Prof. Dr. Artan Xh. Duka: Bëj lajm edhe me Greqinë se e vërteta sjell më pranë

200
Sigal

Prof. As. Dr. MSc. Artan Xh. DUKA

Elefanti në dhomë

Pak vite më parë Edi Rama tha publikisht të vërtetën historike rreth Kosovës në Beograd. Shtangu e krijoi tensione momenti, sepse e tha në sy, shkoqur dhe pa doreza “protokollare”, por më pas hapi një qasje të re për marrëdhëniet mes nesh. Historia dëshmon se krijimin para nesh si shtete në rajon, Serbia e Greqia e shfrytëzuan si “tapi” për hapësirat dhe historinë e tij duke krijuar mite e tabu të “vërtetash” të denja për “Rrobat e Mbretit” të Andersenit, në kurriz të së vërtetës historike, shqiptare në rradhë të parë, në rajon. E thënë në sy, e vërteta sfidoi kompleksimin, pasigurinë e ndrojen tradicionale se ajo ndoshta më shumë prish se sa ndreq punë dhe se në rrugën drejt BE, mund të trazojë bashkëjetesën e brishtë paqësore në rajon. Koha tregoi se futja e “elefantit në dhomë” e uli Sërbinë me këmbë në tokë dhe sot marrëdhëniet shqiptaro-sërbe janë më realiste se më parë sipas motos “… bashkëpunimi, miqësia, mbase personale, miqësi, por ndërkohë e vërteta e vërtetë”. E vërteta, sado trazon, e thënë ballazi është në vetvete gjest sinqeriteti dhe shtrirjeje dore për më tej, shteg për t’i shpëtuar maktheve e pengjeve të së shkuarës e parë më tej. Nuk prish, por përkundrazi ofron mundësi për fqinjësi, bashkëpunim dhe pse jo, miqësi të sinqertë për më tej. Doza e realizmit, që e vërteta ofron, çliron marrëdhëniet nga klishetë e ngurta e teatraliteti tradicional, nxit komunikimin e bashkëpunimin efektiv mes palëve duke ia lënë kohës të bëjë të vetën më pas. Shprehje e vullnetit të mirë për bashkëpunim realist është sot vetë Ballkani i Hapur që ndonëse etiketohet nga syresh si i nisur nga sërbët, afron e bën njësh trevat shqiptare si kombi i vetëm ende i ndarë në gadishullin Ilirik.

Pas “buzëqeshjes” së sforcuar greke fshihet si përhera nervozizmi i atij që për të varrosur të vërtetat.Nga çështja çame e genocidi ndaj Çamërisë, njohja e të drejtat e arvanitasve duke bashkëpunuar edhe me arbëreshët e Italisë për të ruajtur trashëgiminë arbërore, denoncimi i ligjit të luftës me të cilin Greqia bën “budallain” dhe e mban qëllimisht, parimi i reciprocitetit dhe vijat e kuqe ndaj çdo arrogance e hundëfutje nga fqinji në punët tona (tam-tamet për minoritetin, tekstet shkollore, llogjet për Himarën etj),

“Binjakët” në rajon meritojnë lajmin e vërtetë dhe jo trille e gjepura pafund

Realizmi në rritje në marrëdhëniet mes nesh dhe Sërbisë duhet të shtrihet edhe me Greqinë. E vërteta, e thënë në kohën dhe vëndin e duhur, nuk ka pse të stepet nga fakti se Greqia ka veto për rrugën në BE, se jemi aleat në NATO apo se gëzon mbështetje krejt tjetër nga Serbia në SHBA. Sikurse në rastin e Sërbisë, ajo vetëm çliron nga makthet e pengjet e së shkuarës, ngjiz dinjitet dhe garanton bashkëpunim e miqësi të sinqertë më tej. Përpara se rajoni të ndahej arbitrarisht me kufij dy shekuj më parë, ishte për mijra vjet shtëpi e të gjithëve e bashkonte pa dallim. Si kombe “binjak” historik në gadishullin Ilirik, grekët e shqiptarët e sotëm kanë nevojë vetëm për hapje mes vetes të atillë që bën anakronik si kufirin ashtu edhe retorikat e ndarjes e mosbesimit reciprok mes nesh. Rama ia tha të vërtetën në sy Vuçiçit dhe ajo i solli më pranë. Në kohën e vëndin e duhur ta bëjë edhe me Greqinë. Realiteti mes nesh ka nevojë jo për shashka të stisura, por lajm të vërtetë. Sikurse me Sërbinë, Edi Rama duhet të bëjë lajm edhe me Greqinë. Nga çështja çame e genocidi ndaj Çamërisë, njohja e të drejtat e arvanitasve duke bashkëpunuar edhe me arbëreshët e Italisë për të ruajtur trashëgiminë arbërore, denoncimi i ligjit të luftës me të cilin Greqia bën “budallain” dhe e mban qëllimisht, parimi i reciprocitetit dhe vijat e kuqe ndaj çdo arrogance e hundëfutje nga fqinji në punët tona (tam-tamet për minoritetin, tekstet shkollore, llogjet për Himarën etj), të drejtat e emigrantëve shqiptarë të pas viteve 90, absurdi i ndarjes së detit të ndarë tashmë prej krijimit të shtetit, dalja për një vizitë nga trevat çame dhe ato arvanitase kudo nëpër Greqi me kamera dhe gazetarë (mbase kryeministri grek ofron edhe një helikopter), vënia e një kurore tek të shquarit tanë matanë kufirit nga Ali Pasha, Marko Boçari me shokë, nderimi për  arvanitasin e madh Aristidh Kola etj, një minutë heshtje për viktimat e genocidit grek zervist që të bjerë edhe në sytë e veshët e BE e botës mbarë… E vërteta e thënë në sy nuk do të ishte fundi i botës e prishje “ekuilibrash” sikurse druan ndokush. Vetëm fundi i botës së trillimit, që duke tjetërsuar të shkuarën, po tjetërson ende të tashmen. “Topi”, me hak, duhet hedhur në oborrin grek, sepse statukuoja e tanishme me pretendime të paqëna greke (sot Beleri, nesër kush e di çfarë) ndërkohë që kauza reale kemi vetëm ne, vërteton si gjithnjë se pas “buzëqeshjes” së sforcuar greke fshihet si përhera nervozizmi i atij që për të varrosur të vërtetat, kërkon me qiri ndonjë sebep të stisur për të devijuar vëmëndjen apo “allnuar” me tjetrin e shmangur ballafaqimin për temat tabu. Marrëdhënia Shqipëri-Greqi ka nevojë për një dozë të madhe realizmi. Të vërtetat janë jetike për dy popuj “binjak” që ndajnë fatin prej mijra vjetësh në rajon. Edi Rama të bëjë të tijën, sepse herët a vonë, pala greke do të shohë sens, sepse do të sensibilizohet edhe politika e opinioni grek, por dhe ai ndërkombëtar. Sikurse me Vuçiçin Rama flet sot pa teklif e kokë më kokë pavarësisht qëndrimeve të kundërta për Kosovën, kjo duhet të ndodhë edhe me homologun në Greqi. Greqia mund të kundërshtojë gjatë kauzën Çamëri, por kjo e fundit të paktën do të jetë e pranishme në çdo tryezë. Fati i integrimit në BE nuk preket nga e vërteta. Jo se e drejta e vetos si mekanizëm sot është dilemë në vetë BE, por se Greqia e çliruar nga pengjet e së shkuarës nuk do e uli më veten e humbasë dinjitet me kanosje vetoje për në BE me sebepe allabeleri sot, ku i dihet mot, ndërkohë që vetë Shqipëria po gëzon mbështjetje në rritje në perëndim. Por dhe nëse e bën hë për hë, aq na bën, sepse integrimi, edhe pa këto yçkla, prapë do të marrë ca kohë. Ajo që mbetet është nëse do të trokasim kokëulur e kushedi se kur në “derën” deri atëhere shurdhe të BE apo do i bëjmë vënd vetes me dinjitet duke e gjetur më pas “derën” hapur me vetë mikpritësin tek pragu i saj. Gadishulli Iirik duhet të çlirohet nga fabrikimi i së shkuarës, grindavecët dhe ngackarët që bëjnë të fortin prej dy shekujsh në rajon. Që bëjnë zhurmë, vënë kujën e hedhin vickla vënd e pa vënd për të paqëna për të shmangur ndërkohë vëmëndjen nga dalja e të vërtetave e kauzave reale që nuk ka “rrasë” varri që i mbulon. Zullumi historik i së shkuarës duhet të dalë në shesh ndryshe ai nxit zullum më tej sipas qasjes “mbrojtja më e mirë është sulmi” që vetëm ushqen tension pambarim në rajon. Sikurse Kosova po synon reciprocitet me Sërbinë duke shmangur gracka si Bashkësia e Komunave në veri që nisur nga premisa të rrejshme rrezikon të marrë peng të ardhmen e saj dhe rajonit, ashtu edhe Shqipëria duhet të vijojë më tej me artikullimin pa komplekse e ballë për ballë të të vërtetave historike ndaj atavizmave historikë në gadishullin Ilirik. Opinioni brënda e jashtë vëndit, politika ndërkombëtare meriton lajmin e vërtetë dhe jo bujën e shashkat e trillimit pafund grek që ka kohë që merr kot e më kot për të justifikuar apo shmangur vëmëndjen nga trillimi i parë grek, që mban të sotmen ende peng të së shkuarës që për të mirën e të dyja palëve duhet lënë pas. Edi Rama bëri lajm në Sërbi; t’a bëjë edhe në Greqi, sepse vetëm e vërteta na sjell më pranë.