Panariti: Kërkoj por nuk gjej! Drama e prodhimit vendas!

264
Nga  Prof. Dr. Edmond Panariti
… Jo sepse nuk ka…. jo sepse nuk prodhohet, por sepse pengohet!
Heqja e rimbursimit të tatimit mbi prodhimin vendas dhe mos subvencioni i tij ka ulur prodhimin vendas!
Çuditërisht dhe paradokalisht kur kërkesa në treg për të është në rritje.
Lexoni shifrat, ato flasin!
Ja çfarë thotë INSTAT.
Përsa kohë që rimbursimi i tatimit ishte i plotë prodhimi i vendas qumështit për periudhën 2014 deri në 2017 u rrit me 15 %.. Këtë thotë INSTAT.
Po ky INSTAT, na thotë se heqja e rimbursimit çoi në rënien me pikiatë të prodhimit të qumështit, përgjysmimin e numrit të bagëtisë..
Pra një dramë jo vetëm për blegtorinë, por edhe për bujqësinë në tërësi..
Thënë shkurt, prodhimi vendas nuk mbahet më në këmbë!
Sepse nuk konkuron dot me importin!
Sepse 20% TVSH do të thotë 20%kosto dhe çmim më i lartë fundor për prodhimet e fermës tonë.
Por çfarë ndodh me TVSH në Bujqësi në Open Balkan.
Sot po merrem vetëm me Serbinë.
Serbia aplikon TVSH 20 %, për mallrat dhe shërbimet…
Por ngarkon vetëm 10 % për mishin, qumështin, drithërat, frutat, zarzavatet…
Pra 10 % më pak se ne.
Plus që i paguan fermerët 5 herë më shumë
Kaq!
Besoj se jeni të qartë!
Sigal