Prof. Dr. Artan Xh. Duka: Ustallarёt e populizmit

77
Sigal

Populizmi sot turbullon e ndan qytetarёt qё shpesh detyrohen tё zgjedhin mes dy tё “kёqijave”, qё i ndan njё det i tёrё. Retorikat pёrgjatё Brexit, zgjedhjet nё SHBA, ekstremi i djathtё dhe qeverisjet nё BE (Franca, Hungaria, Polonia, Italia etj) nuk janё oguri i duhur pёr rajonin e njerёzimin qё pavarёsisht kufijve e flamujve ndan tё njёjtin fat e ҫati.

Kur vjen puna tek Amerika, shqiptarёt nuk i ndan dot kush dysh ndaj edhe brohorimat “fitore-fitore” apo deliret “konservatore”, apo “liberale” pas ҫdo palё zgjedhjeve atje pёr interesa okulte nga politika e pёrfolur qё stis ndasi, nuk pёrfillen nga kush. Mbase mund tё zhgёnjejnё dikё matanё oqeanit se duket sikur po mbahet anё, por nuk ngatёrrohet me popullin shqiptar.

NOA

Njё “cirk” tё tillё urime-urrejtje nё rajon mbase mund t’a bёjё Serbia apo dikush tjetёr nё rajon qё ҫoҫ u rren mёndja se do ua dalin shqiptarёve kur nё fakt, kushdo qoftё nё Shtёpinё e Bardhё, Amerika ka njё shekull qё ёshtё krah kombit shqiptar e ne jemi mirёnjohёs pa dallim.

Pёr sot e mot!

Ndonëse “indiferent” ndaj zgjedhjeve nё Amerikё, ato mbeten gjithnjё edhe pёr ne shtysё pёr reflektim. Edhe kur vjen puna tek populizmi ndonëse e gjithё propaganda kundёr tij stonon e shndёrrohet nё bumerang kur artikulohet nga njё takёm snob politik qё jeton brёnda “flluckёs” sё tij.

“Populizmi” me masё ёshtё domosdoshmёri nё demokraci jo vetёm pёr tё “matur” veten, por edhe se pёrtej retorikёs e demagogjisё, vёmёndja ndaj qytetarit vlerёsohet prej tij dhe njё politikё korrekte e gjithpёrfshirёse sesa populiste, ёshtё popullore. Ajo qё stonon ёshtё snobizmi politik, karshillёku e autoritarizmi mё pas.

Politika bart moral e dinjitet kur ofron mbi tё gjitha, atё qё shoqёria ka nevojё dhe interesit afatgjatё, pavarёsisht se ёshtё apo jo ajo qё shoqёria momentalisht dёshiron. Politika duhet tё udhёheqё dhe jo tё ndjekё pas, pavarёsisht kostos zgjedhore, sepse e drejta nuk ёshtё punё popullariteti e votash dhe koha punon pёr tё. Ndryshe, politika rrezikon moral e dinjitet edhe kur fiton!

Njё politikё vizionare ofron tё mirёn afatgjatё, pёr tё gjithё pa pёrjashtim, pavarёsisht kostos sё ditёs. Si me reformat nё ekonomi, mbrojtjen e mjedisit, tё drejtat e njeriut etj e kёtu populizmi, qoftё edhe pёr tё mira si punёsimi (p.sh dyzimi Harris rreth shpimeve pёr gaz), urbanizimi (legalizimet e ndёrtimeve kuturu) etj, vetёm humb kohёn e vyer pёr tё gjithё.

Tё “fortё” me bollёk!

Gadishulli Ilirik ёshtё qeverisur gjithnjё nga tё “fortё” qё populizmin e kanё nё “gjak”. Por, ndryshe nga bota demokratike ku populizmi kontrollohet nga sistemi, nё rajon ai kontrollon sistemin e merr kot kur ato, qё ndodhin nё perёndim shihen si konfirmim i dorёs sё fortё!

Retorika populiste nё perёndim nuk ёshtё ajo qё i duhet vёndeve qё duan tё bёhen njёsh me tё. Populizmi sot turbullon e ndan qytetarёt qё shpesh detyrohen tё zgjedhin mes dy tё “kёqijave”, qё i ndan njё det i tёrё. Retorikat pёrgjatё Brexit, zgjedhjet nё SHBA, ekstremi i djathtё dhe qeverisjet nё BE (Franca, Hungaria, Polonia, Italia etj) nuk janё oguri i duhur pёr rajonin e njerёzimin qё pavarёsisht kufijve e flamujve ndan tё njёjtin fat e ҫati.

Rajoni ynё ёshtё i prirur pёr autoritarizёm e populizёm pafre dhe ҫdo formё populizmi, ulje e stekёs demokratike, zgjedhjesh dramatike nё Perёndim etj, janё kova “benzine” nё hirin nacionalist e autoritarizmin nё rajon. Ndaj dhe ёshtё domosdoshmёri qё nё rajon, sikurse edhe nё perёndim, tё zhbёhet pёrmes reformave dora e “fortё” dhe institucionet e ligji tё jenё roje tё vlerave e standarteve demokratike edhe kur politika bie nё batakun populist. Me institucione tё forta, populizmi nuk ёshtё fatalitet; mё e keqja ёshtё ngecja nё vёnd deri nё zgjedhjet e rradhёs, por kurrsesi kthimi pas.

“Mato Grudat” e tranzicionit

Politika shqiptare ka dekada qё e ka shndёrruar populizmin e dorёn e “fortё” nё normё dhe “Monarkia” pa letra ёshtё sot dёshmi e qorrsokakut demokratik. Rama po “thinjet” nё qeverisje dhe kjo jo vetёm pёr meritё tё tij, por dhe “meritё” tё opozitёs sё telendisur Berisha-Meta qё kontribut tё vetёm ka mbajtjen e Ramёs nё pushtet. Vetё dehja nga pushteti ndёrkohё rrezikon dorёn e fortё, autoritarizёm, karshillёk, demagogji, klientelizёm etj sfida pёr kёdo qeveri qё rri majё “fikut” gjatё.

Politikat alla “Mato Gruda” tё brёndshme e tё jashtme, “kёshillimet” kombёtare, konҫesionet me “bishta”, populizmi me tapitё e politika sociale, qё krijojnё pabarazi me ligj mes shtetasve, pabarazia klasore, varfёria, hallet e pensionistёve etj., me pasojё shpopullimin e vёndit nga rinia qё stepet tё plaket aty, ҫekuilibrimi ekonomik nё favor tё turizmit, ndёrtimit e shёrbimeve, ndarja nё “llokma” e pasurisё natyrore qё nuk kursen as Sazan, kampet e emigrantёve etj nuk janё rastёsi. Janё rrjedhoja tё dehjes me pushtetin e mirёqёnё falё edhe mjerimit opozitar, sistemit zgjedhor, propagandёs dhe gjetjes sё telave me perёndimin qё mbyll njёrin sy.

Politikat alla “Mato Gruda” tё brёndshme e tё jashtme, “kёshillimet” kombёtare, konҫesionet me “bishta”, populizmi me tapitё e politika sociale, qё krijojnё pabarazi me ligj mes shtetasve, pabarazia klasore, varfёria, hallet e pensionistёve etj., me pasojё shpopullimin e vёndit nga rinia qё stepet tё plaket aty, ҫekuilibrimi ekonomik nё favor tё turizmit, ndёrtimit e shёrbimeve, ndarja nё “llokma” e pasurisё natyrore qё nuk kursen as Sazan, kampet e emigrantёve etj nuk janё rastёsi.

Plazh me bishta pas e paradoksi me refugjatёt

Ndonse qeveria ka merita nё integrimin drejt BE, ai mbetet gjithnjё kontribut brezash e mbarёpolitik. Por politika, po aq sa merita, ka edhe kusuret e saj. Respekti ndaj qytetarit fillon nga tejdukshmёria qeveritare dhe ajo rёndom mungon. Sazani ёshtё sa destinacion unik turistik me interes borde jahtesh, po aq edhe aset sigurie kombёtare por pёr atё nuk pyetet kush.

Zhvillimet treguan se ca vizita turistike si Meloni, njerёzit e Trump etj, nuk bёnё vaki se iu hap barku pёr turizmin magjeps shqiptar dhe lajmet rreth Sazanit, kampet e refugjatёve etj., janё dёshmi e “mjegullёs” lart nё shpёrfillje tё qytetarit shqiptar.

Italisё i kemi dhe na ka shumё borxhe historikisht dhe ka plot mёnyra pёr tё bёrё tonёn pa qёnё e nevojshme tё hapim kampe refugjatёsh. Jo vetёm se Italia ka boll ishuj vetё, jo vetёm se imazhi i “gogolit” pёr tё trёmbur afrikanёt e aziatikёt e ngratё bie ndesh me imazhin joshёs turistik qё propagandohet me aq zell nga Rama vetё, por edhe se shfaqet si paradoks kur mendon afatet e integrimit nё BE.

Ideja e kampeve jashtё BE ёshtё tё dekurajohen refugjatёt qё rrezikojnё kokёn e tё ardhurat e prapё nuk qasen dot nё BE. Por nёse nё pak vite vetё Shqipёria do tё jetё BE atёhere ose kampet nё fjalё do tё jenё para e vajtur dёm nga Meloni dhe Italia do e nisi nga e para tjetёrkund ose integrimi ynё nё BE nuk ёshtё aq i shpejtё sa e pandehim dhe nёse ndodh, Shёngeni do marrё kohё.

Opozitё e re pёr njё ёndёrr tё vjetёr   

Rama vetё, me shumё gjasa, nuk tёrhiqet nga politika shpejt. Synohet mandati i 4 e pёrmёndet edhe Merkel ndonëse ajo jetonte nё apartament e bёnte pazar si tё tjerё. Nё kushtet kur ai nuk hap krahun, kur PS ёshtё e pazonja tё bёjё garё brёnda vetes, kur opozita histerike-historike mban veten me gajret dhe ligji zgjedhor ёshtё anti-meritokratik, e vetmja shpresё mbetet tek drejtёsia dhe opozita e re. Drejtёsia pёr tё pastruar llumin e abuzimit ndёrkohё qё palo-politikanёt shqyejnё njёri-tjetrin si qёntё nё kasaphanё dhe opozita e re pёr t’i tunduar votuesit sёrisht tek vota.

Opozita e re duhet tё jetё njё lёvizje qytetare gjithpёrfshirёse, koalicion qёndre qё ngёrthen politika tё majta e tё djathta, sepse qytetari ёshtё i tillё e lyp tё dyja. Ajo duhet tё premtojё solemnisht rishikim tё gjithshkaje tё mbrapshtё nё vёnd. Nga ligji zgjedhor, qё nё analogji me kolegjin zgjedhor nё SHBA (sistem mazhoritar) duhet tё jetё meritokratik, ligji i pronёs qё ajo tё shkojё tek i zoti dhe jo tek mё i “zoti” etj.

Opozita e re ёshtё sot mes dy zjarreve, sepse Berisha e Rama janё aty pёr mbijetesё. Romuzet si “Sude” tregon se po cingёrisen nervat e politikёs sё vjetёr qё u mёsua gjatё pa garё dhe harron si “Zapata” se dikur ishte vetё nё rreth. Boll tё mos bjerё nё kurthin e sё shkuarёs duke u vetshpallur e majtё apo e djathtё “historike” sepse nuk ia dalin dot me “origjinalin” pёrballё.

Mbase “populizmi” nё perёndim ndreq e prish punё (Amerika, me apo pa Trump, mbetet e madhe falё sistemit), por tek ne vetёm ndreq kur mendon se sistemi ёshtё nёpёrkёmbur gjatё. Apeli mbarёpopullor nuk ёshtё populizёm dhe nuk ka pse komplekson opozitёn e re. Shoqёria ka kohё qё pret tё shohё e besojё tjetёrkund!