Prof. As. Arben Boçari: Himara, Shqipëria dhe Greqia 

25

Arsyeja pse Greqia e kërkon me ngulm Himarën është historia e saj e veçantë kryesisht pas vdekjes së mbajtësit të kurorës së lavdisë së perëndisë Gjergj Gjon Kastrioti. Në të gjithë kohën historike në Ballkan nuk egziston asnjë kryengritje greke, sepse nuk ka egzistuar ndonjë etni, apo grup njerëzish me emrin grek. Termi grek i përdorur në historinë e parakrishtit është përdorur si mbiemër (kryesisht në numur shumës).

Sigal

Telegraf.al / Himara është ndoshta nga të pakta krahina të banuara nga shqiptarët ( para vdekjes së Gjergj Gjon Kastriotit quheshim arbëreshë) me një histori të veçantë gjatë pushtimit turk. Arsyeja pse Greqia e kërkon me ngulm Himarën është historia e saj e veçantë kryesisht pas vdekjes së mbajtësit të kurorës së lavdisë së perëndisë Gjergj Gjon Kastrioti. Në të gjithë kohën historike në Ballkan nuk egziston asnjë kryengritje greke, sepse nuk ka egzistuar ndonjë etni, apo grup njerëzish me emrin grek. Termi grek i përdorur në historinë e parakrishtit është përdorur si mbiemër (kryesisht në numur shumës).

Vetëm 3 udhëheqës e kanë mbajtur këtë kurorë Aleksandri i Maqedonisë, apo Leka e Madh, Pirro i Epirit dhe Gjergj Gjon Kastrioti, Kryezot i Arbërit princ i Epirit dhe Maqedonisë. Himara ishte Venomin plotësisht i pavarur, një krahinë me 40 fshatra, duke filluar në veri me Radhimën dhe Dukatin e vjetër e Tragjasinin e vjetër, duke kaluar malin e Tragjasit dhe përfshirë fshatrat e lumit të Vlorës duke vazhduar fshatrat e Sarandës. Kuptohet se pavarësia e kësaj mikrokrahine nuk erdhi se banorët ishin aq trima sa e detyruan sulltanin t’u jepte pavarësinë, porse fisnikët e krahinës ranë dakort (bënë marrëveshje) me sulltanin.

Kuptohet që kjo krahinë do të ishte paqësore me Sulltanin, nuk do të tentonte të bënte kryengritje si dikur Gjergj Kastrioti. Në këtë krahinë e vetmja kala shqiptare është kalaja e Gjon Boçarit, i cili themeloi edhe lagjen më të vjetër në Tragjasin e vjetër, tashmë të rrënuar, lagja e Gjonboçarit. Edhe Boçarët e Sulit e kanë origjinën nga kjo kala. Kjo marrveshje fatkeqësisht pas shkatërrimit me tradhëti të kalasë rreth vitit 1807 nga ushtria e Ali pashë Tepelenës me Dervish Aliun u dogj, ashtu siç u dogj dhe i gjithë fshati Tragjas. Por natyrisht duhet të jetë në arkivat e Perandorisë Osmane. Fshati Kaninë nuk bën pjesë në Venomin e Himarës, aty ishte vendosur garnizoni turk për të eleminuar në çast, pa humbur kohë, çdo lëvizje antiosmane të mundshme të organizuar. Himara mbante lidhje me mbretin e Napolit, ku ishin strehuar trashëgimtarët e familjes së Gjergj Kastriotit, nëpërmjet gjirit të Dhërmiut me lundërtarët kryesisht nga familja e Gjinlekave apo sot Gjileka. Në fshatin Vuno ishte sistemuar një tjetër familje fisnike, ajo e Topiajve. Historiani Sherif Delvina (nga trungu i kryeministrit të parë shqiptar Sulejman Delvina, nxënës i Sami Frashërit) ka botuar nga defterët e perandorisë osmane familjet e Himarës dhe pasuritë e tyre. Të gjitha emrat e familjeve janë shqiptarë.

Krahina e Himarës drejtohej sipas trashëgimisë historike të popullit shqiptar. Kuvendi, me rregulla plotësisht të përcaktuara, ishte shtylla kryesore e marrjes së vendimeve. Jeta dhe morali drejtoheshin sipas kanunit të Lekës (një kuptim i vjetër i fjalës Lek është njeri i lirë). Në fshatin Dhërmi në Kishën që u shemb prej pushtetit të Enver Hoxhës, djemtë e familjeve fisnike të krahinës Himarë bënin shkollë duke mësuar dijenitë e kohës. Në shpellat e tryezës pranë fshatit Himarë në shekullin e 16 gjatë sundimit të Sulejmanit të Madhërishëm u mbajt Kuvendi i krahinave Shqiptare nën drejtimin e Anastas (ÇaÇo) Boçarit për të vendosur për fenë. Megjithë këmbënguljen e ÇaÇo Boçarit për të mos ndryshuar feja, kuvendi mori vendimin për të lejuar ndryshime të fesë, ÇaÇo u quajt ÇaÇo i parë i krishterë dhe kuvendit i mbeti emri kuvendi i Larosjes. Përfaqësuesi i krahinës ishte përgjegjës për mbarëvajtjen e qetësisë me fe të ndryshme. Mosvazhdimi i gjakut të Gjergj Kastriotit (djali i nipit nuk la pasardhës mashkull) bëri që fisnikët shqiptarë të mendonin për zëvëndësimin e tij. Nga të gjitha krahinat e Shqipërisë meqënëse venomi i Himarës kishte një status të veçantë (plotësisht i pavarur) u mendua që kjo krahinë ta zgjidhte këtë moment. Pranë oborrit të mbretit të Napolit fisnikët e Himarës me djemtë më fisnikë të krahinës organizuan “Garda Mbretërore Maqedonase”. Komandant i gardës ishte nga familja fisnike e Topiajve, Spiro Topiaj. Pranë mbretit të Napolit garda mësoi të gjitha detyrat që duhet të kishte një gardë mbretërore. Gjatë një dalje në qytet mbreti i Napolit që ruhej nga njësia e himariotëve me Spiro Topiaj u sulmua nga kundërshtarë të tij dhe Spiro Topiaj i shpëton jetën duke i vrarë ata. Për këtë akt asaj rruge ju vu emri Topiaj. Sulltani i Turqisë mori informacion për krijimin e gardësmbretërore dhe u bë e qartë se shqiptarët po pregatiten për kryengritje. Sulltani, fatkeqësisht për shqiptarët, arriti ta ndalojë jo vetëm kryengritjen, por të shkatërrojë plotësisht lidhjen e shqiptarëve në ballkan, jo vetëm në vilajetin e Janinës. Këshilltari i sulltanit nga paraardhësit e trungut të familjes së Ismail Qemalit gjeti si vezir të vilajetit Janinës njeriun që nuk kishte bërë asnjë shkollë për adminstrim, qëështë e domosdoshme për poste të tilla, Ali Pashë Tepelenën. Ky vezir me gjak, me dhunë të paparë mposhti krahinën e Himarës dhe shkatërroi të gjitha lidhjet shqiptare në vilajetin e Janinës që ishin bërë gati për kryengritjen antiosmane, kryengritje që e kishte qendrën në venomin e Himarës dhe pikërisht në kalanë e Gjonboçarit. Kjo duhet të quhet kryengritje nga historianët shqiptarë, të tjerat duhen konsideruar ngritjekrye.

Fatkeqësisht, Shteti Shqiptar pas themelimit nga jugosllavët të PKSh (8 nëntor 1941) dhe “çlirimit” në nëntor 1944, nuk është udhëhequr nga patriotizmi shqiptar, por nga internacionalizmi proletar. Familjet dhe individët që luftuan për mbrojtjen e popullit shqiptar dhe të shpirtit shqiptar u konsideruan armiq. Para viteve 1990 ishte mburrje ta quaje veten “komunist” dhe jo shqiptar!!! Kjo frymë vazhdoi edhe pas 1990 me mburrjen “jam Demokrat” “jam Socialist” etj., duke përdhosur ndjenjën shekullore të shqiptarizmit. Partitë politike të krijuara nga Partia e Punës, vazhdojnë me të njejtën frymë demagogjike patriotike. Udhëheqja e shtetit shqiptar nuk ka asnjë grimë ndjenje Kombëtare. Uroj që Himara të jetë ashtu siç ka qenë para shekullit XX, por kjo vështirë se mund të ndodhë. Himara (dhe jo vetëm Himara) do t’i jepet Greqisë, ashtu siç janë plotësuar të gjitha kërkesat që ajo ka pasur.