Prof. Alfred Frashëri/ Mali i Shenjtë dhe Naim Frashëri

1643
Shqipëria, Atdheu i ynë karakterizohet nga prania e maleve të larta, që nga veriu deri në jugë lartësohen mbi 2.000 metra: Jezerca (2.603m), Mali Hekurave (2.561m), Sheniku (2.554m), Radohima (2.569m), Gjallica (2.486m), Tomori (2.414m), Koritniku (2.394m), Gramës (2.345m), Nemercka (2.185m), Gramozi (2.179m), Korrabi (2.173m), Mali i Thatë (2.061m), Çika (2.045m), etj. (Fig. 1). Fig. 1a. Harta Fizike e Shqipërisë [Botim i Ndërmarrjes Shtetërore e Mjeteve Mësimore, Tiranë]. 5 Midis këtyre maleve kreshnikë, që kanë një bukuri të pa parë, qysh në lashtësi është dalluar mali i Tomorit, i cili njihej jo vetëm si një ndër malet më të lartë të Shqipërisë por edhe me gjerë në Ballkan dhe në Evropë, për atë pamje karakteristike të një piramide madhështore që ngrihet gjer mbi re dhe mbizotëron në hapësirë për rreth nga Qafa e Dardhës në veri e deri tek Qafa e Kulmakut në jug.
Lartësia, hapësira dhe kulti i besimit
Lartësia, hapësira dhe kulti i besimit e bënë që qysh nga lashtësia të besohej se ky mal ishte froni i perëndive pellazgjike, të ishte mal i shenjtë. Tetë shekuj para Krishtit, Homeri shkruajti emërin e këtij mali: Tomaros. Më pas, historianë dhe gjeografë të lashtësisë e kanë quajtur Tomure, Tomuros, Tamari, Tmari. Foto 1a. Tomori i lartësuar gjer mbi re. Tomori, një ndër malet më të lartë të Shqipërisë,por edhe me gjerë në Ballkan dhe në Evropë, me atë pamje karakteristike të një piramide madhështore që ngrihet gjer mbi re, mbizotëron në hapësirë për rreth (Fig. 1b, 1c, 1d, 1e). Lartësia, hapësira dhe kulti i besimit bënë që qysh nga lashtësia besohej se ky mal ishte froni i perëndive pellazgjike, ishte mal i shenjtë. Tetë shekuj para Krishtit, Homeri shkruajti emrin e këtij mali: Tomaros. Më pas, historianë dhe gjeografë të lashtësisë e kanë quajtur Tomure, Tomuros, Tamari, Tmari. Në një hartë të vitit 1775 emërtohet Temiri (Fig. 1d). Në të gjithë rastet, Tomori është përshkruar si një binom unik pellazgjik i shenjtë, së toku me Orakullin e Dodonës. 
Nga vjen fjala Tomor dhe ç’kuptim ka ky emër?

Ndër shekuj njerëzit janë lutur e betuar për të, kanë mallkuar nën emrin e tij dhe janë interesuar të dinë nga vjen fjala Tomor dhe ç’kutim ka ky emër. Janë me dhjëtra studjues shqiptarë, në kreun e të cilëve qëndron Perikli Ikonomi, që kanë punuar në këtë drejtim dhe shkrimet e tyre i kanë postuar në internet ose i kanë botuar. Një listë e vogël e tyre, por e mjaftueshme, është vendosur në bibliografinë e këtij shkrimi. Ata kanë arritur në përfundimin se fjalët Tomor dhe Dodonë mund të shpjegohen vetëm me gjuhën shqipe, si edhe nuk ka qenë e mundur të shpjegohen me gjuhë të tjera. Ata janë emra pellazgjikë, që u trashëguan nga ilirishtja, ndër shekuj 6 më pas e deri në ditët tona, të cilët i shpjegon mjaft mire gjuha shqipe. Perikli Ikonomi shkruan se fjalët Tomur e Tomir janë fjalët shqipe Tëmirët e Tëmirat. Mali Tomor do të thotë: mali i Tëmirëve ose Tëmirave. Edhe fjala Dodonë kuptohet që është shqip dhe do të thotë: do duam, dëshirojmë, si vend ku plotësohen dëshirat, lutjet, të mirat. Madje edhe historianët e lashtësisë kanë shkruar se fatthënësit dhe fatthënëset e Orakullit të Dodonës quheshin tomuri, tomure dhe tomuros, të cilët tregojnë Të mirat, Të mirët, nën shembullin e emrit të malit të shenjtë Tomor.
Naim Frashëri 
Këtij Mali, bilbili i Shqipërisë Naim Frashëri, i këndoi në poemën “Bagëti e bujqësia”: Tomor! O mal i bekuar, fron i lartë që rri Zoti Pas fesë së vjetër që kishin Shqiptarët në moti Dhe ti Mali-Plak i lartë, që me sytë e tu ka parë, Luftëra të mëdha shumë, e punë, që kanë ngjarë Kurse poeti i madh Andon Zako Çajupi, në vjershën “Baba Tomori” (1902), për Tomorin thuri vargjet lapidar: “Baba-Tomor, kish’ e Shqipërisë, mal i lartë, fron i perēndisē, tek ti vinin njerëzit që moti për të msuar se ç’urdhëron zoti… Tek të lutem dhe u duk’ e qarë të msoj q’thot dhe për shqipëtarë. Kanë qenë trima të lëvduar dhe në luftë s’janë turpëruar, qenë trima dhé mëmëdhetarë, besa, feja s’i kishnë dhe ndarë, Shkonin jetën me puçkë në dorë, Donin shqipen, s’qenë tradhëtore, lulëzonte gjithë Shqipëria, s’e s’kish shkelur si sot robëria, gra e burra donin Shqipërinë, Për Malin Tomor kanë shkruar edhe poetë, shkrimtarë dhe studiues shqiptarë të tjerë, nga më të shquarit, midis të cilëve renditen Asdreni, Ndre Mjeda, Hil Mosi, Konstandin Kristoforidhi, Xhevahir Spahiu, etj. Kristoforidhi vë si nëntitull termin “Hieja e Tomorit” duke nënkuptuar Perëndia e Tomorit në tregimin “Gjahu i malësorëve” në vitin 1884 dhe shkruan: “Në malin e Tomorrit rri zoti rri i madhi i jetës, rri ai qe ruan Shqipërinë e nuk na le të biem në dorë të armiqve, zotit të Tomorrit i shërbejnë shqipet e malit, ato janë engjëjt e tij prandaj neve na thonë Shqipëtarë”[32]. Poeti Xhevahir Spahiu barazonte Baba Tomorin me malin e bashkimit dhe të besimit të shqiptareve. Krahas tyre janë edhe studiues të huaj. Piktori anglez Eduard Lir (1848) i ardhur në Berat, kur pa malin e Tomorit u shpreh se, “Tomori është mal mbretëror, ky mal është si një sokrat madhështor” ndërsa, duke parë malin e Tomorrit nga Qafa e Kërrabës, ai shkroi në ditarin e tij: “Ishte e vështirë t’i ktheje shpinën kësaj pamje malore të mrekullueshme, këtyre skutave e qosheve të kësaj bote të bukur, këtyre pamjeve prej të cilave asnjë shpirt piktori nuk lodhet kurrë” dhe pikturoi një nga kryeveprat e tij, atë pamje të Tomorrit. Etnologia angleze Margaret Hasluck, pasi u ngjit në majë të Tomorit, mali legjendë i shqiptarëve, në vitin 1930, shkroi studimin me titull “Një kult i malit në Shqipërinë e jugut”, ku tregonte se pelegrinët që ngjiteshin në majën e Tomorit besonin në një fuqi të mbinatyrshme në atë maje e se betimi për Baba Tomorrin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Edhe Robert Elsie në librin e tij shkruan se mali është personifikuar si vetë zoti, e quajtën “Baba Tomori” dhe banorët e krahinës betohen “Për Baba Tomor” . Prof. Antonio Baldaçi botoi librin “Berati dhe Tomori” në vitin 1939. 
Tomori dhe historia gjeologjike e krijimit të tij
Mali Tomor ndodhet në zonën tektonike Kruja, ku vargu i strukturave gjeologjike e të cilës shtrihen si brez nga Shëngjini në veri-perëndim deri ne Leskovik në juglindje të Shqipërisë. Tomori përfaqëson një strukturë gjeologjike antiklinale me shtrirje veriperëndim – juglindje, strukturën në perëndim të zonës Kruja (Fig. 6). Fig. 6. Harta tektonike e Shqipërisë së mesme, Mali Tomorit shtrihet në lindje te saj (struktura Nr. 10) (Harta Tektonike e Shqipërisë, shkallë 1:200.000, 1983). Vetë mali përfaqëson kryesisht bërthamën gëlqerore të strukturës, kulmi i të cilës ndodhet në lartësinë 2 402 – 2 416 m mbi nivelin e detit. Formacionet gëlqerore në bërthamën e strukturës i përkasin moshës gjeolgjikë të erës mesozoike, periudhës së kretakut (Cr). Në pjesën më të poshtme shtrihen dolomite dhe gëlqerorë dolomitikë të kretakut të poshtëm (Cr1). Mbi ta shtrihen gëlqerorët e kretakut të sipërm (Cr2), të depozituar rreth 65 deri 100 milion vjet më parë. Këta gëlqerorë, që ndërtojnë bërthamën e strukturës, në sipërfaqen e tokës kanë gjerësi 2,2 km, me përjashtim të sektorit të Çukës Partizani, ku trashësia e tyre është rreth 4,5 km. Anash kësaj bërthame, mbi gëlqerorët kretarë shtrihen gëlqerorë të erës ceozoike, periudhës së paleogjenit të mesëm (Pg2), epokës së eocenit, me moshë mesatarisht 38-54 milion vjet (Fig. 8). Gëlqerorët eocenikë janë pllakorë (Foto 4). Krahu lindor që formon shpatin e malit, është mjaft i gjerë, relativisht i qetë dhe me rënie të depozitimeve nga lindja, me kënde 25-302, ndërsa në pjesën veriore të tij, ata bëhen më të mëdhenj, deri 40-50 0 (Fig. 8). Krahu perëndimor i strukturës është i shkëputur tektonikisht, plani i së cilës zhytet drejt lindjes, fillimisht me një kënd rreth 60-700 pastaj, më në thellësi, këndi zvogëlohet deri në 40-500. Amplitudën më të madhe kjo shkëputje e ka në pjesën qendrore të strukturës, që vlerësohet me disa kilometra. Gjatë kësaj shkëputje takohen fragmente gëlqerorësh paleogjenikë në kontakt me dolomitet, që janë blloqe tektonike të këtij krahu të ngelur nga mbihypja e antiklinalit të Tomorit në perëndim[17, 48]. Në krahë të strukturës dhe në të dy periklinalet e saj, verior dhe jugor, pas një pakoje kalimtare merglore shtrihet formacioni flishor alevrolito-argjilor-ranor i moshës së periudhës së paleogjenit të sipërm (Pg3), epokës së Oligocenit (Pg3 1), të moshës gjeologjike 26-38 milion vjet (Foto 5). Në anën perëndimore, për gjithë gjatësinë e strukturës, krahu perëndimor mbulohet nga një brez depozitimesh kuaternare të tipit fund shpati (koluviale) (Q4-c), të përfaqësuara nga brekçe shpati, të moshës gjeologjike të këtyre 2,5 milion vitet e fundit. Brekçet janë të konsoliduara dhe kanë trashësi relativisht të madhe. Por në fundin e shpateve takohen edhe formacione të shkrifta. Një pullë e tillë depozitimesh mbulon edhe krahun lindor të malit në disa sektorë. Këto depozitime janë lidhur me fazat kryesore të strukturimit të prishjeve tektonike paspliocenike. Fig. 8. Profili gjeologjik nëpër strukturën antiklinale të Tomorrit. Struktura e Tomorit, ashtu si edhe të tjerat e zonës tektonike Kruja, gjatë periudhës së kretakut të sipërm përfaqësonin një kurrizore të zhytur në një det të cekët, ku depozitohesh materiali karbonatik, nga i cili u formuan gëlqerorët. Në fillim të periudhës paleogjenike, 65 milion vjet më parë, u zhvillua një fazë rrudhosëse me emrin “laramike”, e cilas cektoi basenin detar, aq sa edhe vende- 19 vende kurrizorja të dilte mbi ujë. Këtë e dëshmojnë shfaqje bokside te gjetura në kurrizin e strukturës. Në këtë det të cekët u formua formacioni flishor, deri sa ai arriti trashësi rreth 5 500 m. Me mbarimin e periudhës paleogjenike dhe fillimin e asaj miocenike, të poshtme (N1), rreth 26 milion vjet më parë, kurrizorja doli mbi ujë dhe filloi ti nënshtrohej rrudha formimit, filloi të lartësohej mali. Strutura kishte karakter drejtvizor dhe nën veprimin e lëvizjeve tektonike, ajo u bë asimetrike, duke patur krahun lindor dhe atë perëndimor që binin me kënde të ndryshme. Kjo ishte edhe etapa përfundimtare e malformimit, ku mbizotëruan ngritjet e strukturës. Krahu perëndomor i strukturës së Tomorrit u shkëput nga një thyerja tektonike e tipit mbihipës dhe me karakter krahinor, e cila ndan edhe zonën tektonikë Kruja nga ajo më në perëndim të saj, nga zona Jonike (Fig. 8). Fronti i mbihipjes ka formuar një rrëpirë gëlqerorësh të thyer dhe mjaft të copëtuar. Krahu perëndimor i antiklinalit është më i pjerrët, duke formuar edhe rrëpira gëlqerore vertikale. Në drejtim të periklinalit të jugut, mali ulet duke formuar një shpat të butë, mjaft të qetë, por me larmi formash karstike sipërfaqësore. Fillimi periudhës plio-kuaternare karakterizohet nga veprimtaria neotektonike, e cila vzhdon edhe në etapën e sotme. Nën efektin e kësaj tektonike të re, mbizotëron ngritja e strukturës, çka dëshmohet me formimin e kanioneve të thella në luginat e shumta erozionale të lumenjve. Tipike, edhe për nga bukuria dhe madhështia e tyre eshte kanioni i lumit Osum në Skrapar (Foto 6). Në formacionin gëlqeror të malit Tomor është zhvilluar në shkallë të gjerë edhe dukuria karstike, si ajo në sipërfaqen e tokës ashtu edhe në thellësi, duke formuar zgavra dhe shpella me përmasa të ndryshme (Foto 7, 8, 9, 10, 11). Karstit i takojnë fazat e ndryshme të zhvillimit, ndeshen nga format më fillestare si gishtëzime, gropëza, shkrepa e deri në zgavra, shpella, galeri e puse, etj. Tipike është shpella e Pirogoshit (Foto 9), e cila ndodhet në luginën e lumit Çorovodës, në krahun e djathtë të Kanionit të Gradecit, pranë fshatit Radësh, 2.5 kilometra larg qytetit te Çorovodës. Atje ka hyrjen parësore të saj, në një tarracë si ballkon, ku është edhe lartësia më e madhe e shpateve. Një hyrje tjetër gjendet pranë Urës së Kasabashit [9, 18, 49, 50]. Sipas Suat Braçellari, zv. president i shoqatës Didaktike shkencore Speleologjike Shqiptare, gjatësia e studiuar deri më tani, nga grupi speleologjik i Skraparit me speleologë francezë të shoqatës së Grenoblit në 1993, është 1853 m. por fundi i shpellës nuk është gjetur. Shpella ka dy degëzime kryesore dhe degëzimi që ndjek drejtimin nga lindja është me gjatësi 380 m, ndërsa tjetri vazhdon edhe më tej. Korridori VP ka një pjerrësi të lehtë. Fundi i tij është 40 m më poshtë se niveli i hyrjes. Korridori i dytë është 80 m nën nivelin e hyrjes. 
Sigal