Prof. Artan Xh. Duka: I zuri vapa!

Edhe pa vapё, politikёs sonё ka kohё qё i ka rёnё dielli nё kokё ndaj duket e kotё tё shpresojmё se bashkё me motin nё vjeshtё do ftohen cazё edhe kokat nё politikё. Politika qё sot jep ultimatume pёr lirimë hapёsirash tё zёna nga lokale e biznese ёshtё po ajo qё gjatё tranzicionit famёkeq zhbёri e tjetёrsoi me “rregulla” e “ligje” hapёsira tё pamata

 

Qeveri emulacionesh!

Sigal

Edhe pse pisk vape prapё Kryeministrin e gjen kudo e kurdo duke vёnё pika mbi “i”. Lavdёron, qorton, diku ndonjё ultimatum, njёlloj si ato fushatat e emulacionit dikur, merret me bashkitё, kantjeret, komenton e udhёzon, i gёrsheton me turrjet jashtё shtetit etj, njё protagonizёm ky qё ёshtё i tepruar pёr njё shtet normal ligjor, vetёm nёse nuk jemi tё atillё!

Vetё bashkitё, mirё apo keq, janё pushtet i pavarur dhe kryetarёt, ndryshe nga politikanёt e Kuvёndit ku hyn edhe kryeministri qё emёrtohen nё tufë, janё tё zgjedhur me votё tё drejtёpёrdrejtё mazhoritare.

Nёse punёt nё Bashki nuk shkojnё mirё e i bien nё vesh kryeministrit, boll tё nisё njё ekip kontrolli apo komunikojё institucionalisht dhe nё rast se gjёrat nuk pёrmirёsohen e nёse ligji e lejon, tё shkarkojё kryetarin e bashkisё, prefektin pёrkatёs dhe tё shpallё zgjedhje tё parakohёshme nё atё komunitet pa stisur bujё largimesh nё masё drejtorёsh e ricikluar problemin, sepse fundja ata janё nёn varёsinё e kryetarit tё bashkisё e nderojnё apo marrin nё qafё tё parin atё.

Si funksionimi i pushtetit lokal ashtu edhe qasja se si ndёrhyhet nga lart pёr tё vёnё gjёrat nё vijё janё tregues tё funksionimit tё vetё shtetit ligjor. Shteti ligjor e tё gjitha nivelet e pushteteve nuk funksionojnё me hope e fushata, por nё vijimёsi e zbatim gёrmё pёr gёrmё tё ligjit. Kёtё tё fundit e propozon qeveria dhe mё tej stafeta i kalon hallkave tё tjera tё pushtetit pёr zbatim dhe verifikimi i zbatueshmёrisё duhet tё jetё njё proҫes i vazhdueshёm qё tejkalon lupёn kryeministrore (vetё hallkat e kontrollit nё bashki, media etj). Kur ndёrhyrjet nga lart alla Kim i Koresё sё Veriut bёhen huq kjo tregon se nuk paskemi qullosur gjё si shoqёri qё tё bёjmё shtet qё ecёn me kёmbёt e veta nё ҫdo hallkё e nivel pushteti!

Kokoshi njё thelё!

Ndonëse nё parim shumica qytetare e vlerёson shqetёsimin kryeministror pёr lirimin e hapёsirave publike, ajo qё mbetet ёshtё fakti se ndonëse po tentohet, sёrisht mbetet shumё pak, shumё vonё dhe nuk ngroh sa pritet.

Politika qё sot jep ultimatime pёr lirimë hapёsirash tё zёna nga lokale e biznese ёshtё po ajo qё gjatё tranzicionit famёkeq zhbёri e tjetёrsoi me “rregulla” e “ligje” hapёsira tё pamata tё gjelbra qytetase tё trashёguara nga socializmi nё favor tё ndёrtimeve e betonit mbytёs qё e kanё zhytur urbanistikёn e bashkёjetesёn qytetare nё makth ditor. Dhe që të vjen akoma më keq kur mendon se qytetet u tjetërsuan e kujtimet u zvetnuan nga ata që u rritën aty vetë duke treguar pandjeshmëri unike që të befason kur mendon se qytetet duhet të zgjeroheshin (siç po ndodh) e jo ngjisheshin për interesa të gjithkujt përveç qytetarit. Është kjo politikë që mburret me turizmin, por ka lejuar që vija bregdetare të jetë mizëri shezlongu me ndonjë pëllēmbë për plazh publik, ndonëse shezlongjet, sikurse karriget e lokaleve rrugës, rrinë kryesisht bosh.

Edhe nёse kthehet ndonjё trotuar nё “identitet” prapё qytetet e banorët janё ngjeshur aq shumë si sardele sa edhe vёndalinjtё ndonjëherë humbasin fillin nё to. Pēr të mos përmëndur pastaj formulën “magjike” të propozuar 75/25% për ndarjen e trotuarit që se nga e psonisi Rama ai e di e që ngre hamëndje plot.

Hapësirēn e gjelbër nuk e kompenson dot një cep ku vihen dy stola, një rrëshqitëse apo kosh basketbolli që degradojnë e ndryshken duke rrezikuar shëndetin se dhe kur ndërtohet nuk mirëmbahet ndaj dhe gjithshka tingëllon retorikë.

Nga ana tjetёr, nё njё shtet ligjor gjёrat nuk zgjidhen me ultimatum. Nёse vёrtetohet se ka paligjshmёri, veprohet menjёherё, sepse afatet vetёm zgjasin agoninё e tё gjithёve nё proҫes.

Sikurse me tё drejtё duhen mbrojtur hapёsirat publike nё vёndet piktoreske turistike nga sajesa e mish-mashe kuturu, ende mbetet i freskёt kujtimi se ishte po kjo politikё qё me “ligj” aprovoi uzurpimin e pronёs publike e private historike pa dallim nё tre dekada nga njё takёm tё “zotёsh” dje e “strategjikёsh” sot e qё ende mё shumё ngutet tё legalizojё ata qё pёrfituan nga padrejtёsia se sa tё kompensojё ata qё vuajnё atё.

Kandari pa tarim i ligjit!

Ёshtё po kjo politikё qё ka kohё qё legalizon padrejtёsinё e diskriminimin mes qytetarёve me ligj. Nga 7501, ligji pёr privatizimin e banesave ish pronё shteti, strategjikёt, dallimet mes pensionistëve etj.

Qё harton projekte pёr taksa ekstra pёr shtёpitё e dyta (shyqyr qё dikush ka njё tё tillё modeste se i nevojitet pёr fёmijёt që nuk kanë shans të blejnë dot apo kompensojnë pensionet qamet) ,por ndёrkohё heq taksa e tatime pёr strategjikёt, hotele e komplekse turistike luksi, paketa malesh etj qё fundja janё shumё mё tepёr në numër se njё shtёpi e dytё pёr njё qytetar qё gjithё kursimet e jetёs ka atje por dhe janё aktivitete biznesi qё gjenerojnё fitim.

Politika e sotme e ka kthyer qasjen me dy standarte nё rutinё dhe nuk ka mё komplekse pёr kёtё gjё. Akuzon gjykatёsit pёr konflikt interesi pёr rrogat e tyre ndёrkohё qё vetё miraton ligje nё Kuvёnd nё unison pёr rrogat, pensionet e shpёrblimet e tyre marramёndёse nё njё vёnd me probleme pafund.

Kjo politikё e mbrapshtё sot e ka vёnё nё pozitё tё vёshtirё qytetarin korrekt nё vёnd duke e ndarё shoqёrinё nё tё “zot” e “humbameno” teksa me ligj favorizohet i “forti”, i “shkathti” etj shpesh nё kurriz tё qytetarit punёtor e punambarё qё teksa zhgёnjehet me politikёn pёrgojohet si i pazotё e naiv nga tё tretё, sepse besoi gjatё nё sistem e shtet. Ndaj edhe politika e sotme qё me aq zell pёrgojoi njeriun e ri tё djeshёm por na la nё derё steriotipin e homo-korruptus sot, se sa zgjidhja, mbetet problemi vetё.

Referendum pёr t’i dhёnё dum!

Afrimi drejt BE, njёlloj si futja dikur nё NATO ёshtё njё mundёsi qё politika e tranzicionit e ka shpёrdoruar e shpёrdor pёr interesat e saj. Berisha me NATO e Rama me BE mbeten retorika shmangjeje vёmёndjeje nga problematikat e trashёgimia e qeverisjeve qё kanё lёnё litarin jashtё pёr breza tё tёrё pas.

Dhe qё politika tё mos spekullojё mё me kёto ngjarje me rёndёsi pёr kombin, ёshtё e domosdoshme qё arritje tё kёsaj natyre tё kenё vulё popullore me referendum nё fund. Njё referendum qoftё pёr NATO, BE etj ngjarje e projekte pёr tё ardhmen e mbarё kombit (nga Ballkani Hapur dje pёr tё cilёn Rama bёri piruetë, prioritetet ekonomike, ligji zgjedhor etj), do tё garantonte pёrfundimisht protagonizmin e mbarё shoqёrisё nё tё ardhmen e saj duke ia hequr kёtё mundёsi protagonizmi politikёs qё pastaj e pёrdor pёr interesat e saj.

Rezultatet e referendumeve tё tilla dihen sidomos kur bёhet fjalё pёr NATO e BE por sesa rezultati, ka rёndёsi proҫesi qё ia heq mundёsinё mё pas politikёs pёr t’i pёrdor si aset politik ato. Dhe njё inisiativё e tillё qē mund e duhej tё ndёrmerrej nga polika qё pretendon se pёrfaqёson risi nё Kuvёnd, duhet të ndërmerret nga OJQ apo intelektualë të vërtetë se të “rinjtë” në politikë u plakën para kohe.

Ndёshkim apo martirizim!

Ajo qё bie nё sy me reformёn nё drejtёsi ёshtё qoftё ritmi i breshkёs nё proҫedimin me dosjet legjendare tё tranzicionit, prioriteti i dosjeve ashtu edhe ndroja polli mali njё mi me atё qё pritet tё dalё nё fund.

Ajo qё tranzicioni provoi ёshtё se tё dyja krahёt e politikёs, pavarёsisht akuzave tё ndёrsjellta, e kanё jetike njёra tjetrёn pёr tё mbijetuar politikisht. Ka plot hamёndje qё nёse ka dёnime nga njёra anё e politikёs, hapet udha pёr tё pastruar edhe anёn tjetёr por ajo qё po dёshmohet deri tani ёshtё se edhe nёse burgoset dikush, sesa ndёshkim, shitet si martirizim dhe kjo vetёm e rrёnjos mё keq tё keqen nё politikё.

Hamёndjet analitike se me burgosjen e njёrit, vate edhe karriera e tjetrit, mbeten vetёm tё tilla dhe provojnё se drejtёsia, mё shumё se sa ndёshkim e fshikullim shihet si plotёsim i CV politike edhe me “kartёn” e tё persekutuarit e tё burgosurit politik qё pёr fat tё keq i bёhet jehonё deri dhe nё perёndim.

E megjithatё, drejtёsia duhet tё bёjё tё sajёn me kohёn qё bёn gjykimin e saj mё pas. Njё e keqe nuk ёshtё arsye pёr tё pёrligjur njё tё keqe tjetёr dhe shoqёria duhet tё pёrballet me skeletet nё dollap dhe jo fshehё apo mё keq t’i nderojё ato.

Edhe pa vapё, politikёs sonё ka kohё qё i ka rёnё dielli nё kokё ndaj duket e kotё tё shpresojmё se bashkё me motin nё vjeshtё do ftohen cazё edhe kokat nё politikё. Le tё shpresojmё se drejtёsia do u dali nga duart, se vetё qytetari vetё do tё votojё njёherё ndryshe nё jetё dhe se mbase afrimi e futja nё BE dhe interesat e kapitalit e politikёs atje do e fusin edhe politikёn tonё nё rresht.