Nesër do të lexoni/ Kjo dakordësi politike të bën për të qeshur

764
Sigal

Mark Topollaj

Kino – Regjizor

Këtu tek ne arti ishte dhe është i politizuar. Personazhet më negativë të letërsisë komuniste janë përfaqësuesit afër pronarit legjitim. Frymëzimi i artit ishte i kushtëzuar dhe u zhvillua në një formë të re. vendi i altarit u zëvendësua me podiumet e kongreseve komuniste. Ceremonia e kultit të kësaj ideologjie u zhvillua përballë altarëve të djegura. Mendimi kombëtar progresiv dhe njerëzit e shquar të kombit u eliminuan. Frymëzimi artistik, dëshpërimi apo heroizmi u zëvendësua me heroin pozitiv. Në rrugën e falsitetit të ideologjisë zorzopët dhe servilët e shtrembëruan historinë dhe traditën e kombit. Vetëm kështu mund të përqafohej arti i shoqërisë socialiste. Edhe arti i vërtetë popullor u tërhoq drejt praktikës ideologjike komuniste. Dekoracionet e manifestimeve shprehin suksesin e diktatorit gjakatar. Përfundimi i vullnetit njerëzor e superonte vështirësia, çdo dëshirë ishte e frenuar. Kërkesat e nevojës njerëzore ishin të pa përfillshme. Rezistenca fizike kishte një heroikë që prodhonte humbjen. Prioritet i aksionit mendor të sillte një poshtërim e varfëri absolute. Po nga injoranca politike në vazhdimësi u vendos një varfëri të skajshme. Jeta shoqërore është e vendosur nën komandën e intrigës që krijon drama të përgjakura. Komplotet ambicioze në rrugën e realitetit politik janë vazhdimësia e hierarkisë. Kjo quhet rruga e hijeve të zgjatura të ideologjisë utopike. Imagjinata e ideve të koshiencës utopike e la Shqipërinë në dorën e fëmijëve të dosës së komunizmit. Në bashkëpunim me gjarpërinjtë e kuq helmues të Beogradit kanë krijuar në parabolë sociale të vazhdimësisë. Zoti Basha, mendimi i dështuar i Edi Ramës…
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf'”