‘Po kërkove bukën të japin urinë – Po kërkove jetën, të japin batërdinë’: Nishani citon hafiz Dalliun

320
Sigal

Nga Bujar Nishani

Hafiz Ibrahim Dalliu ishte njëri prej shumë klerikëve patriotë shqiptar që u burgosën e persekutuan nga rregjimi i baballarëve bolshevik të pinjollëve të rilindur me po të njëjtën përbuzje ndaj besimit dhe njerëzimit. Në janar të vitit 1949, në burgun e Tiranës shkroi vargjet e titulluara: “Drejtësia e sundimtarëve të sotshëm”, të cilat i ruajti dhe i fshehu me kujdesin më të madh.

LEXO EDHE:
Ironia/ Lypsarit Rama ia sollën vaksinat kineze pa i kërkuar fare
Ndër këto vargje ai thotë:

Po kërkove bukën të japin urinë
Po kërkove jetën të japin patërdinë
Po kërkove nderin të japin llaftarinë
Po kërkove shokun të japin pabesinë
Po kërkove besën të japin tradhëtinë
Po kërkove mëshirën të japin gjakësinë
Po kërkove njëriun të japin kafshërinë
Po të jesh shenjtor të bashkojnë me qenërinë
Po kërkove dritën të japin errësirën
Po deshe shijen të japin të vështirën
Po kërkove fenë të japin mundimin
Po kërkove dhimbjen të japin acarimin
Po të duash paqen të bashkojn’ me krimin
Po të duash familjen të japin burgimin
Po kërkove rregullin të japin kukudhin
Po kërkove Zotin të japin të paudhin.