Pa maskë tek Infektivi / Sfidon Alfred Cako: Të hy sa herë të dua dhe të marr njerëzit intervistë

567
Sigal

Konspiracionisti Alfred Cako, i ka bërë thirrje autoriteteve që ta lejojnë atë të hyjë në ambientet e spitalit Infektiv, për të intervistuar pacientët e sëmurë.

Nëpërmjet një transmetimi televiziv ai tha se kjo kërkesë është refuzuar dhe u shpreh se është i gatshëm të futet në ambientet e Infektivit pa maskë, për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që të gjithë kanë ngritur në këtë kohë.

Këta kanë dhënë me qëllim mjekime të gabuara sepse qëllimi i këtyre është vdekja e njerëzve pakësimi i popullsisë dhe nuk është qëllimi i këtyre shërimi i njerëzve. Unë e kam thënë edhe më parë nëpërmjet rrjeteve sociale. Të futem unë tek Infektivi me shoqërinë “NOVAX”, të hymë tre katër persona, të hy sa herë të dua unë dhe të marr njerëzit intervistë, pse nuk ua lënë telefonat celularë? Përse hidhen njerëzit të vrasin veten?

“Më ka bërë një sfidë Silva Bino në rrejte sociale duke më thënë se do të lëmë shumë shpejt të hysh, por nga ajo herë janë tërhequr. T’i bëj edhe një sfidë kryeministrit i cili thotë mos dëgjoni këta konspiracionistët”, tha Cako

Alfred Cako ka kundërshtuar prej kohësh, trajtimin alarmant dhe histerik që i është bërë situatës së shkaktuar prej Covid 19.

Alfred Cako ka mbrojtur prej kohësh një linjë mendimi që presupozon se elitat që kontrollojnë pasuritë më të mëdha të botës, kanë shqetësimin kryesor rritjen eksponenciale e të pakontrolluar të numrit të popullsisë. Këto presupozime kanë lindur rreth viteve 1960 kur Klubi i Romës (një institucion i financuar nga fondacioni Rockfeller) miratoi punimin kërkimor “The limits to growth” (Limitet e rritjes) si prospektin që do të orientonte të gjitha politikat zhvillimore që prej asaj kohe në të gjithë botën. Në punimin Limitet e Rritjes, argumentohet se si rritja  e popullsisë mund të ndikojë në frenim të aktivitetit ekonomik si pasojë e rritjes së kërkesës mbi kapacitetet prodhuese dhe për këtë arsye të gjitha planet e shpopullimit nëpërmjet metodave të ndryshme burojnë nga ky punim shkencor.

Kujtojmë se sipas Alfred Cakos, planet e shpopullimit janë realizuar nëpërmjet vaksinimeve të ndryshme, nëpërmjet viruseve, nëpërjet klorifikimit të ujit të pijshëm etj. Të maskuar nën Axhendën 21 dhe në të ashtuquajturat Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Cako mendon se këto projekte i shërbejnë një qëllimi të vetëm, atij të reduktimit të numrit të popullsisë globale, sterilizimit dhe kontrollit të plotë.