Prof. As. Dr. Xhevdet ZEKAJ/ Po me Pavlina Evron ç’ patën?!

1157
PS dhe Rilindja ka bërë shume gjera te mira, ndoshta dhe gabime, por nëse ka ndonjë lajm, emërim a vlerësim qe me ka lumturuar si pjese e sportit është dhe emërimi në Selanik si Konsulle, i kampiones së madhe, legjendën e atletikës Pavlina Evro Ylli! Faleminderit Edi Rama, faleminderit Ditmir Bushati për këtë zgjedhje ideale qe na bën krenar! Ajo është ambasadore e vërtetë, ajo është imazh i Shqipërisë së pastër dhe krenare! Pavlina Evro është simbol i triumfit ne sportin e ndershëm! Urime kampione, me ty është gjithë Shqipëria! Konkurrenca brenda llojit është më e ashpër dhe këtë më mirë se kudo e ka vërtetuar politika shqiptare. Por që të sulmosh një idhull, një qytetare model, një kampione, një nënë dhe një bashkëshorte të përkushtuar, vetëm e vetëm se ca njerëzve nuk u realizua skenari për të punësuar të afërmin apo njeriun e besuar të tyre, kjo nuk ndodh vetëm nga njerëz të paskrupullt dhe interesaxhinj meskinë, edhe pse mbajnë poste të larta deri në Qeveri. Po flas konkretisht për sulmin që iu bë Pavlina Evros, e cila është zgjedhur si Konsulle në Selanik. Një gazetar paska “zbuluar” se Pavlina është minoritare, duke nxjerrë edhe dokumentin përkatës. Dhe disa medie nxituan ose ua serviren këtë gjë si skup vetëm e vetëm për të hedhur baltë mbi figurën e Konsulles. Por shqiptarët dhe jo vetëm, kanë memorie. Po James Belushi që ka pasaportë amerikane dhe nuk di asnjë fjalë shqip përse u bë hero në Shqipëri nga këtë persona dhe këta lloj gazetarësh, që u ka ngel ora tek Ramiz Alia, i cili e cilësonte Ismail Kadarenë se iku në Francë “Tradhtar”! Po me mijëra shqiptar që na nderojnë andej, a janë tradhtarë? Po nëse nesër zoti E. Selami bëhet Ministër i Jashtëm? Por, por me dhjetëra shqiptarë që janë në piramidën e lartë të Administratës Publike të Republikës së Shqipërisë çfarë duhet bërë? Dhe nëse ka Shërbimi Diplomatik ndonjë rast skandal janë ambasadorë në pension, 75 a 80 vjeçarë dhe komisioni i jashtëm, media, politikanë apo televizione e figura mediatike e politike duhet të klithnin e nxirrnin drejtësi. Po përse minoritarët, romët, vllahët, egjiptianët, izraelitët, maqedonasit, boshnjakët etj., kanë të drejtë të bëhen dhe presidentë, ambasadorë dhe deputetë kurse Pavlina Evro të kryqëzohet!?!? Po ç’të keqe ka sikur edhe të jetë minoritare, çfarë pune u prishka këtyre njerëzve!? Sa për kujtesë, po flasim për kampionen shqiptare të atletikës, mbajtësen e disa rekordeve kombëtare që edhe sot e kësaj dite nuk janë thyer. Çfarë të keqe i paska bërë shtetit shqiptar?! Ndërkohë, që i ka dhënë shumë, si rrallë të tjerë, duke qenë ambasadore që në moshë të re. Pavlina Evro, kur shumë nga këta politikanë as e dinin çfarë do të thotë të përfaqësosh Shqipërinë, ngrinte flamurin shqiptar në Europë. Për ata që ndoshta nuk e kujtojnë, ka qenë viti 1984 kur ajo në mitingun e zhvilluar në Nicë të Francës zuri vendin e parë. Dhe pikërisht për këtë, Nica i dha titullin “Qytetare Nderi”. Imagjinojeni, të nderon një qytet i tërë dhe nuk po flasim për një qytet të humbur, por një nga qytetet europiane. Pavlina, në bazë të ligjeve europiane, si mbajtëse e medaljeve dhe titujve ndërkombëtarë, ka të drejtë të jetojë e punojë në të gjitha shtetet e BE-së. Nuk ka nevojë të tjetërsojë origjinën, sepse duke qenë “Qytetare Nderi” e Nicës së Francës, mund të kishte qëndruar apo të qëndrojë edhe tani atje pa qenë franceze, pa pasur nënshtetësi të këtij vendi. Të gjithë ata që sulmojnë turpshëm këtë ikonë të sportit shqiptar, rekordmene, fituese disa herë të anketës “10 sportistët më të mirë të vitit”, njëkohësisht edhe fituese në anketën “10 sportistët e shekullit”, organizuar për 100-vjetorin e Pavarësisë, kësaj gruaje që ngriti flamurin shqiptar në disa qytete europiane, ju them që nuk keni informacion të saktë. 
Sa për dijeni të të gjithëve, në vitin 1992, Pavlina Evro ka kryer studimet Pas Universitare (nuk kishte Master atëherë) në Universitetin “Aristotelio” në Selanik, jo për sport, por për sociologji, me temën: Integrimi i emigrantëve shqiptarë në bashkëjetesën me bashkëqytetarët e Bashkimit Europian. Dhe kjo është shumë e verifikueshme (mund të çoni Dhallën, Llallën, Bluazhgën t’i kontrollojë). Pavlina Evro ka qenë pjesë e stafit teknik të programeve të BE-së (INTERREG dhe HPA) po në Selanik. Meritat e Pavlinës në sport kanë qenë të padiskutueshme. Në kohën kur garonte për Shqipërinë, Greqia dhe Italia e kanë joshur jo vetëm duke i afruar pasaportën e tyre, por me grada dhe përfitime të majme, por Evro u tha “jo”, unë jam shqiptare, e lindur në Korçë dhe do të garoj vetëm me flamurin shqiptar. Ndërsa ca pushtetarë duan ta denigrojnë figurën e saj, duke i thënë që je minoritare. Po fundja, ç’të keqe ka nëse është minoritare?! Ajo ka mbiemrin e vet, Evro, dihet që me origjinë është minoritare, e pranuar edhe nga vetë ajo, nuk është se e ka mohuar njeri apo ka shpifur njeri. Sa për lidhje nepotike me Fidel Yllin, kjo nuk qëndron aspak, sepse Pavlina Evron e njohin para Fidel Yllit, nuk ka nevojë t’i përdorë mbiemrin e deputetit në fjalë, pasi ajo ka emrin e saj, e martuar me një aktor të suksesshëm si Sadush Ylli, që thjesht për koincidencë është kushëri me Fidel Yllin, por ky i fundit nuk është se ka ndikuar apo emëruar kampionen shqiptare, por dhe nëse po, ku qëndron problemi? Fatmirësisht, as ministri Bushati dhe as kryeministri Rama nuk është se i kanë marrë për bazë këto sulme dhe shpifje të rëndomta. Më kujtohet kur në disa mure shkruhej “Monument kulture, mbrohet nga shteti”. E pra, kjo duhet vënë edhe për Pavlina Evron, ashtu siç mbrojti ngjyrat e Shqipërisë, flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare. Jam tejet i bindur që po kaq mirë do të kryejë edhe misionin e Konsulles në Selanik, duke mbrojtur me fanatizëm gjithçka i kërkohet për Shqipërinë… 
Sigal