Nesër do të lexoni/ Dhuna kundër gruas, një përmasë e frikshme

1344
Sigal

Rajna Kovaçi
Shoqëria e sotme po përballet me një fenomen shumë të rëndë: Me dhunën në familje apo me krimet kundër grave dhe vajzave. Është fakt, që dhuna, krimet kundër grave në përgjithësi, kryhen nga meshkujt, si baballarët, bashkëshortët, vëllezërit, ish-bashkëshortët, bashkëjetuesit, partnerët etj. Sipas policisë, nga janari deri në shtator të këtij viti, janë regjistruar rreth 3000 raste, të dhunës kundër gruas. Policia ka dhënë 1643 urdhëra mbrojtje. Po të kthejmë kokën pas do të shohim se në vitin 2012 ka pasur 2036 raste, në 2013 janë vrarë 23 gra, policia ka raportuar 2600 femra që kanë kërkuar urdhër mbrojtjeje në gjykatë. Për Tiranën, 143 gra, për Durrësin, 20 gra kanë qenë viktima të dhunës në familje. Raportime të viktimave të dhunës në familje kanë qenë në pjesën më të madhe me autorë të krimit, burrat. Është i tmerrshëm fakti se, mesatarisht ka pasur raste se çdo muaj dy gra që vriten nga bashkëshortët ose nga ish-bashkëshortët, të dashurit etj. Për vitin 2014, gratë me arsim të mesëm ose me arsim të ulët kanë përjetuar më shumë dhunë në familje se ato me arsimim të lartë. Gjithashtu, gratë që punojnë në shtëpi kanë më shumë të ngjarë të pësojnë dhunë se ato që janë të punësuara jashtë shtëpisë. Referuar edhe shifrave, rezulton se 19% e grave të dhunuara në Shqipëri pësojnë lëndime të rënda, 14% e tyre ishin të pamundura të bënin punë shtëpie ose të kujdeseshin për fëmijët, për shkak të plagëve të rënda dhe rreth 44% e grave të përdhunuara kishin sëmundje seksualisht të transmetueshme. Ajo që ndryshon më së shumti në përdorimin e dhunës dhe një nga pjesët më tragjike të jetës, është edhe periudha kur gratë nisin të përjetojnë dhunën. Një në 4 gra nisin ta përjetojnë dhunën që në vitin e parë të martesës, ndërsa një në dy gra, sipas një studimi të bërë për dhunën në familje, pohojnë se dhuna ndaj tyre ka nisur në vitin e dytë ose të tretë të martesës. Për vitin 2016, raportimi i policisë thekson se 38 % e gjithë vrasjeve…

Për më shumë lexoni nesër në gazetën Telegraf