Prof. Dr. Ago Nezha: Koncepti mbi lirinë dhe robërinë

248
Sigal

 

 

Nuk harrohen Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Avni Rustemi

Nyjen politike mes Rusisë dhe Ukrahinës, Putini pasi nuk e zgjidhi dot me gjuhën e marrëveshjes dhe kompromisit, zgjodhi ta zgjedhë me gjuhën e dhunës. Duke qënë në qetësinë e tyre miqësore të dy vëndet fqinjë, paqen e kthyhen në luftë agresive, që ka prodhuar dhe vazhdon ende me katastrofa njerëzore, ekonomike dhe sociale mes qytetarëve. Lufta është provuar jo pak herë, që njerëzimit i sjell vetëm fatkeqësi, shfarosje, varfëri dhe asnjë dobi. Siç shkruan shkrimtari i madh Viktor Hygo: “Paqja është virtyt i qytetërimit, lufta krimi i saj”. Liria është thesari më i çmuar për njeriun. Koha ka treguar se liderë të ndryshëm botëror, me ngarkesa psikike të madhështisë, autoritarizmit të ushtrimit të ideve personale, të sundimtarit të pushtetit, lirinë e konsiderojnë si pronë të tyren, që e administrojnë me të gjitha mjetet, qofshin dhe ato të dhunës. Këtë po e përligj më së miri, aventura kondraverse e Putinit ndaj Ukrahinës. Me gjithë reagimet e ashpra të ndërkombëtarëve, jo vetëm europian, por dhe ata botëror, Putini nuk tërhiqet nga çmenduria e tij pushtuese dhe shkatërruese. “ Ujku dhe qengji e kuptojnë në mënyra të ndryshme fjalën “ liri”, shkruan Linkoln. Lufta ruso-ukrahinase, që po trondit botën, po provon se të jesh i lirë do të thotë që mos të biesh rob i llogjikës tënde emocionale. Shembujt e luftrave shekullore kanë provuar se të gjithë tiranët, që kanë jetuar në periudha të ndryshme historike, kanë besuar në lirinë sipas konceptit të tyre, në atë liri që ju ka shërbyer interesave dhe qëllimeve të tyre obskurantiste. Edhe Putini, agresionin ndaj Ukrahinës, e motivon si një atribut të tij, për të “ruajtur” lirinë e shtetit fqinjë, për të mos aderuar në NATO. Lirinë e individit, apo të popullit, e vendos ai subjekt që ka hapësirën e nevojshme të shpalosë energjitë, mendimin, idealet dhe cilësitë e larta morale të popullit të vet. Çdo diktat mbi këto parime, është skllavëri. Politika ndërkombëtare nuk mund të presi që nga despotizmi rus të kalojë në liri me lutje e konçesione. Nuk mund të jetë i lirë një popull agresiv, që kërkon të pushtojë e shtyp lirinë e të tjerëve për interesa nacionaliste. Putini pa e menduar mirë, duke kërkuar të pushtojë Ukrahinën, të mohojë lirinë e tyre arbitrarisht, pa e kuptuar, ka humbur lirinë e vet dhe jeton me ndjenjën e ankthit dhe persekucionit shpirtëror. Pushtuesi humbet kulturën humanitare, konceptin për lirinë, pa dashur vret ndërgjegjen popullore, plagos shpirtin dhe mendimin e lirë. Ai jeton mes perandorisë së ankthit dhe frikës. Putini i mbyllur në kafazin e tij, ka humbur lirinë personale. Tirania, lufta pushtuese, është gjithmon shprehje e çekuilibrit mendor, e dobësive karakeriale dhe egoizmit të sëmurë.

Liria është thesari më i çmuar për njeriun. Koha ka treguar se liderë të ndryshëm botëror, me ngarkesa psikike të madhështisë, autoritarizmit të ushtrimit të ideve personale, të sundimtarit të pushtetit, lirinë e konsiderojnë si pronë të tyren

 

S’ka shkallë krahasimi mes dy liderëve

Dy personazhe që kanë pika të përbashkëta dhe kanë bërë histori, i pari për mirë dhe i dyti për keq, për moralin e popullit të tyre, në distanca kohore të largëta, janë Presidenti Zelensky në Ukrahinë dhe Mbreti Zog në Shqipëri. Historia përsëritet në formë spirale dhe është dëshmimtarja e pakundërshtueshme, që nuk vjetërsohet kurrë. Ajo flet me ngjarje, me data, me aktorë konkret, jo me opininione subjektiviste. Agresioni rus për të pushtuar Ukrahinën, shpalosi disa cilësi të veçanta të personalitetit të Presidentit Zelensky. Qëndrimi heroik, pa u lëkundur, që po mban Zelensky, tregon një moral të lartë, si bir i denjë i popullit të Ukrahinës, që mishëron cilësitë më të mira të kombit të vet. Ai, me gjithë ofertat, thirrjet dhe sigurinë që i ofruan SHBA, për t’u larguar nga fronti i luftës, pasi i rrezikohej jeta personale dhe familjare, e refuzoi me dinjitet, duke pohuar se unë përfaqësoj aspiratat e popullit të Ukrahinës, për të mbrojtur me çdo çmim, lirinë e shënjtë të vendit tim nga pushtuesi. Ky është modeli i një kryetari shteti, me ndjenja të thella patriotike, që vërteton thënjen e Volterit se: “ Atdheu është vëndi ku robërohet shpirti”. Ky akt patriotik, tregohet dhe shfaqet në raste solemne, në ditë të vështira, për ekzistencën e kombit tënd. Të jesh pa atdhe, do të thotë të mbetesh si kokrra e rërës, që të merr era dhe nuk di se ku të përplas. Vatra atërore është e shënjtë për çdo qytetar, pa folur për kreun e shtetit, që është përfaqësues i kombit të vet.

Po të sjellim në retrospektivë pushtimin e Shqipërisë më 7 Prill të vitit 1939, ku pati viktimat e veta, që nis nga heroi i ditës Mujo Ulqinaku, që bëri rezistencë bashkë me luftëtarë të tjerë kundër pushtuesit fashist italian. Ky heroizëm sublim fatkeqësisht u tradhëtua nga mbreti Zog. Kjo është një histori, që nuk na bën krenar si komb, pasi kreu i shtetit, Mbreti Zog, e braktisi vendin me sjelljen e tij më të shëmtuar. Një ditë pas pushtimit të vendit nga Italia Fashiste, Mbreti Zog sëbashku me familjen e tij, ngarkoi valixhet me flori, shoqëruar nga suita e tij oborrtare dhe ja mbathi jashtë, dhe mori strehim politik në Europë, duke e lënë Shqipërinë në mëshirë të fatit. Ky akt tradhëtie, është një njollë e zezë në historinë e Shqipërisë, që s’ka vënd krahasimi me qëndrimin e Zelenskyt ndaj agresionit rus. Mbreti Zog, karakterin dhe qëndrimin e tij koniunktural për të siguruar sundimin e tij, e kishte treguar dhe më parë, duke bërë kompromise territoriale me Jugosllavinë, që i fali Shën Naunin dhe Malësinë e Dukagjinit dhe eliminoi kundërshtarët e tij politik, patriotët dhe dijetarët si Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Avni Rustemin etj.

Për gjithë këto “merita” kriminale shteti i sotëm “demokratik” i ka ngritur një monument madhështor, së fundi duke i prurë në krahë dhe Geraldinën dhe ka emërtuar rrugë e sheshe Zogu i Parë, se si duket ka ndërmend të emërtojë dhe “ Zogu i Dytë”, “ Zogu i Tretë”, e pa le ku fluturon mendimi dhe fantazia pa limit, “gjeniale” e pushtetarëve tanë. Unë i kam propozuar Bashkisë që te sheshi me monumentin e Zogut, të vendoset një pllakë ku të shkruhet: “ Sheshi i Tradhëtarëve”, ku të ketë vend të ngrihen monumente të tjera të “ Non gratave”, që do pasojnë në vazhdimësi. Është në turpin dhe marrëzinë e shtetit shqiptar, që në kryeqytetin e vendit, nuk ka një shesh dhe monument madhështor për krijuesin e shtetit shqiptar, heroin e përjetshëm të popullit, Ismail Qemalin. E kam ngritur e do vazhdoj ta ngre zërin me forcë, për këtë indiferencë të gjithë pushteteve, që është baraz me tradhëti. Një vend që nderon tradhëtarët dhe harron çlirimtarët, s’ka të ardhme.