Mateusz Morawiecki: Sfida historike dhe receta false-Evropa në udhëkryq

233
Sigal


Nga Mateusz Mora
wiecki
Kryeministër i Polonisë

“Nëse e gjithë Evropa do të kishte pranuar në qershor 2021 propozimin për të organizuar një samit BE-Rusi, ajo do të përfundonte duke njohur Putinin si një partner me të drejta të plota dhe heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas vitit 2014. Me atë propozim – atëherë të bllokuar nga Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia – Putin do të fitonte garancinë se BE nuk do të ndërmerrte veprime reale në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.”

Lufta në Ukrainë nxori zbuluar të vërtetën mbi Rusinë. Kush nuk donte të shihte se shteti i Putinit ka një prirje ndaj imperializmit, sot duhet të përballet me faktin se në Rusi demonët e shekujve të nëntëmbëdhjetë dhe njëzetë kanë rilindur: nacionalizmi, kolonializmi, si dhe totalitarizmi bëhet gjithnjë e më i dukshëm. Por lufta në Ukrainë nxori në pah edhe të vërtetën për Evropën. Shumë udhëheqës evropianë u joshën nga Vladimir Putin dhe po përjetojnë sot tronditje. Kthimi i imperializmit rus nuk duhet të vijë si surprizë. Rusia ka rindërtuar pozitën e saj ngadalë për pothuajse njëzet vjet në sy të Perëndimit. Perëndimi zgjodhi ndërkohë dremitjen gjeopolitike në vend të vigjilencës së arsyeshme. Ai preferoi të mos e shihte problemin të rritej në vend që t’i kundërvihej me kohë. Evropa u gjend në situatën e sotme jo sepse ishte e integruar pamjaftueshmërisht, por sepse nuk donte të dëgjonte zërin e së vërtetës. Ky zë ka ardhur për shumë vite nga Polonia. Polonia nuk pretendon monopolin e të vërtetës, por në çështjet e marrëdhënieve me Rusinë ka më shumë përvojë se të tjerat. Presidenti polak, Lech Kaczyński, kishte të drejtë kur shumë vite më parë, njëlloj si Kasandra profetizonte rënien e Trojës, se Rusia nuk do të ndalej vetëm në Gjeorgji, por do të kërkonte më shumë. E megjithatë nuk u dëgjua. Fakti i shpërfilljes së zërit polak është vetëm një shembull i një problemi edhe më të gjerë me të cilin përballet BE-ja e sotme. Barazia e shteteve individuale në të është deklarative. Praktika politike tregon se zëri i Gjermanisë dhe Francës llogaritet mbi të gjitha. Kemi të bëjmë, pra, me demokraci formale dhe oligarki faktike, ku pushtetin e mbajnë më të fortët. Veç kësaj, më të fortët bëjnë gabime dhe nuk janë të gatshëm të pranojnë kritika nga jashtë. Siguresa që mbron BE-në nga tirania e shumicës është parimi i unanimitetit. Kërkimi i kompromisit mes 27 vendeve, që kanë kaq shpesh interesa kontradiktore mund të jetë zhgënjyes dhe vetë kompromisi mund të mos i kënaqë të gjithë 100 për qind. Megjithatë kjo garanton që çdo zë do të dëgjohet dhe se zgjidhja e pranuar përmbush minimumin e pritshmërive të çdo shteti anëtar. Nëse dikush propozon që veprimet e BE-së duhet të varen edhe më shumë se më parë nga vendimet e Gjermanisë – çka do të ishte rezultat i heqjes së parimit të unanimitetit – mjafton të bëjë një analizë të shkurtër retrospektive të vendimeve gjermane. Nëse vitet e fundit Evropa do të kishte vepruar gjithmonë ashtu siç donte Gjermania, a do të ishim sot në një pozitë më të mirë apo më të keqe? Nëse e gjithë Evropa do të ndiqte zërin gjerman, jo vetëm Nord Stream 1, por gjithashtu Nord Stream 2 do të kishte nisur prej muajsh. Varësia e Evropës nga gazi rus, që sot Putinit i shërben si mjet shantazhi ndaj gjithë kontinentit, do të ishte pothuajse e pakthyeshme.

Nëse e gjithë Evropa do të kishte pranuar në qershor 2021 propozimin për të organizuar një samit BE-Rusi, ajo do të përfundonte duke njohur Putinin si një partner me të drejta të plota dhe heqjen e sanksioneve të vendosura ndaj Rusisë pas vitit 2014. Me atë propozim – atëherë të bllokuar nga Polonia, Lituania, Letonia dhe Estonia – Putin do të fitonte garancinë se BE nuk do të ndërmerrte veprime reale në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës.

Nëse Bashkimi Evropian do të kishte miratuar po ashtu rregullat e propozuara në vitin 2015 për shpërndarjen e emigrantëve, në vend të një politike të fortë në mbrojtje të kufijve të vet – atribut bazë i sovranitetit shtetëror – sot ne do të ishim gjithnjë e më shumë objekt dhe jo subjekt i politikës ndërkombëtare. Pikërisht në vitin 2015 Putin pa se emigrantët mund të përdoreshin në një luftë hibride kundër BE-së dhe në vitin 2021, së bashku me Aleksander Lukashenkon, ai sulmoi në këtë stil Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë. Nëse do të kishim dëgjuar përkrahësit e kufijve të hapur në vitin 2015, sot rezistenca jonë ndaj krizave të mëdha do të ishte edhe më e ulët.

Dhe në fund, nëse e gjithë Evropa do të kishte dërguar armë në Ukrainë në një shkallë të tillë dhe me të njëjtin ritëm si Gjermania, lufta do të kishte përfunduar me kohë. Dhe me një fitore të pamëshirshme të Rusisë. Dhe Evropa do të gjendej në prag të një lufte tjetër. Sepse Rusia, e inkurajuar nga dobësia e kundërshtarëve, do të vazhdonte përpara.

“Deficiti i lirisë dhe deficiti i barazisë po manifestohen edhe në zonën e euro-s. Pranimi i valutës së përbashkët nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik. Euro fut madje mekanizma të konkurrencës së ndërsjellë, të cilat mund të shihen, për shembull, në suficitin konstant të eksporteve të disa vendeve, të cilat kundërveprojnë vlerësimin e monedhës së tyre duke ruajtur stanjacionin ekonomik tek të tjerët.”

Sot, çdo zë nga Perëndimi për të kufizuar furnizimin me armë për Ukrainën, për të lehtësuar sanksionet, për të sjellë “të dyja palët” (dmth agresorin dhe viktimën) në dialog; Putini e merr si shenjë dobësie. Në një kohë kur Evropa është shumë më e fortë se Rusia. Nëse sot duam vërtet të flasim për vlerat demokratike, ka ardhur koha për një analizë të thellë të ndërgjegjes së Evropës. Për shumë kohë, vlera më e rëndësishme për shumë vende ka qenë çmimi i ulët i gazit rus. Megjithatë e dimë se mund të ketë qenë i ulët, sepse çmimit real nuk i ishte shtuar ende gjaku që paguan sot Ukraina. Mposhtja e imperializmit në Evropë është gjithashtu një sfidë për vetë Bashkimin Evropian. Organizatat ndërkombëtare do të jenë në gjendje t’i kundërvihen në mënyrë efektive imperializmit vetëm nëse ato vetë mbrojnë vlerat themelore – lirinë dhe barazinë e të gjitha shteteve të tyre anëtare. Kjo është veçanërisht aktuale për Bashkimin Evropian. BE ka probleme sa vjen e më të mëdha me respektimin e lirisë dhe barazisë të të gjitha shteteve anëtare. Gjithnjë e më shumë dëgjojmë se nuk është unanimiteti, por shumica që duhet të vendosë mbi të ardhmen e Bashkësisë. Largimi nga parimi i unanimitetit në sferat e njëpasnjëshme të veprimtarisë së BE-së na afron tek modeli, ku më të fortët dhe më të mëdhenjtë dominojnë mbi më të dobëtit dhe më të vegjëlit. Deficiti i lirisë dhe deficiti i barazisë po manifestohen edhe në zonën e euro-s. Pranimi i valutës së përbashkët nuk garanton zhvillim të qëndrueshëm dhe harmonik. Euro fut madje mekanizma të konkurrencës së ndërsjellë, të cilat mund të shihen, për shembull, në suficitin konstant të eksporteve të disa vendeve, të cilat kundërveprojnë vlerësimin e monedhës së tyre duke ruajtur stanjacionin ekonomik tek të tjerët. Në një sistem të tillë barazia e mundësive mbetet vetëm në letër. Këto deficite e bëjnë Bashkimin Evropian veçanërisht vulnerabël dhe të dobët në përballjen me imperializmin rus. Rusia dëshiron ta kthejë Evropën në diçka që për Rusinë është e njohur dhe e afërt prej disa shekujsh – në një koncert fuqish me sfera ndikimi të përcaktuara bashkërisht. Është e panevojshme të shtoj, se çfarë do të thotë një “rend ndërkombëtar” i tillë për paqen evropiane. Gjithnjë e më shpesh mundësitë e mbrojtjes së të drejtave, interesave apo nevojave të vendeve të mesme e të vogla po humbasin në përballjen me vendet më të mëdha. Kjo shkelje e detyruar e lirisë, shpesh bëhet në emër të interesit të supozuar të të gjithëve. E mira e përbashkët ishte një vlerë që qëndronte në zemër të projektit evropian. Ka qenë forca lëvizëse e integrimit evropian që nga fillimi. Sot, kjo e mirë kërcënohet nga interesa partikulare të frymëzuara më së shpeshti nga egoizmat kombëtare. Sistemi na ofron një lojë të pabarabartë midis të dobëtit dhe të fortit. Në këtë lojë ka vend si për vendet më të mëdha, me potencial të madh ekonomik, ashtu edhe për ato të vogla e të mesme, të privuara nga një pasuri e tillë. Më të fortët priren për dominim politik dhe ekonomik, më të fortët priren drejt klientelizmit politik dhe ekonomik. Për të gjithë, e mira e përbashkët po shndërrohet në kategori gjithnjë e më abstrakte. Solidariteti evropian po shndërrohet në një koncept bosh, i reduktuar që praktikisht është një miratim i detyruar i diktatit faktit të më të fortit. Le ta themi troç: rendi i sotëm i Bashkimit Evropian nuk na mbron mjaftueshëm nga imperializmi i huaj. Përkundrazi, institucionet dhe praktikat e BE-së, duke mos qenë të lira nga tundimi për të dominuar më të dobëtit, mbeten të hapura për penetrimin e imperializmit rus. Kjo është arsyeja pse u bëj thirrje të gjithë udhëheqësve evropianë që të kenë kurajën të mendojnë në terma që korrespondojnë me kohët në të cilat jetojmë. Dhe jemi në një moment historik. Rusia perandorake mund të mposhtet – falë Ukrainës dhe mbështetjes sonë për të. Fitorja e kësaj lufte është vetëm çështje e konsekuecës dhe vendosmërisë sonë. Falë furnizimit me pajisje në një shkallë që për aftësitë e Perëndimit është ende relativisht i vogël-Ukraina ka nisur të kthejë fatin e luftës. Rusia po sulmon, mbjell vdekje dhe shkatërrim, kryen krime mizore, por megjithatë morali i ukrainasve për pothuajse gjysmë viti nuk është thyer. Morali i trupave ruse është – siç tregojnë të dhënat e inteligjencës – duke u dobësuar. Ushtria pëson humbje shumë serioze! Ushtria pëson humbje shumë të rënda! Stoku i armëve dhe pajisjeve të tjera nuk është i pashtershëm dhe do të jetë gjithnjë e më e vështirë për industrinë e goditur nga sanksionet, t’i rivendosë ato. Andaj duhet mbështetur Ukraina për të rifituar territorin e humbur dhe për të detyruar Rusinë të tërhiqet. Vetëm atëherë është i mundshëm një dialog i vërtetë dhe një fund i luftës që do të nënkuptojë fundin e saj të vërtetë dhe jo vetëm një ndërprerje afat-shkurtër përpara agresionit të radhës. Vetëm një fund i tillë do të shënonte fitoren tonë.

Kërcënimin e imperializmit duhet ta mposhtim edhe brenda BE- së. Kemi nevojë për një reformë të thellë që do të sjellë të mirën dhe barazinë e përbashkët përsëri në majën e rregullave të BE. Kjo nuk do të ndodhë pa ndryshim të optikës për drejtimet dhe përparësitë e veprimit të Bashkësisë duhet të vendosin shtetet anëtare dhe jo institucionet e BE-së, sepse institucionet janë krijuar për shtetet, jo shtetet për institucionet. Baza e bashkëpunimit duhet të jetë gjithmonë hartimi i një marrëveshjeje, dhe jo dominimi i më të mëdhenjve mbi pjesën tjetër. Situata e sotme na detyron të mendojmë në konture krejtësisht të reja. Duhet të kemi kurajën të pranojmë se BE nuk ka punuar siç duhet përballë krizës së covid-it dhe luftës. Problemi nuk është se jemi shumë të ngadalshëm për të ndjekur rrugën e integrimit dhe duhet për këtë shkak të përshpejtojmë procesin. Problemi është se vetë kjo rrugë është e gabuar. Ndonjëherë, në vend të dy hapave përpara, e vlen të bësh një hap prapa dhe t’i shohësh gjërat nga një perspektivë e sigurtë. Perspektiva e kthimit tek parimet që organizojnë nga themelet komunitetin evropian duket të jetë më e sigurta. Çështja nuk është të prishen themelet e BE-së, por të forcohen, e jo të ndërtojmë jashtë tyre. Evropa ka nevojë për shpresë si kurrë më parë. Dhe kjo mund të gjendet vetëm në një kthim tek parimet, jo tek forcimi i superstrukturës institucionale.