Prof.Ago Nezha: Dekorata një vlerësim i merituar

244
Sigal

Dekorata “ Ylli i Medaljes” një vlerësim i merituar 

I nderuar Profesor Rexhepi

Ndoqa me interesim të veçantë ceremoninë e organizuar në Prishtinë për nderimin Tuaj me titullin e lartë me mirënjohje  “ Ylli i Medaljes”, nga Kryeministri Rama.  Jeta Juaj, me një krijimtari të vrullshme, është një thesar që le pas vlerat e lirisë, pavarësisë dhe bashkimit të kombit shqiptar. Me kontributin e pandërprerë në situatat më kritike që ka kaluar populli shqiptar, Ju jeni një monument i të mirës së përbashkët për çështjen kombëtare.  Më lejoni që në emër të Kryesisë të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “ Nderi i Kombit”, si dhe në emrin tim personal, t’ju uroj përzemërsisht dhe shpirtërisht për nderimin e veçantë që ju bëri Kryeministri Rama. Ky nderim është zëri i ndërgjegjshëm i shqiptarëve, veçanërisht në Shqipëri dhe në mbarë kombin shqiptar. Vepra Juaj e ndritur është një diell që ka ndriçuar përjetësisht horizontin politik e social të kombit shqiptar. I nderuar profesor Rexhepi, Ju me jetën dhe veprën Tuaj keni qenë udhërrëfyes në momentet kruciale dhe kritike të kombit tonë, qysh me lindjen e demokracisë në vendin tonë dhe në marrëveshjen e Rambujes, që ishte momenti më historik për fatet e Kosovës. Me gjykimin, arsyetimin, pjekurinë dhe qartësinë politike që ju karakterizon, ju keni orientuar qartësisht, për të mbajtur qëndrime të drejta pozitive në udhëkryqe,që kishin të bënin me të ardhmen dhe perspektivën e kombit shqiptar. Krijimtaria e Juaj e vyer, është udhërrëfyese dhe një pasaportë identiteti, për këdo që ka zemër dhe gjak shqiptari.  Krahina e Labërisë  dhe Shoqata e saj Atdhetare Kulturore Labëria “Nderi i Kombit”, krenohet dhe është e privilegjuar që ka “ Kryetar Nderi”, një personalitet të shquar të kombit shqiptar, inspirues dhe vazhdues të veprës të Rilindësve tanë. Pa mëdyshje, Ju jeni Rilindës i kohës së sotme. Urojmë me gjithë zjarrin e zemrës, që të kesh shëndet dhe jetë të gjatë për të mirën e familjes Tuaj, të shoqërisë dhe kombit shqiptar.  Në emër të kryesisë të Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “ Nderi i Kombit”, si dhe në emrin tim personal, ju uroj ta gëzoni vlerësimin e lartë të Qeverisë së Shqipërisë”, “ Ylli i Medaljes”.

Paçi shëndet e jetë pakufi.

Kryesia e Shoqatës Atdhetare Kulturore Labëria “ Nderi i Kombit”

Kryetari

Prof. Dr. Ago Nezha