Politikanët kërkojnë t’u marrim leje, për të kërkuar të drejtën themelore të fjalës

561
Ilirian Demiri 

Kemi humbur besimin se mund të vijë një ditë e bardhë për ne shqiptarët. Dhe shpresë as nuk kemi më se në portën tonë do të trokasë dita e bardhë. Ndaj si rrugëzgjidhje kemi gjetur vetëm largimin. Ku të mundemi. Vetëm të shpëtojmë nga kjo farë klase politike që na ka mbirë në bahçen tonë. Këto ditë fushata elektorale është në kulmin e vet. Po ne shqiptarët edhe3 gjatë ëtyre ditëve nuk po shohim një dritëz në fundin e tunelit. Ndërsa kjo klasë politike hallin e ka vetëm të na poshtërojë. A thua se në shekullin e 21 ne këtë Shqipërinë tonë marrin frymë vetëm një grup oligarkësh të pashpirt dhe pjesa tjetër vetëm skllevër me të cilët mund të tall me nderën kjo farë klase politike që veç gjuhës së mashtrimit nuk di fjalë tjetër. Aq sa skllevërve u kërkon ta kenë me leje edhe pjesëmarrjen në takimet elektorale. Modeli i qeverisjes qesharake ka arritur kulmin në Shqipërinë tonë. E megjithatë askujt nuk I shkonte mendja se puna do të arrinte deri atje sa punonjësit të administratës të mos i lejohej të hapte gojën në takimet elektorale. Këtë turp të përmasave amorale stratosferike na e bëri të ditur zëvendëskryeministrja teknike Ledina Mandija. “Nëpunësi civil jashtë orarit zyrtar ka të drejtë të marrë pjesë në veprimtari politike, por nuk I lejohet të shprehë publikisht bindjet dhe preferencat e tij politike”. Kërcënimi i shprehur haptazi ndaj nëpunësve civilë nga zevendëskryeministrja evidenton një varg problemesh. 

Së pari, nëse ne jemi vetëm për të mbushur sallat në takimet elektorale, pa pasur të drejtë të çelim gojën, kandidatët kujt do t’ia kërkojnë votën ?
Së dyti, gjatë fushatës elektorale, debate duhet të jetë i zakonshëm. Por nëse nuk na lejohet ta çelim gojën, si do të mund t’i shprehin shqetësimet qytetarët ? Aq më tepër në situatën ku jetojmë, ku problemet vetëm po mahisen, ndërsa vendi drejtohet fatkeqësisht nga një farë klase politike e përçudnuar.

Së treti, nëse na kërkohet vota në këto takime, pse ne nuk duhet ta çelim gojën e të shprehim kërkesat tona ndaj kandidatit ? Por edhe t’i kërkojmë llogari për mashtrimet e pafundme të 4 vjeçarit të kaluar. Sepse ne po e shohim se vetëm po mashtrohemi. Ndërsa asnjë forcë politike nuk di të tregojë se çfarë realizoi gjatë një katër vjeçari për të cilin mori votën tonë. Ndërsa, na kërkohet të mos e çelim gojën se ndryshe do të penalizohemi (poshtërsia shtetërore, në këtë rast është e llahtarshme), nga ana tjetër edhe pse jemi në kulmin e fushatës elektorale, ende asnjë forcë politike nuk na ka treguar platformën e vet zhvillimore, projektet që pritet të realizojë nëse fiton votën tonë. Ne pyesim (ilegalisht, pasi nuk na lejohet të çelim gojën): pse duhet t’ua japim votën, përderisa gjatë këtyre 27 viteve vetëm na keni mashtruar duke na varfëruar gjithnjë e më tepër. E dimë se zgjedhjet janë për të votuar alternativën më të mirë e më frytdhënëse për të gjithë. Dhe alternativa më e mirë del në pah pas debatit të mbushur me argument nga të gjitha palët dhe jo vetëm nga broçkullitjet e kandidatëve. Qesharake është t’u kërkosh shqiptarëve të mos çelin gojën, se kështu i do me nder bytha kësaj klase politike që nuk di gjë tjetër vetëm të plaçkitë pasurinë kombëtare për të pasuruar pa ndërprerje grupin oligark dhe familjen në pushtet. Në këto kushte ne shqiptarët nuk duhet të presim ditë më të mira. Përderisa kemi në krye të punëve lloj lloj oligarkësh të pashpirt. Aq sa edhe të qeshurën e kanë me nuance talljeje të pashpirt. Një shembull i çuditshëm: Këto ditë nga palo politikanët që i kemi kandidatë dëgjuam befas: Elbasani është qarku më i varfër? Na erdhi çudi se deri tani kishim dëgjuar se qarku më i varfër është ai i Kukësit dhe pas tij ai i Dibrës. Jemi bërë për të qeshur e për të qarë. Është groteske, por e vërtetë. Kemi një klasë politike që ka nisur të krenohet, nëse i takon qarkut më të varfër. Ndoshta se kështu mund të pasurohet më shpejt për vete. Vetëm në Shqipëri ndodh që drejtuesit të krenohen se janë vendi më i varfër. Sepse thjesht kemi një klasë politike krejt të paturp. Jemi në fushatë elektorale. Po politikanët tanë kaq dinë dhe kaq diskutojnë. Ne na thonë: mos e çelni gojën, vetëm na jepni votën. Kemi politikanë që nuk ia kanë idenë të debatojnë për rritje ekonomike, për të luftuar krimin e organizuar që na ka zënë dyer e dritare, për punësimin, apo për minimumin jetik, një tregues që vetëm Shqipëria ende nuk e ka. Kjo klasë politike para se të na kërkojë që të mos flasim të na tregojë pse duhet t’ia japim votën asaj ? Pasi deri tani kjo klasë politike ka bërë vetëm me nderën dhe asgjë tjetër. Në këto kushte duhet t’i vijë turp (nëse i ka mbetur ende pakëz turp asaj) kur të na kërkon sërish votën. Sepse vota kërkohet përmes debatit, përmes projekteve që paraqet dhe jo përmes të sharave që i adresojnë njëra tjetrës në 24 orë në 24.
Sigal