Posti, pozitat meritohen, nuk kërkohen…

533
Agim Jazaj--
Sigal

Nga: AGIM JAZAJ

Në harkun e 30 –viteve  janë zhvlluar shumë zgjedhje dhe janë  korrur aspak  zgjidhje. Shqiptarët  kanë shkuar në zgjedhje, por kanë përfituar zgjedhën  në qafë  nga klasa politike, përgjatë  qeverisjeve- vithisjeve. 

Krizat, Kriminalizimi, Kanabizimi, Zbrazja  e vendit, nuk kanë ardhur duke u ndalur e zvogëluar, por përkundrazi, kanë ardhur duke u thelluar. Çdo qeverisje pasardhëse  zgjidhet nga zgjedhësit me shpresën për të ndalur krizat, rrokullimën, për të rritur nivelin ekonomik.

Për të ndëshkuar abuzuesit, krimet, por fatkeqësisht  ka ndodhur e kundërta. Pasardhësit kanë qenë në garë me paraadhësit: për t’i thelluar abuzimet, zullumet!

Megjithësë  janë ndryshuar e korigjuar vazhdimisht, Reformat Zgjedhore; me refrenin: “Reforma”,  kanë rezultuar abuzuese dhe dështuese. Mund  të ndryshosh sa herë të duash, madje përditë  kodin zgjedhor, por pa ndryshuar mentalitetin, pa reformuar mendësinë, pa reformuar institucionet, pa ndalur vjedhjen e votës, pa prerë dorën e hajdutit; kurrë nuk kanë asnjë efekt firmat e firrmëtarëve, marrëveshjet  e  mosmarrëveshjeve  për reformën.

Vjedhja e votave, është krimi më i rëndë dhe ende i pandëshkuar  në vendin tonë!

Brenda orëve dalin rezultatet e votimeve  edhe  në  Kosovë!

Zgjedhjet  e mbyllura, kanë shqyer dyert, kanë futur deri në paralament  me element kriminal, të përzgjedhur  nga Lider kalanderët, edhe në krye të bashkive, po me rekorde kriminale.

Ku i vete syri, e çfarë i kap dora?…Edhe pas zgjedhjeve të vitit 2015, u miratua ligji i dekriminalizimit  nga  stalla  e “Rilindjes”, u futën  deri në Tempull, deputetë me rekorde kriminale! Edhe nga zgjedhjet, vjedhjet  e 30 Qershorit,  pa dekret të presidentit të Republikës, u zgjodhën  nga tufa e kriminalizuar,  kryebashkiakë  të parjashtuar, po edhe të tjerë, dyzina me rekorde kriminale – rezultuar nga tufa  e “Rilindjes”. Të gjithë i mbajnë mend përfaqësuesit e lartë  të Kuvendit, burra të shquar, elita, me tituj e grada, me kontribute dhe të njohur në shoqërinë shqiptare. Por, grurin e ka mbuluar egjëra: U zëvendësuan korifejtë me lakejtë, dija me padijen, i ndershmi me hajdutin!

Posti, pozita, përfaqësimi, qoftë dhe ftesa e thjeshtë, (zgjedhja e sinixhiut  të fisit për në dasëm), e le më për deputet, kryebashkiak, këshilltar, në gjithë nivelet e përfqësimit, nuk kërkohen, por meritohen, çmohen nga forumet e zgjedhura  me dorë dhe  përgjegjësi, mbi bazën e kontributeve, vlerës nga shoqëria, të cilët jusfikojnë  respektimin, besimin dhe votimin e njerëzve.

Ata, që njihen qysh nga mëhalla, e më tej shoqëria, për merita mbi të tjerët, për moralin dhe dinjitetin, personalitetin dhe seriozitetin, pjekurinë, thjeshtësinë, aftësinë dhe përgjegjësinë; që kanë shpalosur  ndjeshmërinë e dhimbsurinë; kanë ndarë kafshatën e bukës me të tjerët, që fshijnë lotin në sytë e të tjerëve, dhe jo nga ata katilë, korbat dhe sorrat, të keqpërdorur, që pranojnë “pushtetin” e vjedhur, me pushkën  në dorë, “vrasës me pagesë” të pushtetit të grabitur, u shkaktojnë dhimbje e plagë, lot në sytë e njerëzve, me veprimet antinjerëzore, nuk heqin dorë nga lufta klasore, buruar e selitur nga soji  e sorrollopi, të ish komunistëve, si i vetmi: “Test” për t’u përzgjedhur nga lideri- pjellë e atij sekti, me bëma e gjëma…

Ende jemi në kërkim të modeleve  njerëzore të përfaqësimit dhe frymëzimit; bijë e bija që nuk e duan pushtetin; të tunden me spaletat e zyrtarit, pa shiritin e qytetarit, nuk e duan pushtetin për vete, fisin e sorollopin e tyre, por e duan pushtetin për shqiptarët, nuk duan mirëqenien e tyre, por duan mirëqenien dhe ngritjen e nivelit të shqiptarëve!

Përzgjedhja dhe zgjedhja e kandidatëve  për deputetë, kryebashkiakë, këshilltarë, etj në gjithë kurbën e politikës, në çdo nivel të administratës,  ndoshta do nisë  startimin me shumë vonesë, ky standard i munguar dhe munduar, kanë lënë gjurmë e plagë të pashlyeshme…

Përgjatë  30 -viteve  të tranzicion- stanjacionit,  e gjithë hataja e vendit, e ka burimin nga politikë- qeverisja, kupto çqeverisja. Gjithë qeverisja e këtyre viteve ka rezultuar: E dështimit, e Krimit, e Kanabizimit…Prijës nuk janë vetëm ata që janë në majë të kupolës, po e gjithë ajo armatë e shoqërisë, e cila ka shkëlqim të veçantë, vlera dhe vyrtyte mbi të tjerët, nivel intelektual,  aftësi organizative dhe forcë drejtuese, ndjeshmëri e dhimbsuri…Të  funksionojë në mënyrë  harmonike, me kapacitetin maksimal; horizonatlisht dhe vertikalisht, në gjithë administratën e shtetit dhe të preket nga qytetarët, në gjithë jetën e tyre! Përzgjedhja e elementëve  të përfaqësimit me seriozitet e pjekuri,  është hapi i parë, i domosdoshëm,  sa dhe i vonuar, duke paraprirë votimin me lista të hapura, ku do të zgjidhen nga anëtarësia e opozitës.

I kemi ndjekur zgjedhjet edhe në radhët e partive lokale në Vlorë, gjatë vitit të kaluar, kur dhe shumë anëtarë  të thjeshtë,  të rinj nga radhët e PS-së,  dolën hapur kundër abuzimit që u bë me zgjedhjet e përfaqësuesve, delegatëve, pa asnjë kontribut, por vetëm e vetëm si “test”,  kishin: Votën  qorre, verbërinë ndaj liderit  të dështuar,  dhe jo liderin dhe forumet që emancipojnë dhe përparojnë; politikën, shoqërinë, që i sjellin prosperitet gjithë shoqërisë.

“Njerëzit futen në luftë, sepse nuk dinë të zgjedhin prijësit e tyre”- thotë një filozof i lashtë.

Në test kanë qenë  deri më tani në përzgjedhje, dhe mbetën: “Është i biri i Cikos dhe e bija e Vezikos. I biri i ish sekretarit të Byrosë, ish instruktorit të Partisë, ish anëtar i PP-së!”

Shembulli  i përfaqësimit  dhe justifikimit, mbetet  jo vetëm në Vlorë; modeli i Përparim Shametaj, ish kryetar i  bashkisë  Selenicë,  i cili ka fituar bindshëm,  jo një garë, po edhe në ditët kur “Rilindja” ishte në ditët më të begata në pushtet,  dhe PD-ja që garonte në vitin  2015. Përparimi  ishte në ditët më të dhimbëshme, në opozitë. Por, dinjiteti dhe personaliteti, aftësia dhe zotësia i tij, përzgjidhen dhe përligjen nga sovrani.  Një Rilindas i zhgënjyer, kish ndjekur zgjedhjet  edhe në radhët e kundërshatarit, opozitës  locale – Vlorë.  Nuk linte pa shpalosur qëndrimin model dhe veprimin  burrëror të ish kreut të PD-së  lokale: Gramoz Nazëraj, i cili pranoi dorëheqjen, edhe pa mbushur  madatin,  për t’i hapur  udhë  zhvllimit  më dinamik, duke dhënë shembullin  e një njeriu, qytetari, prijësi,  të zgjedhuri… Por dhe si u zhvilluan, si u përzgjodhën  kandidaturat  për kreun e PD-së  lokale, midis dy garuesve: Me lista  të hapura dhe vota  të mbyllura!  Një përzgjedhje model, dhe votim i mbyllur,  garë midis dy modeleve të qytetërimit:  Gjegj Nika  dhe  Genc Deromema. Me një diferëncë  prej 10 votash, u shpall fitues Genc Deromema! Ndërsa Gjergj Nika, i certifikuar, i përzgjedhur,  është sekretar  i degës së PD-së. Këto janë modelet dhe standardet  europiane,  emancipuese, për të cilat  po vuan ende politika  dhe shoqëria  shqiptare!