Presidenti Trump me 100 mijë të vdekur hap xhamitë, kryeministri Rama me 31 vdekje mbyll xhamitë!

396
Sigal

Nesër është Fiter Bajrami, festa e myslimanëve në mbarë Botën. Festë e madhe, ku njerëzit falen në xhami dhe festojnë. Por ka ndodhur diçka e pazakontë, ndërkohë që Tirana zyrtare thotë për tu mburrur se “jemi mirë dhe punuam shkëlqyer” , por nga ana tjetër festën më të bekuar të myslimanëve shqiptarë, kryeministri,  ua prish me një urdhër të tij që nesër do jetë “një e dielë si javën e shkuar”, pra mbyllur brenda.

Policia dhe ushtria do patrullojnë edhe kundër festës së myslimanëve.

Një veprim nga nxitimi apo nga mosdija apo nga përversiteti fetar, kjo akoma nuk është e qartë derisa të ketë njoftim të dytë nga kryeministria në shenjë tërheqje nga vendimi i mbylljes për nesër.

Ndërkohë Presidenti amerikan Trump, që ka rreth 100 mijë të vdekur, bën thirrje që kishat, xhamitë dhe sinagogat të hapen në fundjavë.

Vendimi i kryeministrit Rama për kyçjen brenda të besimtarëve myslimanë shpreh frikë jo nga virusi, por nga feja e besimtarët!

Komuniteti Mysliman ka bërë kërkesë zyrtare që të lejohen aktivitetet fetare, natyrisht duke ruajtur distancat dhe rregullat, por Surreli hesht. Reagimi i KMSH vjen si vijon, sepse nuk mund të mbyllen brenda pa shkuar në xhamitë e tyre për festën e madhe të Fiter Bajramit

Njoftimi i plotë i Komiteti Mysliman Shqiptar:

Të nderuar kolegë përshëndetje!

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët se dita e parë e Fitër Bajramit është të dielën, më 24 maj 2020. Duke vlerësuar situatën dhe ecurinë e zhvillimeve të fundit mbi përhapjen e Covid-19 në Shqipëri, KMSH bën me dije se namazi i Fitër Bajramit këtë vit do të falet nëpër xhamia sipas masave dhe protokollit të publikuar më parë.

Ceremonia qendore e Fitër Bajramit, ku do të jetë i pranishëm edhe kryetari i Komunitetit Mysliman, H. Bujar Spahiu, do të zhvillohet në xhaminë e “Kokonozit” (Pazari i ri) Tiranë. Njoftohen të gjithë televizionet që duan ta transmetojnë këtë ceremoni se nisur nga masat që janë marrë dhe duke patur parasysh se ambienti brenda xhamisë është i kufizuar, të gjithë televizionet mund ta marrin sinjalin nga autobusi i transmetimit të TVSH-së, i cili do të jëtë i pozicionuar në hyrje të xhamisë.