Nesër do të lexoni/ Analiza nga Arben Malaj – Prof. i Harvard, Dani Rodrik: Në mbrojtje të Populizmit Ekonomik

557
Profesor Arben Malaj, specialist në fushën e Ekonomisë dhe Financave i ka bërë një analizë artikullit të profesorit Dani Rodrik në lidhje me problemet aktuale ekonomike. Profesor Rodrik e konsideron gjithnjë të dëmshëm populizmin në politikë, por argumenton se populizmi në ekonomi në disa raste mund të justifikohet. Bazuar në eksperiencen e disa vendeve si Hungari, Rusi, Turqi dhe SHBA, Prof Rodrik argumenton në kushtet e mungesës së shtetit ligjor dhe të lirive themelore civile, regjimet populiste mund ta zgjasin sundimin e tyre duke manipuluar sipas dëshirës median dhe gjyqësorin. Këtu mund të lexoni të plotë shkrimin e profesor Dani Rodrik. 

Profesor Dani RODRIK*
Kundërshtimi i populistëve ndaj kufizimeve institucionale shtrihet në ekonomi, ku ata kundërshtojnë pengesat e vendosura në rrugën e tyre nga agjencitë autonome rregullatore, bankat qendrore të pavarura dhe rregullat globale të tregtisë. Por, ndërsa populizmi në fushën politike është pothuajse gjithmonë i dëmshëm, ndonjëherë populizmi ekonomik mund të justifikohet.
CAMBRIDGE – Populistët i urrejnë kufizimet ndaj ekzekutivit politik. Meqenëse ata pretendojnë se përfaqësojnë “popullin” në masë të madhe ligjërisht, ata i konsiderojnë kufizimet në ushtrimin e pushtetit të tyre, si dëmtim ndaj vullnetit popullor. Kufizime të tilla mund t’i shërbejnë vetëm “armiqve të popullit” – pakicave dhe të huajve (për populistët e krahut të djathtë) ose elitave financiare (në rastin e populistëve të krahut të majtë).
Kjo është një qasje e rrezikshme politike, sepse lejon shumicën që të shkelë të drejtat e pakicave. Pa ndarje të pushteteve, një gjyqësor të pavarur, ose media të lirë – të cilat të gjithë autokratët populistë, nga Vladimir Putin dhe Recep Tayyip Erdogan tek Viktor Orban dhe….

*Shkruan për Project-Syndicate që nga viti 1998
Dani Rodrik është Profesor i Ekonomisë Ndërkombëtare Politike në Shkollën e Qeverisë John F. Kennedy të Universitetit të Harvardit. Ai është autori i Paradoksit të Globalizimit: Demokracia dhe Ardhmëria e Ekonomisë Botërore, Rregullat e Ekonomisë: Të Drejtat dhe Gabimet e Shkencës së Dismalit dhe, së fundi, Bisedë e Hapur mbi Tregtinë: Ide për një Ekonomi të Kthjellët Botërore.
Per me teper neser ne gazeten “Telegraf”…
Sigal