Muharrem ALBA/A duhet të kemi frikë nga turbulencat ndërsa fluturojmë?

860
Sigal

Pothuajse të gjithëve na ka rënë rasti ose do të kemi fatin të fluturojmë me avion. Por ata që kanë fluturuar dhe ata që do të fluturojnë për herë të parë ndeshen me një fenomen të pashmangshëm në ajër, atë të lëkundjeve të pazakonta, të padëshirueshme dhe ndonjëherë shqetësuese që shkaktohen nga turbulencat gjatë fluturimeve. Në këtë shkrim të shkurtër do të shpjegoj shkurtimisht ç’anë turbulencat, nga se shkaktohen dhe si i përjetojnë pasagjerët ndërsa fluturojnë. Duhet të pohoj që në fillim të shkrimit se nuk duhet të shqetësoheni aspak, thjesht relaksohuni dhe shijoni fluturimin.

Shkencëtarët që merren me studimin e atmosferës e përcaktojnë turbulencën si një masë ajri që  ndryshon drejtim dhe shpejtësi në raport me drejtimin dhe shpejtësinë e avionit që po fluturon.  Ndryshimi i drejtimit dhe shpejtësisë së kësaj rryme ose mase ajri vjen si rezultat i ndryshimit të  temperaturës dhe presionit atmosferik për njësi të caktuar kohe në brendësi të kësaj mase ajri. Në shume raste këtë fenomen e përshkruajnë në mënyrë të gabuar duke thënë se avioni ra 100 metra në boshllëk ose u ngrit 100 metra lart menjëherë. Vakuume ajri nuk ekzistojnë.

Ekspertët dhe statistikat tregojnë që të shumtat e turbulencave nuk janë të fuqishme dhe nuk zgjatin shumë. Kapiteni John Holmes, që trajnon pilotët  shkruan: “Ju jeni ulur në sedilje dhe po relaksoheni befas ju lëkundeni jo normalisht. Ky është një efekt psikologjik. Edhe për avionin krijohet një ambient jo i natyrshëm. Pasagjerët bëhen nervozë në këtë situatë”. Përplasja e masës së ajrit me avionin shkakton lëkundje të lehta e deri në shqetësuese për pasagjerët sepse nuk kanë informacion se çfarë po ndodh

Sipas Bordit Kombëtar të sigurisë së transportit ajror, çdo vit pilotët raportojnë 65.0000 turbulenca të lehta dhe 5.500 turbulenca shqetësuese për pasagjerët, por jo për pilotët sepse ata janë familjarizuar me ato.

Turbulencat shkaktohen nga disa lloje faktorësh dhe kryesisht nga kushtet meteorologjike. Era e fortë nga stuhie lokale në aeroporte, prania e ndërtesave të larta afër aerodromit, rrymat ajrore që lë pas avioni në ulje dhe në lartësi të mëdha deri në 10000 m, ditën me diell, me shikim të pastër dhe janë të vështira për tu dalluar me sy të lirë. Terreni malor, vargmalet gjithashtu shkaktojnë lëkundje turbulente për shkak të ndryshimit të drejtimit dhe të shpejtësisë së masave ajrore të cilat lëvizin vertikalisht dhe horizontalisht deri në lartësinë 16 km dhe në një gjerësi prej 150 km duke u përplasur me avionët ndërsa fluturojnë. Zonat më problematike për turbulenca në botë  janë Oqeani Paqësor, Ekuatori, Afrika Qendrore, Kalifornia dhe Alaska.

Mënyra më e mirë për të kuptuar turbulencën është të shohësh se çfarë lëvizjesh bën ajri në një vend dhe situatë të caktuar, por kjo është e pamundur, sepse ajri është i padukshëm me përjashtim të rasteve kur është tym duhani, tym zjarri, tym pluhuri ose flokë borë që mund të shohim mënyrën dhe shpejtësinë e lëvizjes. Nuk lejohet t’i kundërvihesh turbulencës sepse shkakton stres tek avioni dhe tek pasagjerët. Pilotët zakonisht veprojnë menjëherë duke ulur shpejtësinë kur ndeshen me turbulencë për të qetësuar situatën.

Turbulencat shmangen për të bërë një udhëtim komfort se sa për arsye sigurie. Pilotët i shmangin turbulencat ajrore duke studiuar raportet meteorogjike që u dërgohen në kabinë dhe komunikimet  me kullën e fluturimit. Piloti në kabinë kanë shumë më tepër informacion sesa pasagjerët dhe sigurisht që kanë trajnimin e duhur për të shmangur këto situata. Kur vijnë në ulje krijojnë  distancë sigurie midis avionëve që ulen. Lëkundjet turbulente në lartësi të mëdha shmangen duke devijuar trasetë ajrore ku kanë kaluar avionët e mëparshëm, zvogëlon shpejtësinë për zbutje të fenomenit.

Shumë prej lëkundjeve turbulente parashikohen dhe parapriten të ndodhin, por disa ndodhin befasisht.

Të gjithë avionët modernë kanë të instaluar pajisje teknologjike LIDAR (Light Detection and Ranging), të vendosura në hundën e avionëve së bashku me radarin në pjesën e pasme të avionëve japin informacion mbi konditat meteorologjike deri në 15 km distancë. Avioni i transportit të pasagjerëve Boeing 787 është i pajisur me (turbulence dampening system) sensorë që “lexojnë” ajrin përpara avionit, të dhënat jepen në kompjuter dhe pas përpunimit ato lexohen nga pilotët, njëkohësisht të dhënat dërgohen dhe në tokë për efekte e përpunime të tjera.

Stresi në avion ulet duke shmangur futjen në turbulencë, duke reduktuar pak shpejtësinë. Strukturat e avionëve janë shumë herë më të forta se struktura e kockave të njeriut. Zëdhënësi i kompanisë Boeing pohon: “Avionet Boeing janë projektuar të durojnë forcën e gravitetit dhe të goditjeve “G”, 1 herë e gjysmë më të madhe se çdo lloj force të turbulencës që mund të ndeshë në ajër”.  Problemi është se turbulencat dëmtojnë më parë pasagjerin sesa avionin kur ai është i pa lidhur me rripin e sigurisë. Pilotët shmangin turbulencat jo se dëmtohet avioni, por për të vetmen arsye që pasagjeri të ndihet mirë në fluturim dhe të kryejë një udhëtim mbresëlënës.

Përfundime

Është shumë e rëndësishme të kuptojmë se turbulencat janë padyshim jo të këndshme, por gjithsesi ato nuk janë të rrezikshme, në të kundërt do të ishin bërë problem ndërkombëtar dhe do të ishin ndërprerë fluturimet ajrore ndërkohë që ndodh e kundërta që kompanitë dhe fluturimet  shtohen. Sipas një studimi të Bordit Kombëtar të Sigurisë të Transportit Ajror,  NTSB në SHBA, nga 1980 deri në 2008, nga miliona fluturime të kryera janë dëmtuar vetëm 3 pasagjerë, dy prej të cilëve nuk kishin vendosur rripin e sigurisë në momentin e turbulencës.            

Çdo kush që po fluturon s’ka informacionin e duhur dhe nuk i kupton shkaqet e lëkundjeve të pazakonta, përse po ndodhin dhe ka arsye të frikësohet duke menduar që avioni po del jashtë kontrollit dhe çdo të bëhet më tej. E vetmja zgjidhje për këtë situatë është informacioni për këtë fenomen. Turbulenca mund të lëkundë çdo lloj avioni, pavarësisht sa i madh ose i vogël është ai dhe për më tepër se sa i rëndësishëm është pasagjeri që po fluturon, president apo biznesmen shumë i pasur. Duhet gjatë gjithë kohës të mbani rripin e sigurisë lidhur jo së urdhëron piloti, por sepse lëkundjet mund të jenë të befasishme pa paralajmërim. Mijëra avionë që janë në fluturim çdo moment nëpër botë dhe dëmtimet e vitit të kaluar nga turbulencat ishin zero, ndërsa  dëmtimet nga aksidentet rrugore ishin 40.0000 njerëz. Fluturimi është absolutisht më i sigurt, shijojeni atë.

 *Ish-ushtarak