Petrit Sulaj: Aeroporti Kukësit gati për “luftë”

215
Sigal

Petrit Sulaj, Ish-drejtori i Aviacionit Civil

Para disa ditësh u krye një fluturim demostrimi për arsye marketingu me Avionin Wizz Air në Aeroportin e Kukësit. Arsyeja; nga Maji i këtij viti fillojn fluturimet “low cost” me këtë linjë drejt 4 destinacioneve. Kjo do arrihej sipas Ministres (Shtrigë e Aviacionit sipas kryeministrit), sepse aeroporti është i çertifikuar sipas standarteve të NATOS!!! Nuk u besova dot syve e veshëve kur pashë këtë kronikë televizive. Në Shqipëri, tallja me këtë popull nuk paska fund nga pushtetarë. Këtej e mbrapa do i hedhim pasagjerët me “rraketa të çertifikuara” drej Europës. Ja kalum dhe Elon Musk dhe Jef Bezzos me programin e tyre të rraketave. Ata nuk kanë pse investojnë më në kërkime të tilla shkencore, boll të vijnë në Shqipëri dhe Znj. Balluku do ju paraqesë atyre “arritjen shkencore” të këtyre rraketave të pikturuara me “mjeshtëri” nga Kryeministri.

Njerëz boll u gënjyet nga këta mashtrues pazarexhinj! Ata ishin në fluturimin e Wizz Air, jashtë çdo logjike shtetërore. Kryhej një fluturim comercial në një aeroport dhënë me koncesion. Pra bëhet 1 reklamë në favor të 2 bizneseve private me sfond propogandistik. Kryministri, dhe Ministresha “Shtrigë e Aviacionit”, bënë qokën e rradhës klientelës së tyre, pasi çertifikuan Aeroportin e Kukësit sipas standarteve të Natos.

Në vendin tonë i vetmi aeroprt i certifikur për veprimtari civile dhe ushtarake është Aeroporti Nënë Tereza dhe kjo në bazë të ligjit të dhënies me koncesion të Aeroportit Nënë Tereza datë 11.11.2004 i ndryshuar. Aeroportet certifikohen sipas standarteve të ICAO-s Aneksi 14 dhe Rregullores 239/2014 të EU. Nuk hyn NATO këtu.

Në Aeroportin e Kukësit u bë 1 invenstim propogandistik me shtytjen e fortë nga qeveria, e cila do të duhet të paguajë koncesionarin nga taksat tona për investimin dhe fitimin e munguar. Kukësi është e do mbetet aeroport rajonal, që mund të hyjë efikasitet ndoshta me vënien në funksion të Aeroportit të Vlorës. Wizz Air nuk do i shesë të gjitha biletat për 19 euro për fluturime të tilla, kur kusto reale shkon 80-90 euro per person.

Ka ardhur koha që profesionistat që kjo qeveri i zhduku në çdo fushë, si dhe në Aviacion, të mos e lejojnë më këtë maskaradë qeveritare.