Nesër do të lexoni/ Në Pogradec do të riluhet “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, por…

644
Bardhyl Berberi
Është e treta herë që një prift grek ka mbërritur në qytetin e Pogradecit dhe ka kontaktuar me Siri Merkon, një dëshmitar okular, i cili ka bërë zhvarrimin e 150 ushtarëve grekë dhe më pas së bashku me disa shokë të tjerë i kanë rivarrosur ushtarët grekë në kodrën e gështenjave pak metra më poshtë depos së ujit në periferi të qytetit të Pogradecit .
Siri Serko ka thënë për gazetën “Telegraf”, se ai ka qenë në liqen duke gjuajtur peshk (pasi është me profesion peshkatar) kur ka mbërritur një priftit grek, Janis Llazaros, i cili i ka thënë pogradecarit, se donte informacion të hollësishëm për vendndodhjen e varreve të ushtarëve grekë të vrarë në qytetin e Pogradecit, gjatë konfliktit të armatosur në vitin 1940 midis ushtrive italiane e greke, të zhvilluar në territorin shqiptar në rrethinat e Pogradecit. Prifti grek, ka thënë Siri Merko, informacionin për mua si dëshmitar i kësaj ngjarjeje e kishte siguruar nëpërmjet një mjeku pediatër nga qyteti i Pogradecit, i cili shkon dhe punon edhe në klinikat greke në Selanik. Siri Merko ka thënë për gazetën “Telegraf”, se ia ka thënë priftit grek Llazaros të gjitha hollësirat dhe i ka treguar, madje edhe vendin në varrezat ku ndodhen ushtarët e vrarë grekë në vjeshtën e vitit 1940 në kalanë e qytetit të Pogradecit, gjatë përplasjes së tyre me ushtarët italianë…


Për më shumë lexoni nesër në gazetë “Telegraf”
Sigal