Osman Metalla: Sërish Deti…

502
Sigal

 

Janë humbur 1200 km2 me heqjen e vijës bazë u deklarua mbrëmë… Sa e vërtetë është kjo?

Në fakt marëveshja që ne kemi bërë me shtetin Italian nuk ka ndryshuar edhe pas ndryshimeve që ju bënë ligjit 8771 date 19.04.2001 “Per kufirin e R.SH-se”, me anë të ligjit Nr. 9681 date 24.01.2008, dhe nuk kanë prodhuar asnjë efekt. Marëveshja është e pandryshuar dhe për rrjedhojë nuk është humbur asnjë metër katror det!

Njëkohësisht dhe deklarimet e Republikës së Shqipërisë në OKB nuk kanë ndryshuar as për vijën bazë dhe as për gjerësinë e detit territorial, ndaj e përsëris ajo që u tha mbrëmë për humbje të detit është një e pavërtetë e madhe.

Pra nuk është humbur asnjë metër katror det!

Pyetja që shtroj është? Pas rikthimit të Ligjit 8771 date 19.04.2001 “Per kufirin e R.SH-se”, në vitin 2012 çfar ka ndryshuar në vijën bazë të Republikës së Shqipërisë dhe cili është përfitimi?

Sa ka ndryshuar vija bazë në raport me vijën bazë të aplikuar në marëveshjen e vitit 2009?

Përse ngulet këmbe me forcë të bindemi se zgjerimi i detit territorial Grek nuk na cënon?

Skicat e paraqitura ishin krejtësisht të pabaza dhe qëllimisht çorientuese për opinionin publik, pasi problemi nuk është në Lindje të Korfuzit por në Veri të tij.

Skica (ilustrative) e mëposhtme paraqet se si do të ishte vija e delimitimit të hapësirave detare në drejtimin verior të ishullit të Korfuzit në të dy rastet.

Vija e zezë me ndërprerje prezanton se si do të ishte vija e delimitimit në rastin e aplikimit të zgjerimit të detit territorial në 12 milje detare.

Vija e kuqe e cila shkon në drejtim të pikës 1 të marëveshjes së arritur ndërmjet RG dhe RI, dhe përfaqëson vijën e mundëshme të delimitimit nëse:
a. Gjerësia e detit territorial do të ishte 6 milje (sikurse është sot)
b. Ishujve nuk do tu jepej efekt i ZEE (sikundër ka ndodhur në shumë precedentë të njohur ndërkombëtarë)

Besoj efekti/ndryshimi është i dukshëm. Natyrisht që gjithshka përcaktohet në negociata, por nëse ne themi pa negociuar se zgjerimi nuk na cënon dhe e marim të mirëqenë, nëse pranojmë apriori efektin e ishujve atëherë kjo është e rëndë dhe shkon kundër interesave tanë në përballjen në ICJ (Gjyka Ndërkombëtare e Drejteësisë) dhe natyrisht ndodh ajo që kam paralajmëruar: Humbje me vullnet .

Gjykata Kushtetuese i ka evidentuar gabimet e të shkuarës. Ajo ka përcaktuar piketat e negociimit si dhe flet qartë dhe për efektin e ishujve. Çdo devijim nuk bëhet më nga padija…

Në vënd që ti mbushim mëndjen njëri tjetrit se zgjerimi i detit territorial Grek nuk na cënon duhet të përgatitemi për të mbrojtur më mirë interesat tona! Koha ecën dhe është kundër nesh!

Shteti Grek po avancon në përgatitet e tij e ne vazhdojmë ti mbushim mëndjen njëri tjetrit se Greqia ka të drejtë! Nëse nuk meremi me përgatitjen e argumentave ne mbrojtje të interesave tona, duke krijuar sa më parë grupin teknik të ekspertëve të të gjitha fushave e më tej grupin e juristëve për argumentimin juridik mbështetur në argumentat e ekspertëve, nuk bëjme gjë tjetër veçse dëmtojmë interesat tona dhe minimizojmë shanset për të përftuar atë që na takon sipas të drejtës së detit dhe të Zotit!