhe bashkim me një shoqëri me të cilën kanë shumë pak të përbashkëta. Disa pjesëmarrës të tjerë të gjeneratave të reja thonë se kishin menduar të transferoheshin në Shqipëri, Kosovë, apo dhe në Mal të Zi, e Maqedoninë e Veriut në disa momente të jetës së tyre dhe më pas vendosën kundër. Prandaj, unë argumentoj se rrëfimet e atdheut u zhvendosën nga atdheu i braktisur stërgjyshor në shtëpi me identitete të shumta, gjë që “miti i kthimit” nuk arrin ta shpjegojë, por ndihma me njerëz, intelektualë dhe biznesmenë të tillë si Aqif Neli e ndonjë tjetër, e mban gjallë atdheun gjithnjëtek risia e re shqiptare.