Prof. Dr. Eshref Ymeri: Jemi komb pa zot ndaj po luhet dhe me shtëpinë e Nënë Terezës në Shkup

643
Sigal

Politikanët mercenarë shqiptarë, si bashkëpunëtorë të grekosllavizmit, janë varrmihës të kombit shqiptar

Sllavomaqedonasit nuk mund të mos ndjekin gjurmët e grekoserbizmit në çështjen e grabitjes së historisë sonë.

Intelektuali i njohur shqiptaro-amerikan Frank Shkreli, në Portalin“Fjala e Lirë”,  ka ngritur këto  ditë një problem shqetësues në dy analiza të botuara, njëra me titullin “A di kush se ç’ka po ndodh në Shkup me shtëpinë e Nënë Terezës” dhe tjetra e titulluar Duket se po trashen punët rreth truallit të shtëpisë”, ku vë në dukje përpjekjet e sllavo-maqedonasve për të shlyer gjurmët e identitetit dhe të pranisë historike shekullore të shqiptarëve në trojet e veta”. 

Ky intelektual i nderuar ka shumë të drejtë të shqetësohet se për asnjë çast nuk e ka ndier veten të shkëputur nga trojet amtare. Përpjekjet e ethshme jo vetëm të sllavëve, por edhe të grekëve për ç’kombëtarizimin e shqiptarëve, shkojnë thellë në histori.

Thaçi, duke ecur në gjurmët e Enver Hoxhës, nuk mund të ngrinte padi në atë Gjykatë kundër Serbisë për masakrimin e Kosovës dhe për poshtërimin që i bëri popullit të saj me përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave kosovare.

Historiani i njohur i lashtësisë së ashtuquajtur greke, Herodoti (484-425 p.e.r.) ka shkruar se Akropoli i Athinës ka qenë kështjellë pellazge. Po kush e përmend sot një gjë të tillë në Greqinë e majmur me troje shqiptare?

Ardhacakët serbosllavë, të cilët edhe emërtimin serb e kanë nga shqipja e dialektit të gegërishtes, na grabitën jo vetëm trojet, por edhe historinë. Na grabitën kishat dhe manastiret katolike në territorin e Kosovës dhe sot me to kërkojnë të krijojnë një entitet të pavarur ortodoks brenda saj. Sllavomaqedonasit nuk mund të mos ndjekin gjurmët e grekoserbizmit në çështjen e grabitjes së historisë sonë. Ata i bluan përbrenda smira dhe xhelozia e tmerrshme që Nënë Tereza, një personalitet i përmasave botërore në fushën e humanizmit, ka gjak të pastër shqiptar.

Serbosllavizmi nga veriu, sllavomaqedonizmi nga lindja dhe greqizmi nga jugu, edhe në shek. XXI, po i vazhdojnë djallëzitë e tyre për çkombëtarizimin e shqiptarëve. Dhe kanë sukses, sepse gëzojnë mbështetjen e politikanëve mercenarë shqiptarë në trekëndëshin Tiranë-Prishtinë-Shkup. Shikoni se ç’po bën Thaçi: për interesat e Malit të Zi, fali 8200 ha tokë alpine dhe tani kërkon t’i lëshojë Beogradit trojet tona në Veriun e Mitrovicës, në mënyrë që Kosova të mbetet e vdekur dhe e pakallur. Sllavomaqedonasit fshijnë nga kujtesa jonë historike Nënë Terezën dhe sa e sa herë kanë dhunuar ndërtesën ku u mbajt Kongresi i Manastirit, i cili për shqiptarët përbën një simbol kombëtar. Por politikanët shqiptarë në Shkup s’bëhen të gjallë dhe t’u tregojnë vendin. Grekët bëjnë sikur nuk e dinë që trojet tona amtare shkojnë deri në Artë e Prevezë dhe Çamëria është pjesë e pandarë e shpirtit shqiptar. Sigurisht, se s’ka kush t’ua vërë kufirin te thana.

Politikanët mercenarë shqiptarë, si bashkëpunëtorë të grekosllavizmit, janë varrmihës të kombit shqiptar. Nuk e di cila është arsyeja kryesore që nga radhët e popullit shqiptar dalin në krye vetëm politikanë mercenarë.

Argati i grekosllavizmit, Enver Hoxha, s’mund të ngrinte padi kundër Greqisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë për masakrimin e popullsisë shqiptare të Çamërisë, ashtu siç nuk ngriti padi kundër Jugosllavisë titiste për masakrën e Tivarit, se edhe vetë kishte qenë bashkëpunëtor i Beogradit për organizimin e saj. Pasardhësit neokomunistë të Enver Hoxhës, si mercenarë në shërbim të Athinës, nuk mund të ngrenë padi për barbarizmat që kreu Greqia në Çamëri. Thaçi, duke ecur në gjurmët e Enver Hoxhës, nuk mund të ngrinte padi në atë Gjykatë kundër Serbisë për masakrimin e Kosovës dhe për poshtërimin që i bëri popullit të saj me përdhunimin e 20 mijë vajzave dhe zonjave kosovare. Athina po vazhdon greqizimin e Shqipërisë së Jugut dhe politikanët mercenarë të Tiranës bëjnë sikur nuk dinë gjë. Prandaj qytetarët shqiptarë nuk dëgjuan kurrfarë reagimi të politikanëve të Tiranës, duke filluar nga kryeministri dhe deri te kryetari i opozitës, ndaj emisionit të gazetarit të shquar dhe intelektualit të rrallë me brumosje atdhetarie Marin Mema, me titull “Grupe greke greqizojnë fshehtas Shqipërinë. Ja plani i fshehtë”, të transmetuar në kanalin televiziv “Top Channel” më 09 maj 2020.

Shikoni se ç’po bën Thaçi: për interesat e Malit të Zi, fali 8200 ha tokë alpine dhe tani kërkon t’i lëshojë Beogradit trojet tona në Veriun e Mitrovicës, në mënyrë që Kosova të mbetet e vdekur dhe e pakallur. Sllavomaqedonasit fshijnë nga kujtesa jonë historike Nënë Terezën dhe sa e sa herë kanë dhunuar ndërtesën ku u mbajt Kongresi i Manastirit, i cili për shqiptarët përbën një simbol kombëtar.

Politikanët mercenarë shqiptarë, si bashkëpunëtorë të grekosllavizmit, janë varrmihës të kombit shqiptar. Nuk e di cila është arsyeja kryesore që nga radhët e popullit shqiptar dalin në krye vetëm politikanë mercenarë. Kur në krye të politikës shqiptare doli Albin Kurti, si kryeministër në Kosovë, dhe në programin e qeverisë vuri një objektiv shumë të rëndësishëm – ngritjen e padisë kundër Serbisë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë – lukunia e mercenarëve të Kuvendit, me në krye argatin e Millosheviçit Isa Mustafa, nën frymëzimin e Hashim Thaçit, të njeriut që varet nga Beogradi, siç ka deklaruar Aleksandër Vuçiçi, u ngrit bllok më këmbë për rrëzimin e qeverisë Kurti, duke mbrojtur me zjarr interesat e Serbisë. Në këtë mes duhet të ketë një mallkim hyjnor për shqiptarët, se ndryshe si duhet shpjeguar qëndrimi i politikanëve të tyre kundër interesave kombëtare? Të vjen të vësh duart në kokë që kombi shqiptar është komb pa zot.