Mirënjohjet hipokrite për mbijetesë zvarranike

304
Sigal

Analizë nga Prof.Dr. Arben Malaj/ Ka një dallim të madh midis mijëra njerëzve të mirë në vendin tonë me pak individëve në numër por të rrezikshëm në pushtetin financiarë e politikë të ushqyer nga interesa e burime edhe kriminale. Për të kërnaqur instinktet e tyre frojdiane për para dhe pushtet absolut, ata ndajnë pushtet ekonomik dhe politik me oligarkë dhe banda.

 

Mirënjohjet hipokrite – bëhen vetëm për mbijetesë zvarranike

 Prof. Dr. Arben Malaj

“Ndjej përbuzje për atë/ata  që ecën me kënaqësi në rrjesht e nën formacion të bandës muzikore, ai gabimisht ka marr një tru sepse do ti kishte mjaftuar vetëm palca e kurrizit”.

                                                                                                             Aishtajni

Ky reagim nuk është një ballafaqim publik midis dy individëve por midis dy modeleve dhe realiteteve kontribuese  thelbësisht të ndryshme në mandate të rëndësishme publike dhe politike. Këtu qendron e mire e publike e kësaj përgjigjes,  në vend të heshtjes. Ai  nuk do te bëhej nqs nuk do të vlente sado pak për të ndihmuar të rinjtë ambicioz të vendit tonë të  kuptojnë domosdoshmërine dhe dobishmërinë e  integritetit dhe profesionalizmit në cdo hap dhe stad të ambicieve të tyre të respektueshme.

Ka një dallim të madh midis mijëra njerëzve të mirë  në vendin tone me  pak individëve në numër por të rrezikshëm në pushtetin financiarë e politikë të ushqyer nga interesa e burime edhe kriminale. Për të kënaqur instiktet e tyre frojdiane për para dhe pushtet  absolutë ata ndajnë pushtet ekonomik dhe politik me kriminelë dhe oligarkë.

Modelet dhe kontributet specifike të ministrave  krahasohen nga studiuesit për  gjatë gjithë  historisë të një vendi,  ku ekonomia dhe financat janë ndër tmë të  rëndësishmet.

Dallimet tona thelbësore ku qartësohen mos mirënjohje jo ndaj meje,  por ndaj votuesve dhe taksapaguesve shqiptare mund të perfshijnë:

  • Në dallimin midis modeleve  ekonomike  1997-2005 dhe 2013-2021. Me ekipet e talentuar të ministrive dhe mbështetjen e deputetëve dizenjuam dhe implementuam reformat sgtrkturore e sektoriale si kolonat përcaktonjëse të  ekonomisë sociale të tregut. Ju gjate  2013-2021 imponuat  modelin  e ekonomise së kontrolluar të tregut.
  • Rritja e lartë, e qëndrueshme dhe cilesore e ekonomisë, stabiliteti i financave publike, mbrojtja sociale, reduktimi i papunësisë dhe varfërisë – janë suksese të qeverisjes  97-2005. Shumë prej tyre janë në listën e dështime zhgënjyese të viteve 2013-2021.
  • Dalja nga kriza e rëndë e piramidave, kthimi në ritmet e larta të rritjes ekonomike dhe uljes së papunësisë, varfërisë, borxheve dhe kostove te tyre – janë kolonat kryesore te sukseseve 97-2005. Borxhi publik nga 83% në 1997 zbriti në 53-55% ne 2005. Aktualisht përkëqësimi i stabilitetit të financave publike  është në nivele alarmante.
  • Ne mbështetëm reforma kushtetuese shtetë-formuese – ju i dëmtuat rëndë kollonat shtetë-formuese të shtetit shqiptarë. Ne qeverisëm me vizionin se : “} për të bërë shtetë duhet të ndash pushtet, ju qeverisni me filozofinë bolshevike se “fituesi duhet ti marr të gjitha pushtetet”.
  • Ne mbeshtetëm hapjen e tregjeve dhe konkurrencën. Ju absolutizuat pushtetit ekonomik dhe politike në sa më pak duar, ku politikanët si ju bëjnë biznes me mandatet politike me oligarkët dhe oligarkët  bëjnë politikë  me parat që fitojnë nga kapja e shtetit.
  • Për mua dhe kolegët e mi kredibiliteti i statistikave publike dhe sidomos i financave publike është jetik për mirë qeverisjen e vendit. Për ju manipulimi i statistikave për fshehje të keq qeverisjes ishte qëllim në vetëvete
  • Asnjë herë në të gjitha mandatet partiake e politike gjatë 1992-2013 dhe më pas nuk i keq perdora, Ju keni synuar gjithnjë  një shtet brenda shtetit.
  • 1997-2005 qeverisëm në periudhën më të rëndë të shtetit shqiptar dhe nuk i krijuam dhe asnje barrë taksa-paguesve nga asnjë gjobë ndërkombëtare. Ju po i mbi ngarkoni shqiptarëve miliarda lekë borxhe të modelit qeverisës arrogantë dhe shpesh edhe anti-ligjorë.
  • Ne qeverisëm me visionin se lehtësite janë me produktive për gjallërimin dhe rritjen e qendrueshme dhe cilësore të ekonomisë dhe stabilitetin e financave publike. Ju qeveriset me aksione dhe gjoba marramandëse që “vranë” mijra biznese, të ardhurat dhe shpresat e mijra individëve, bizneseve dhe ushqyejnë braktisjen e vendit
  • Instituti per politika publike dhe Mireqeverisje (www.ippm.al) së bashku me  komunitetin e biznesit vendas dhe të huaj në Shqipëri jua hodhi poshtë konceptin  dhe modelin tuaj të qeverisjes gjoba-vënës  deri edhe në shkelje  të parimeve dhe të drejtave Kushtetuese.
  • Disa prej insiativave tuaja ligjore në fushën e taksave, tatime, prokurimeve publike – rezultojnë se janë kryesisht një shërbim i detyruar ndaj pak oligarkëve.
  • Vendit tim në cdo kohë, në cdo mandat si qytetar, si studiues, si aktivist shoqerore (edhe kundër shëmbies së Teatrit Kombëtarë) dhe si deputet dhe minister i jam përkushtuar ti shërbeja me dashuri mirënjohëse, me integritet  dhe kredibilitet  thellësisht profeësional.
  • Kontribuova me integritet dhe jo si zvarranik, paralajmërova përkeqësimin e demokracise së brendëshme në PS dhe qeverisjen e saj. Nuk u stepa nga shkarkimi juaj antiligjore dhe thelbësisht primitiv ne motivin dhe formën e hakmarrjes.
  • Nuk i votova ndryshimet kushtetuese në 2008 që vranë demokracinë, përkeqësuan ekonominë sepse ju dhanë kryetareve të partive pushtet absolutë që i korruptuan në mënyrë absolute.
  • Kontribouva dhe kontribouj në mbështje të demokracisë funksionale,  të ndarjes, balancës dhe kontrollit të pushteteve edhe  midis institucioneve të qeverisjes ekonomike, Ministria e Financës, Banka e Shqipërise, Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Kontrolli i Lartë i Shtetit dhe komisionit parlamentare i ekonomisë dhe financat. Ju vepruat dhe perkushtuat  me mentalitetin e pushtetit absolutë të vënies nën kontroll të tyre edhe
  • Respektim i kushtetues në cdo pjesë të saj dhenë pjesën e BSH, KLSH, AMF dhe financave publike ka qënë një parim thelbesore për mua dhe ekipet që bashkëpunoja dhe
  • Ju i imponuat kuvendin të shkelte parimin kushtetues se Kuvendi që duhet në cdo rast të miratoi buxhetin faktik bazuar në shifrat e certifikuara nga KLSH dhe jo ato të qeverisë.
  • Ju për shërbime mirënjohëse ndaj oligarkëve shkelët kushtetutën duke i dhënë fuqi prapa vepruese uljeve tatimore ku përfitojnë oligarkët dhe penalizohen taksapaguesit, nga rënia e të ardhurave në buxhet  dhe rritja e borxhit publik nga  “ gropat e zeza” të uljeve, përjashtimeve tatimore apo lehtësive tatimore të mirë orientuara.
  • 1997-2005 e bazuam ringritjen e financave publike si parakusht për një ri ngritje më të lartë dhe të qëndrueshme të ekonomisë, reformat e rritjes së qëndrueshme të ardhurave buxhetore  dhe thithjen e financimeve nga bankat e zhvillimit me kosto të lehte dhe të gjatë në kohë.
  • Ju shpikët novacionin e  4P-ve partneriteteve publike private preferenciale, të cilat dëmtuan rëndë konkurencën. 4P-të i  përqëndruan projektet dhe paratë publike në pak duar duke krijuar një “simbioze kanceroze”  midis rpushtetit ekonomik e politikë në shumë pak duar. Kjo është vrasëtare për demokracinë dhe ekonominë, sidomos në vendet me  kolona të dobëta dhe të dëmtuara shtete-formuese.

  • Personalisht ju shpikët rregullin fiskal se Shqipëria nuk duhet të krijoj deficit  derisa te  ul borxhin publik  në 45% të GDP-së. Por ne asnje vit ky rregull nuk u respektua.  Profesionalisht di që borxhi i shëndetshëm  kushtëzohet nga një set rregullash fiskale dhe nuk mund të jetë një shifer thjeshtë për të fshehur pa përgjegjshmërinë e manaxhimit të financave publike.
  • Shumë e rëndësishme për të ardhmen e manaxhimit të financave publike janë gjobat e rënda në kurriz të taksa-paguesve shqiptare nga gjykatat ndërkombëtare dhe shqiptare – të cilat arrijnë në disa qindra milionë euro apo dollarë për shkak të qeverisjes arrogante, të babëzitur dhe të kapur.
  • Secili e përcakton vetë motivin e vertetë të angazhimit publik e politik, vlerat me të cilat angazhohet dhe trashgimëninë që lë pas.
  • Nuk gëzoj bile ndjej keq ardhje që ju do të mbeteni në historinë e keq manaxhimit të ekonomisë dhe financave publike me padijen dhe pa përgjegjshmërinë  profesionale kur deklaronit  se “shqiptarët me mos shqetësohen për  gjobat  nga gjykatat se ato nuk do të paguhen nga taksat por nga buxheti”- kur buxheti i shtetit shqiptar i ka  mbi 90 % të ardhurave nga taksat, Ndërsa  ekonomia po financohet nga borxhi i rritur publik.
  • Ju deklaruat publikisht me kompetencë të shtirur profesionale se ”Bechetti nuk do të marr asnjë kokër leku nga vendimet gjyqësore”. Bechetti  sapo ka filluat ti marr kokër më kokër 120 milionë euro dhe bashke me shumë raste te tjera ata do përfitojnë gjoba të renda  që po i bëjnë borxhet e shkaktuara nga pa përgjegjshmëria e modelit tuaj qeverisës në më shumë se 300 milionë euro.
  • Ju deklaruat se: “teatri i ri do të financohet me cdo kusht dhe se paratë do ti nxjerrje nga dheu”. Por rezulton si po i merrni nga xhepat e taksapaguesve të  varfër shqiptarë fillimisht 9 milion euro  sa për fillim sepse kosto totale e ndërtimit të TK  shkon rreth 46 milion euro.

Referenca më poshte për mos mirenjohjen tuaj nuk janë për mos mirënjohjet personale  por ndaj vendit tonë që ndoshta për disa si  ju nuk është edhe vendi juaj. Këto referenca janë për mos mirënjohjet tuaja ndaj taksapaguesve të vendt tonë. Nuk e kam të qartë përputhshmërinë që gjen tek ju Miguel de Cervantes në një prej krye veprave boterore të letërsisë me personazhin e tij kryesore  tek “Don Kishoti i Sances” kur qarteson disa qinndra  vite më parë se “Të ligjtë janë gjithmonë mosmirënjohës. Filozofi greek Seneka qartëson se : “Pika më e keqe e lakmisë është mosmirënjohja”.

E kuptoj shumë mirë thelbin e  konkluzionit të Mark Twain kur qartëson se : “ Nëse merrni një qen të uritur dhe e ushqeni ate, ai nuk do t’ju kafshojë. Ky është ndryshimi kryesor midis qenit dhe njeriut”. Cuditërisht ju para pelqeni si “nick-name” emra kafshësh. Kjo më ndihmon të besoj se nuk do ti zemëroheni Mark Twain, sepse në thelb ai nuk e ka për ty personalisht por për  mosmirënjohësit si kategori shoqërore – ku ju lehtësisht mund të sherbeni si referenca aktuale perfaqesuese më e mirë e tyre.

Rruget tona jane ndare që në 1998, ju keni qene pjese e ekipeve të mia vetem në një periudhë shumë të shkurtër,pas atij viti asnjëherë ju nuk keni qënë më pjesë e stafeve të mia edhe politike.  Në 2009 e kundershtova propozimin e Ramës  ne GP të PS-së që ju te ishit Kryetar i  Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, dhe propozova kolegen e ditur dhe  të respektuar Mimi Kodheli.

Edhe për të ardhmen mua  do të më ndihmoj dhe vlej shumë keshilla e cmuar e kardinalit Francesco_Guicciardin me inspirimin e tij  se  : Edhe pse shumë njerëz dëshmojnë se janë mosmirënjohës, mund të ndodhë gjithashtu që ndërsa e praktikoni mirwnjohjen, të takoni dikë aq mirënjohës sa ai do të kompensojë të gjithë mosmirënjohjen e të tjerëve”.