Nesër do të lexoni/ Kolltukofagët, rriqnat dhe karakteret e lopësuara

898
Prof. Lush Susaj

“Për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim”
(Fan Noli, 1924)
Duke lexuar fjalimin e Fan Nolit të mbajtur në parlamentin e vitit 1924, me bëri përshtypje aktualiteti i karaktereve dhe fjalëve “kolltukofagë”, “këpushë-rriqën” dhe “karakteret lopësohen” Për t’u shtuar dhe zhvilluar kolltukofagët dhe karakteret e lopësura, duhet të funksionojë klani nepotik, konspiracioni, dobësimi i shtetit, ligjit dhe institucioneve, duhet të këtë kaos dhe anarki morale dhe ligjore. Noli ka folur për 5 anarkitë që në Shqipëri janë aktuale, njëlloj si në kohën e Nolit. Noli shkruan: “E treta, anarkia morale: këtu qeni s’njeh të zotin; këtu karakteret lopësohen, qullosen dhe ndërrojnë forma dita-ditën si në kaleidoskop. Këtu ambiciet janë pa fre e pa kufi. Këtu i padituri i di të gjitha dhe i pazoti është i zoti për të gjitha… E pesta, anarkia e idealeve: Për të zënë vendin e tyre kemi kolltukofagët, krimba të verdhë me kokë të zezë, që rriten me plagët e infektuara të Shqipërisë në lëngim, këpushë, që mund t’i copëtosh, po jo t’i shqitësh nga trupi që kafshojnë e thëthijnë. Sikur të ngjallej Herodoti përsëri do të shikonte që kolltukofagët tanë janë më të fortë se ky trim legjendar i vjetërsisë greke. Që t’i shqitësh këta tanët nga kolltuku duhet t’u preç jo vetëm duart e kokën, po dhe këmbët e trupin…” Në këto vite, kush nuk i ka pare, dëgjuar e njohur krimbat me ambicje pa fre e pa kufi të tyre? Kush nuk i ka parë dhe njohur kolltukofagët dhe të shushaturit që nuk lanë gjë pa bërë, derisa….
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal