Nesër do të lexoni/ Sollzhenjicini kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe afrimi i tij me Putinin

636
Faqja e internetit “inance.ru”. 11 tetor 2015). Në një intervistë të asaj kohe lidhur me qëndrimin e Sollzhenjicinit ndaj pavarësisë së Kosovës, Kadarea ka deklaruar: “… Ёshtë vënë në dukje kohët e fundit afrimi i tij me Putinin, që ka luajtur një rol në mendimet e tij, te cilat patën rënë disa herë ndesh me veprën e tij, siç ishte rasti i Kosovës, kur, për fat të keq, e përsëris, për fat të keq, ai u pajtua me mendimin e Rusisë zyrtare, kundër forcave të lirisë në Ballkan… Por kjo ndodh jo rrallë me shkrimtarët e mëdhenj dhe të shquar, që jo rrallë, parimet që ata mbrojnë në veprat e tyre, bien disa herë ndesh me mendimet që ata kanë në një periudhë të caktuar të jetës së tyre… figura e tij është në përgjithësi e qartë, por që thashë unë, është një incident” (Citohet sipas: “Kadare: Fatkeqësia e Sollzhenjicinit për “Kosovën””. Faqja e internetit “Agjencioni Floripress”. 09 gusht 2008). Kadarea mundohet më kot “ta zbutë me melhem” qëndrimin shovinist të Sollzhenjicinit ndaj popullit shqiptar të Kosovës. Sollzhenjicini nuk u afrua rastësisht me Putinin. Ishin pikërisht bindjet e tyre shoviniste, idetë e shovinizmit rusomadh që i bënin të rreshtoheshin në të njëjtën llogore kundër pavarësisë së Kosovës. Nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë ajo që nxjerr në pah Kadarea se gjoja afrimi i Sollzhenjicinit me Putinin “ka luajtur rol” në mendimet e shkrimtarit, çka bëri që ai “të pajtohej me mendimin e Rusisë zyrtare” në qëndrimin ndaj pavarësisë së Kosovës. Kjo që thotë Kadarea nuk është aspak e vërtetë. Idetë e shovinizmit rusomadh, siç u faktua konkretisht më lart, Sollzhenjicini i ka pasur të kultivuara në vetëdijen e vet me kohë e me vakt, shumë kohë para se Putini të dilte në skenën politike ruse. Ato ide ishin produkt i ideologjisë shoviniste rusomadhe, të cilat, të tre shkrimtarët e lartpërmendur (pa qenë nevoja për t’u ndalur te të tjerë shkrimtarë), i kanë pasur si yll karvani në formimin e tyre intelektual, duke ecur me vetëtije të plotë, ashtu si edhe politika zyrtare ruse, në shinat e shovinizmit rusomadh për pushtimin e territoreve të huaja…
Për më shumë nesër në gazetën Telegraf
Sigal