Një 5-vjeçar i suksesshëm i Shqipërisë në NATO

684
Sigal

Në 1 Prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s

NATO (Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior) është blloku perëndimor ushtarak, që u themelua me firmosjen e Traktatit Atlantiko-Verior më 4 Prill 1949 me qendër në Bruksel. Organizata ka themeluar një sistem mbrojtjeje kolektiv ku vendet anëtare bien dakord të mbrojnë njëra-tjetrën në rast sulmi nga një palë e jashtme. Artikulli X i Traktatit të Atlantikut të Veriut përshkruan se si shtetet jo-anëtare mund të anëtarësohen në NATO. Palët mund të ftojnë për akordim në këtë Traktat, me akordim anonim, çdo shtet Evropian në pozitë të çojë më tutje principet e këtij Traktati dhe të kontribuojë në sigurinë e zonës së Atlantikut të Veriut. Çdo shtet i ftuar mund të bëhet palë e këtij Traktati duke depozituar dokumentacionet e pranimit në Qeverinë e Shteteve të Bashkuara. Qeveria e Shteteve të Bashkuara do të njoftojë çdonjërën nga palët për depozitimin e çdo dokumentacion të tillë pranimi. Aktualisht NATO ka 28 shtete anëtare (nga të cilat 21 janë anëtarë të Bashkimit Evropian).

Integrimi i Shqipërisë në NATO

Shqipëria është Anëtare e Këshillit të Bashkëpunimit të Atlantikut të Veriut që nga Qershor 1992. Ajo përkrahu Iniciativën e Partneritetit për Paqe në Janar 1994 dhe nënshkroi Dokumentin Kuadër më 23 Shkurt 1994 duke u bërë vend anëtar i Partneritetit për Paqe. Me 22 Shtator 1994 paraqiti Dokumentin e Prezantimit në të cilën përcaktohen fushat, përmasat dhe niveli i pjesëmarrjes në bashkëpunim me NATO-n. Dokumentet e mësipërm përbënë bazën e hartimit të Programit Individual të Partneritetit për vitet 199519961997, Programet Individuale Speciale NATO – Shqipëri për vitet 19972000. Programi i Partneritetit Individual (IPP) është zhvilluar që të përkrahë programet kryesore që burojnë nga rishikimi i mbrojtjes. Ai përforcon vazhdimësinë e procesit të ristrukturimit duke synuar rritjen e aftësive operacionale të FA. Prioritetet kryesore të mbrojtjes për2002 do të fokusojnë në zhvillimin e një strategjie ushtarake kombëtare, të shoqëruar nga një strukture organizimi, e orientuar në nivel të lartë profesionalisht, me një numër më të vogël të FA, adaptimin e konceptit të trajnimit të forcës, një sistem menaxhimi personeli dhe një sistem menaxhimi burimesh.

Programi i Partneritetit Individual (IPP), i vitit 2002 synon tre çështje kryesore bashkëpunimi:

-Të ndihmojë Shqipërinë në ristrukturimin e FA të saj, nën kontrollin demokratik të autoritetit civil sipas planit afatgjate të implementimit;

-Të sigurojë përkrahjen në fusha të interesit të NATO-s dhe Shqipërisë;

-T’i japë më shumë përmbajtje marrëdhënieve me PfP në një afat kohor më të gjatë.

Shqipëria ka marrë pjesë dhe në Procesin e Planifikim – Rishikimit që nga viti 1996 e në vazhdim. Për vitin 2000 ajo pranoi 53 Objektiva Partneriteti. Nëntor 1999, Shqipëria paraqiti Planin e Veprimit për anëtarësim duke u bërë një nga 9 vendet aspirante për anëtarësim në Aleancë. Në samitin e Bukureshtit të NATO-s të vitit 2008, shtetet anëtare të NATO-s nënshkruan protokollet e pranimit të Shqipërisë dhe Kroacisë. Një Ceremoni e nënshkrimit u mbajt, duke qenë të pranishëm ministrat e jashtëm të të dy vendeve. Në 1 Prill 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në strukturën e NATO-s.

Presidenti Bush për aderimin e Shqipërisë në NATO

Me ceremoninë e sotme ne festojmë dy demokraci të reja dhe energjike, të cilat kërkojnë të marrin përsipër përgjegjësi të reja në një kohë të terrorizmit dhe luftës”, tha Presidenti Bush”. Ne kemi forcuar partneritetin e Amerikës me vendet që dikur dergjeshin në prangat e komunizmit. Ne gëzohemi për marrjen e një hapi të madh drejt mirëseardhjes së popullit të Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancën më të madhe të lirisë, që bota ka njohur ndonjëherë”. NATO votoi në takimin e saj të mbajtur në Bukuresht në prill për të ftuar Shqipërinë dhe Kroacinë që t’i bashkohen NATO-s. “Ftesa për t’u bashkuar me NATO-n është njohje e reformave të vështira që këto vende kanë ndërmarrë në rrugën drejt prosperitetit dhe paqes”, tha Bush. “Në kthim, anëtarësimi në NATO ofron premtimin e sigurisë dhe stabilitetit. Shtetet e Bashkuara dhe aleatët tanë të NATO-s do të qëndrojnë të bashkuar në mbrojtje të anëtarëve tanë”. Anëtarësimi në NATO do të sigurojë njerëzit e Shqipërisë dhe Kroacisë e di se “nëse çdo vend tjetër kërcënon sigurinë e tyre, çdo anëtar i Aleancës do të jetë në anën e tyre”, tha presidenti. Presidenti e quajti hyrjen e tyre në NATO “një hap historik për Ballkanin”, duke vënë në dukje se brenda një dekade rajoni ka “transformuar veten duke u kthyer nga një rajon i përfshirë nga lufta në një kontribuues për paqen dhe stabilitetin ndërkombëtar”. “Populli i Shqipërisë dhe Kroacisë janë duke ndihmuar që bota të lëvizi drejt një triumfi të madh historik, që është ajo drejt një Europë të plotë, një Europë që është e lirë dhe një Europë që është në paqe”, tha ai.

Presidenti takim më Jonathan Moore dhe aktivitet për 5 vjetorin në NATO 

Presidenca në njoftimin e saj publik deklaron se sot më datë 1 prill 2014, në ora 10:00 Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvilloje një takim me Drejtorin për Çështje te Evropës Qendrore dhe Juglindore ne Departamentin e Shtetit, zotin Jonathan Moore.

Ndërsa po sot, në ora 19.00 Presidenca ka organizuar një pritje për të gjithë personalitet, politikanët dhe median në Shqipëri, në Pallatin e Brigadave për të celebruar 5 vjetorin e aderimit të Shqipërisë në organizatën transatlantike NATO.

 Përgatiti Blerina BRAHO