Ministri i Jashtëm i Greqisë Koxhias e cilëson “Fantazma” marrëveshjen e 2009-s Greqi Shqipëri për kufijtë detarë

766
Nga Athina Jakup B. GJOÇA, korrespodenti i “Telegraf”
Ministri Koxhias pohon se marrëveshja e re e Griqisë me Shqipërinë për përcaktimin e kufijve detarë përmban vetëm 9 përqind të sipërfaes detare. Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Koxhias replikoi shumë ashpër sot në parlamentin grek, në një intepelancë me ishministren e Jashtme të Greqisë Dora Bakojani, e cila ka firmosur në 2009-n marrëveshjen detare të Greqisë me Shqipërinë. Ministri i Jashtëm i Greqisë Niko Koxhias hodhi poshtë akuzat e Opozitës greke, se qeveria e Ciprës përpiqet të arrijë marrëveshjen me Shqipërinë me papërgjegjshmëri , pa transparencë, pa arritur më parë në një dakordësi me forcat politike në Greqi, për ccështjen më të rëndësishme kombëtare, sicc është përcaktimi i kufijve detarë, si edhe se qeveria Cipras është gati të anullojë në tërësi marrëveshjen e arritur në 2009-n. Ministri grek i Jashtëm Koxhias theksoi, se marrëveshja e re që do të nëshkruhet me Shqipërinë do të jetë vetëm për 9 përqind të sipërfaqes detare dhe jo për 100 përqind të zonës Detare dhe e cilësoi “fantazma” marrëveshjen që ministrja e Jashtme e Greqisë në 2009 Dora Bakojani ka firmosur me Shqipërinë, sepse ajo marrëveshje e atëhershme nuk erdhi fare në Parlamentin grek për t’u miratuar nga qeveritë e ND dhe të PASOK. Ministri i Jashtëm i Greqisë Koxhias sqaroi se kjo marrëveshje e re e Greqisë me Shqipërinë do të zgjidhë të gjitha ccështjet teknike dhe është 1.000 herë më e mirë nga “marrëveshja fantazmë” e Dora Bakojanit. Ministri i Jashtëm i Greqisë Koxhias theksoi në parlamentin grek se vendimet e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë që anulloi marrëveshjen Shqipëri-Greqi për kufijtë detarë është një ccëshgtje e brendshme e Shqipërisë dhe nuk e detyron aspak Greqinë që të respektojë atë vendim dhe tani, as që duhet të arrijmë në një marrëveshje të re, duke u bazuar në atë vendim të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë. Ministri grek i Jashtëm Koxhias pranoi në parlamentin grek, që Ministria e Jashtme e Shqipërisë është në konflik politik me Presidentin e Shqipërisë, pikërisht për marrëveshjen e re që përgatitet nga qeveria e Greqisë dhe e Shqipërisë. Dora Bakojani, në replikën e saj me ministrin e Jashtëm të Greqisë iu referua shkrimeve të mediave të Shqipërisë, duke akuzuar qeverinë e Ciprës, se tani ajo po përpiqet të arrijë në një amrrëveshje të re, duke fshehur shumë gjëra, duke rishikuar edhe një herë në tërësi atë marrëveshje të nëshkruar në 2009-n, dhe tha se Presidenti I Shqipërisë Ilir Meta ka shtruar për zgjidhje edhe kufijtë tokësorë, sikurse ka thënë në vendimin e saj edhe Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, duke përcaktuar edhe vijën e kuqe të një marrëveshjeje të re, duke kërkuar rishikim të plotë të marrëveshjes së 2009-s. Ministri i Jashtëm i Greqisë pohoi se grupi i negociatorëve të Greqisë përbëhet nga 10 specialistë të të gjitha fushave përkatëse, që do të rishikojnë të gjitha ccështjet që janë për zgjidhje dhe se në grupin e negaciatorëve grekë nuk ka asnjë që nuk është specialist i ccështjeve përkatëse, për të cilat duhet të arrihet marrëveshja e re e Greqisë me Shqipërinë.
Sigal