Nesër do të lexoni/ Festa përçan Veteranët…

715
Nga Kozma GJINI 
Festa e 75-vjetorit te krijimit të Çetës së Parë të Myzeqesë, “përçan” Veteranët e Lushnjes. Historikisht, më 26 dhjetor 1942, u krijua Çeta e Myzeqesë në Kolonjë të Lushnjes. Atë kohë, në mbledhjen themeluese të çetës asistuan personalitete të njohura të Luftës për liri si: Spiro Bakalli (i deleguar i qarkut të Durrësit), Spiro Moisiu (përfaqësues i Këshillit NÇL të Lushnjes) dhe Xhoxhi Robo (sekretar i celulës Lushnje). Pikërisht, për të festuar këtë ngjarje historike, dje, më 26/12/2017, u organizua në fshatin Kolonjë një tubim përkujtimor me pjesëmarrjen e veteranëve, pasardhësve të tyre dhe organizatës së Dëshmorëve të LANÇ. Kryetarja e Organizatës së Veteranëve, zj. Sh. Gjoshi, me mbështetjen më të mirë të të pranishmëve nga fshati dhe qyteti, e zhvilloi takimin nën ritmin e këngëve partizane, në oborrin e shkollës së Kolonjës, ku ndodheshin edhe të afërm të familjeve të dëshmorëve. Kryetarja e Organizatës së Veteranëve vuri në dukje se Çeta e Myzeqesë në përbërjen e saj kishte figura të spikatura si: Neim Kuci, Hasan Gina, Miti Bozo, Beqo Arapi, Irakli Bozo, Pasho Zoto, Rrahman Ruci, Stefan Arrza, Josif Pogace, Myslym Emini, Rako Gjermeni, Muharrem Shabani, Skënder Libohova, Feridum Xhindole, Loni Dhamo, Nuri Shabani, Koli Bozo, Vesel Ahmeti, Haxhi Xherahu, Sadik Koprenca etj..


Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Telegraf”
Sigal