Partia e Kancerales Angela Merkel fituese e zgjedhjeve në Gjermani dhe fitorja shqetësuese e partisë së ekstremit të djathtë AfD

587
Përktheu nga gjermanishtja
Dr. Diana Skrapari

Angela Merkel ka fituar një mandat të katërt, por rezultatet zyrtare kanë treguar se do të ketë një “rrugë të vështirë” për bisedimet e koalicionit. Derisa CDU mbetet partia më e madhe, AfD e ekstremit të djathtë do të jetë forca e tretë më e madhe politike. Me raportimin e 299 qendrave të votimit, Bashkimi Kristian Demokratik i Kancelares Angela Merkel (CDU) dhe partia motër e saj bavareze, CSU dolën përpara në zgjedhjet kombëtare të Gjermanisë të dielën, me 33 për qind të votave. Social Demokratët rivalë (SPD) të udhëhequr nga Martin Schulz ranë në 20.5 për qind, ndërsa të Gjelbërit dhe partitë e Majta mbetën të njëjta si në 2013, secila me përkatësisht 8.9 dhe 9.2 për qind. Të vetmet histori të suksesshme të natës ishin për Demokratët e Lirë të pro-biznesit (FDP) dhe Alternativa për Gjermaninë (Alternative fur Deutschland-AfD). Pas dështimit për të bërë 5 për qind për të hyrë në Bundestag herën e fundit, FDP (Freie Demokraten Partei-Partia e Liberal-demokrateve) arriti një 10.7 për qind për të çimentuar rikthimin e saj. Përsa i përket AfD-së populiste, një rezultat prej 12.6 për qind do të thotë që Gjermania do të ketë një parti të ekstremit të djathtë në parlament për herë të parë në më shumë se gjysmë shekulli. Megjithëse këto rezultate tregojnë se CDU do të mbetet partia më e madhe e Gjermanisë, ajo ende përfaqëson një humbje të konsiderueshme për konservatorët, të cilët arritën 41.5 për qind në 2013. Një koalicion i tre-partive duket se është zgjidhja e mundshme për të shmangur një qeveri të pakicës, Merkel do të ketë një administratë shumë më pak të qëndrueshme sesa në tre mandatet e saj të fundit. “Ne kishim shpresuar për një rezultat më të mirë”, tha Merkel për një turmë të mbledhur në selinë e partisë së saj në Berlin. Më vonë, ajo foli për “javët e vështira përpara”, për CDU-në dhe premtoi ti rimarri votat e humbura të marra nga AfD – ajo nënvizoi rrëshqitjen e CDU drejt qendrës së spektrit politik nën udhëheqjen e saj. Merkel tha se ishte “e bindur”, megjithatë, se Gjermania do të kishte një qeveri të re para Krishtlindjeve.

Schulz: Merkel ‘humbësja më e madhe’ e natës
SPD duhet gjithashtu të shërojë plagët e saj, pasi partia më e vjetër ekzistuese gjermane arriti një nivel të ulët pasluftës, pasi nuk doli të dallonte mjaftueshëm nga CDU, pasi ishin vendosur së bashku për katër vitet e fundit në një “koalicion të madh”. Schulz tha se kjo shënoi një “orë të hidhur” në “historinë e Social Demokracisë”.Tradicionalisht, liderët e të gjitha partive që kanë vende në Bundestag mblidhen pas rezultateve fillestare që shpallen për një tryezë të rrumbullakët për zgjedhjet. Gjatë diskutimit, Schulz – i cili shkurtimisht udhëhoqi anketimet në janar dhe shkurt përpara se të rrëshqiste në mënyrë të vazhdueshme prapa Merkelit që prej asaj kohe – u përpoq të bënte më të mirën që ti thoshte mendimet e tij kancelares, duke e quajtur atë “humbësen më të madhe” të natës. “Koalicioni i madh është votuar,” tha Schulz, duke premtuar se partia e tij nuk do të sundonte më me CDU përsëri, dhe në vend të kësaj do të bëhej udhëheqëse e opozitës. “Kjo qeveri nuk është zgjedhur dhe ju, kancelare, jeni humbësja më e madhe”. SPD më pas njoftoi se do ti dërgonte një sondazh votuesve për t’i pyetur ata se çfarë partia nuk ka bërë gjë që e çoi të dështonte,pasi Socialdemokratët humbën vota dhe Merkel morri më poshtë se 5 për qind nga zgjedhjet e vitit 2013. Kancelarja i quajti komentet e Schulz “të trishtuara” dhe i kujtoi publikut se CDU ishte “qartë partia më e fortë”.

‘Rruga e vështirë’ drejt koalicionit të mundshëm
Merkel ka thënë se nuk dëshiron të udhëheqë me një qeveri të pakicës, e cila lë opsionin e vetëm të mundshëm të një koalicioni me tre parti me Partinë Demokratike të Lirë (FDP) dhe partinë e Gjelbër – administrata e parë trepartiake që nga vitet 1950. FDP dhe të Gjelbërit kanë dallime të rëndësishme ideologjike për të kapërcyer nëse ata duhet të sundojnë së bashku me CDU në një koalicion të ashtuquajtur “Xhamajka”. Ndërsa ata kanë një demografi të ngjashme të votuesve të arsimuar mirë dhe me të ardhura të larta, ato ndryshojnë në mënyrë drastike në çështjet e mbrojtjes së mjedisit dhe mbështetjes së hapur të biznesit privat. Për më tepër, shumica e votuesve të Gjelbër thonë se preferojnë rolin e tyre tradicional si një zë të opozitës, veçanërisht mbi sundimin me konservatorët.

Protestat shpërthyen pas fitores së ekstremit të djathtë
Ndoshta mërzitja më e madhe e zgjedhjeve ishte 12.6 për qind e arritur nga AfD nacionaliste, duke i bërë ata partia e tretë më e madhe në Bundestag. Shumë gjermanë u shqetësuan kur një parti e ekstremit të djathtë hyri në parlament për herë të parë në më shumë se 50 vjet. Sidoqoftë, nacionalistët fituan vetëm në tre zona elektorale – të gjitha në shtetin e Saksonisë, ku AfD kishte rezultatin e saj më të mirë. Kjo ishte një fitore për kreun e majtë Frauke Petry, e cila fitoi në qarkun e saj. Udhëheqësit e partisë Alexander Gauland dhe Alice Weidel do të hyjnë në Bundestag nëpërmjet “votimit të dytë” të gjermanëve të hedhur për një parti të tërë, pas “votimit të parë” për përfaqësuesit e tyre të zonave zgjedhore. Në kundërshtim me fitoren e AfD-së, protesta spontane shpërthyen nëpër Gjermani, veçanërisht në qytete të mëdha si Këln, Berlin dhe Hamburg. Duke bërtitur “Nazistët jashtë!” qindra demonstrues u mblodhën në Alexanderplatz të Berlinit deri në mesnatën e kaluar. AfD u përpoq të minimizojë kritikat. Megjithëse ka mbajtur qëndrim zyrtar kundër Islamit, martesës së homoseksualëve dhe politikën e refugjatëve të Gjermanisë, si dhe duke parë shumë nga anëtarët e saj të përfshirë në polemika antisemite, bashkëkryetari Jörg Meuthen këmbënguli që partia nuk është “as raciste as ksenofobike”. Ndërkohë, Gauland i partisë premtoi të “gjuante” qeverinë e Merkel, duke thënë se AfD do të “mbronte” Gjermaninë nga udhëheqësit e saj të tanishëm. I votuar në 95 vende kryesisht nga votuesit në shtetet lindore të Gjermanisë, ish-landet komuniste, AfD sigurisht që do të ketë mjetet për ta bërë këtë. Megjithatë, siç vunë në dukje shumë nga gjermanët në mediat sociale, 87 për qind e gjermanëve nuk votuan për nacionalistët – dhe megjithëse Merkel vuri në dukje se AfD do të ishte një “sfidë” për administratën e re, dhe nuk është sfida e parë për kancelaren që është zgjedhur katër herë. Udhëheqësit botërorë, duke përfshirë Emmanuel Macron President i Francës, kanë përgëzuar kancelaren Angela Merkel për fitoren e saj në zgjedhje. Por hyrja e AfD në parlament u vlerësua gjithashtu nga udhëheqësit e ekstremit të djathtë të Evropës. Me një premtim se dy partnerët kryesorë evropianë do të ruanin “bashkëpunimin e tyre thelbësor”, presidenti francez Emmanuel Macron vonë të dielën shprehu lëvdimin për Kancelaren gjermane Angela Merkel pasi ajo siguroi një mandat të katërt në detyrë në zgjedhjet federale të së dielës. “Unë e morra në telefon Angela Merkelin për ta përgëzuar atë. Ne do të vazhdojmë bashkëpunimin tonë thelbësor me vendosmërinë për Evropën dhe për vendet tona”, u tha Macron ndjekësve të tij në Twitter.

Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy tha se rizgjedhja e Merkelit do të shërbejë për të promovuar “projektin e integrimit evropian”. Në një telegram të dërguar në kancelari, Rajoy përgëzoi Merkelin për “rezultate të shkëlqyera”, pasi Kristian Demokratët e saj (CDU) dhe partia e tyre motër bavareze, Bashkimi Kristian Social (Christlich Soziale Union-CSU) shënoi 33 për qind të votave të parashikuara, duke siguruar mazhorancën. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu i dërgoi përshëndetje të ngjashme, duke e cilësuar Merkelin si “një mike të vërtetë të Izraelit”.

AfD, rritja ‘një shok’
Në Bruksel, diplomati i parë i Bashkimit Evropian që komentoi mbi rezultatet e zgjedhjeve ishte Pierre Moscovici, komisioneri për çështjet ekonomike dhe financiare, i cili u përqendrua në bazën e mbështetjes për partinë populiste ekstremiste të së djathtës Alternativa për Gjermaninë (AfD). AfD-ja morri 13 për qind të votave dhe kjo do të bëjë që ata të hyjnë në dhomën e ulët të parlamentit për herë të parë. “Hyrja e AfD-së në Bundestag është një goditje e madhe dhe zbulon hapur dyshimet në shoqëri,” shkroi Moscoviçi. Por ai shtoi se “demokracia gjermane e pasluftës është e fortë. Asnjë amalgam me vitin 1933”, në lidhje me vitin e Partisë Kombëtare Socialiste të Adolf Hitlerit, partinë naziste që morri pushtetin. Udhëheqësit e partive të tjera të ekstremit të djathtë të Evropës përgëzuan homologët e tyre gjermanë. “Bravo për aleatët tanë nga AfD për këtë rezultat historik! Është një simbol i ri i zgjimit të popujve të Evropës”, ka shkruar kreu i Frontit Kombëtar Francez, Marine Le Pen. Në vend që të lavdëronte AfD drejtpërdrejt, kreu i ekstremit të djathtë holandez Geert Wilders renditi popullaritetin e secilës prej partive kryesore të anti-imigracionit të Evropës në Tweet-in e tij, menjëherë pas daljes të sondazheve të bëra. Duke theksuar se AfD-ja ishte parashikuar të ishte partia e tretë më e madhe në Gjermani dhe se Partia e tij Holandeze për Liri u rendit e dyta në zgjedhjet holandeze në prill, ai shtoi: “Mesazhi është i qartë, ne nuk jemi kombe islamike. ” Ndërkohë, udhëheqësi i partisë populiste italiane të Ligës së Veriut, Matteo Salvini, mirëpriti zgjerimin e AfD-së, duke thënë: “Dëshira për ndryshim është në rritje, ajo është në dorën tonë”.

Material i marrë nga Deutsche Welle
Sigal