Marash Gilaj: Jemi 11 vjet të vonuar për t’i thënë “Rilindjes” se e ka mbushur qindin dhe duhet të “puthet me Milon”

Zgjedhjet kanë qënë gjithnjë të falsifikuara. Drejtësia ka dhënë kontribut të madh që zgjedhjet të mos bëhen sipas ligjeve në fuqi, pasi ka anashkaluar e amnistuar dosjet 184 dhe 339. Dihet se aty përmenden eksponentë të lartë të qeverisë dhe se drejtësia u mbrojti fytyrën. E tregojnë inceneratorët, që s’punojnë ose nuk ekzistojnë fare, por gllabërojnë para, investitorët strategjikë, arrestimet, burgosja e ushtarëve, por jo e gjeneralit, arratisjet dhe akuzat që përfshijnë më shumë se 75% të qeveritarëve.

Vetëm një muaj e disa ditë na ndajnë nga zgjedhjet. Motorrët elektoralë janë ndezur fuqishëm me gjithë kapacitetin e tyre nga të gjitha partitë brënda dhe jashtë vendit. Ajo që bie në sy më shumë ka të bëjë me socialistët e vetëquajtur rilindas, të cilët duan të rrinë në pushtet, më e pakta, një gjysmë shekulli. Duket sikur janë në konkurencë me diktatorin Hoxha, me pikësynimin për ta kaluar atë, më e pakta, me 9 vite. Vetëm duke u nisur nga kjo, njeriu normal që ka jetuar në Shqipëri, e di fort mirë se kjo qeveri e ka qelbur që në vitin e parë dhe ja përse.

Fillimisht solli në parlament, në bashki e në çdo zyrë qindra hajdutë me çizme,  drogaxhi, të dënuar, injorantë me diploma të blera. Disa prej tyre, me doza të larta imoraliteti. Dhe, kur u zbulua kjo, nuk u skuq as nuk u zverdh faqja e tyre. Faji ishte dhe mbeti gjithmonë i të tjerëve. Duket se Noli paska pasur të drejtë, kur thoshte se “është në natyrën e pykave që të jenë të rrethuar me pyka e dallkaukë”

Sigal

Fillimisht solli në parlament, në bashki e në çdo zyrë qindra hajdutë me çizme,  drogaxhi, të dënuar, injorantë me diploma të blera. Disa prej tyre, me doza të larta imoraliteti. Dhe, kur u zbulua kjo, nuk u skuq as nuk u zverdh faqja e tyre. Faji ishte dhe mbeti gjithmonë i të tjerëve. Duket se Noli paska pasur të drejtë, kur thoshte se “është në natyrën e pykave që të jenë të rrethuar me pyka e dallkaukë”. Mjaftonte kjo për t’u larguar me ceremoni që në vitin e parë, derisa të pastrohej e të reformohej në bazë të ligjeve dhe moralit. Por kjo nuk ndodhi dje as sot. Kështu u vazhdua në të njëjtën hulli, me arrogancë, me paturpësi dhe pa shfaqur asnjë lloj pendese. Gjatë rrugës pati shumë gabime, mashtrime, dështime, skandale e krime, rrethuar nga kukulla, sevilë, hipokritë, sekserë, nga askushët e trafikantë me shumë emra. Kështu ndodh vetëm kur të plas cipa ose kur ke lëkurë bualli. Pra, e kishte marrë ferra uratën. Dhe vazhdojnë të kërkojnë votën?! Por nuk u mjaftuan me këtë, pasi ata që na vëzhgonin, na monitoronin dhe jepnin të dhëna e këshilla herëpashere për ecurinë e punëve tona, atje në Bruksel, heshtnin për dështimet, për drogën dhe krimet e shumëllojshme që bënte qeveria. Aq më keq kur e lavdëronin, e llastonin edhe për çdo shkelje ligji e reformash që i shërbenin vetëm pushtetit dhe jo popullit. Këtë e tregon më së miri varfëria, shpopullimi, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E tregojnë paratë e vjedhura përmes tenderave me dhe pa garë ose pa transparencë, kur asfaloheshin rrugët e florinjta me 3 – 4 fishin e çmimit që duhej të kishin. E tregojnë inceneratorët, që s’punojnë ose nuk ekzistojnë fare, por gllabërojnë para, investitorët strategjikë, arrestimet, burgosja, arratisjet dhe akuzat që përfshijnë më shumë se 75% të qeveritarëve.

Në Bruksel, heshtnin për dështimet, për drogën dhe krimet që bënte qeveria e rilindjes, e cila ishte nën urdhërat e Vuçiçit, Erdoganit dhe Sorosit. Aq më keq kur BE-ja,  “kryerilindasin” e lavdëron, e llaston  për çdo shkelje ligji e reformash, që i shërbenin vetëm pushtetit dhe jo popullit. Këtë e tregon më së miri varfëria, shpopullimi, korrupsioni dhe krimi i organizuar. E tregojnë paratë e vjedhura përmes tenderave me dhe pa garë, ose pa transparencë, kur asfaltoheshin rrugët e florinjta me 3 – 4 fishin e çmimit të BE-së.

Trajtimi i gazetarëve për t’u mbyllur gojën, mbyllja e një televizioni dhe dëmi që i shkaktoi vendit në miliona euro tregon arrogancën, papërgjegjshmërinë dhe papërfillshmërinë ndaj ligjeve të vendit nga ana e pushtetit të pakufizuar ose narkoshtetit, për të qënë më i saktë. Dhe pasaporta që u tregon shqiptartëve është një gënjeshtër e madhe se, gjoja, vetëm ky të çon në Europë. Por harron se pasaportat na i ka dhënë Partia demokratike që në vitin 2011, kur u liberalizuan vizat. Harron, gjithashtu, se me PD – në i jemi bashkuar NATO -s. Ndersa rilindja në 12 vjet ka dështuar 7 herë në rrugën drejt integrimit, duke mbetur vazhdimit për vjeshtë e për verë si një nxënës i keq dhe i pandreqshem. Sa herë flitej për integrimin, shtoheshin detyrat e shtëpisë nga 3 në 7 dhe nga 7 në 15. E mbani mend sa herë keni thënë do të hapeshin në qershor apo në dhjetor e mbase në një muaj tjetër. Bile, çmenduria ka shkuar aq larg sa edhe e keni festuar këtë ngjarje imagjinare bash si në një dasmë pa nuse; u keni ndarë dhurata atyre që flisnin bukur për ne, kur nuk kishim asnjë meritë. Pra, ju dhe ata keni treguar dokrra hini. Janë 12 vjet dështime në këtë rrugë. Dhe ende nuk e keni kuptuar se i keni hypur kalit qorr, duke humbur rrugën që në oborr, siç thonë kosovarët. Dhe vazhdoni t’i bini gavallit në të njëjtën vrimë.

Mbetemi populli më i varfëruar, qeveria më e korruptuar dhe më e kriminalizuar. Për ta konkretizuar këtë mjafton të përmendim 16 kryebashkiakë të dënuar, 4 ministra, 28 drejtorë dhe 922 nëpunësa, pa përjashtuar edhe disa deputet. Jemi një vend, ku ekonomia bazohet tek pastrami i parave të pista.

A nuk ka ardhur koha të puthesh me Milon? Sepse nuk mbulohet dielli me shoshë dhe pilafi nuk mban më ujë. Meqënë se nuk ke punuar asnjë ditë të vetme për atë pasaportën që ua tund para syve disa veglave qorre si gjethe fiku për të mbuluar dështimet, krimet, korrupsionin, vjedhjet dhe varfërinë që i keni dhuruar këtij populli. Prandaj duhet hapur krahu, se ke zënë derën, se muri ka lëshur bark dhe se anija që drejtoni fut ujë nga të katër anët. BE – ja ta ka bërë të qartë se integrimi nuk ka të bëjë vetëm me rilindjen. Se nuk është vetëm ajo që mund ta realizojë këtë. Europa e ka marrë vesh, pa përjashtuar edhe SHBA – në se sa bukur i bën zgjedhjet dhe nuk kanë kurrfarë besimi tek kjo qeveri. Ndaj, të thanë: “Pa të shohim edhe një herë si do t’i bëni zgjedhjet, duke shtyrë pa afat hapjen e kapitujve të ri. Dhe se nuk ka integrim pa zgjedhje të lira. Bota po të thotë se aty ku ka persekutim politik, nuk ka integrim. Përrallat i tregoni mbrapsht, duke thënë se kështu do të ndodh, në vend që të thoni se na ishte një herë. Ata e dinë se këtu zgjedhjet e votat blihen e vidhen në format e mënyrat më të poshtra e kriminale. Se përdoren bonuse elektorale për pensionistët që janë sa 1/3 e popullsisë, se dërgohen ushqime për të varfërit, se bëhen asfaltime elektorale, se bëhen shantazhe, premtime joshëse, dekorime, vende pune shtohen në prag zgjedhjesh, edhe pse punonjësit janë 2.5 herë më shumë se 12 vjet më parë. Nuk e kuptoj pse hesht drejtësia për të gjitha këto. Administrata detyrohet të bëjë fushatë bashkë me patronazhistët spiunë dhe aktivistët. Zgjedhjet kanë qënë gjithnjë të falsifikuara. Dhe hyn në zgjedhje pa kurrfarë programi. Të thuash ato që ka thënë lideri i opozitës në program, kjo është plagjiaturë, majmunllëk papagallizëm dhe pabesi. Drejtësia ka dhënë kontribut të madh që zgjedhjet të mos bëhen sipas ligjeve në fuqi, pasi ka anashkaluar e amnistuar dosjet 184 dhe 339. Dihet se aty përmenden eksponentë të lartë të qeverisë dhe se drejtësia u mbrojti fytyrën. Por, populli nuk duhet ta hajë atë kokërr ulliri, që i servirni ju. Ai duhet t’ju thonë: “Ju puth halla në dy faqet.” Dhe mund të shtojnë se po të jetë kjo qeveri që ndjek modelin serb e turk, në BE do të hyjmë, kur të qethim viçat. Ndër politikat më kriminale është dëbimi i rinisë jashtë vendit për arsye varfërie, luftës së klasave, mungesës së meritokracisë, shkollës pa cilësi dhe pagave të ulëta, etj. Tani shkon atje, ku jetojnë dhe u kërkon votat. A ka gjë më ironike? Me këto politika shkombtarizuese, Shqipëria mund të mbetet me dekada jashtë dyerve të Europës duke pritur. Të simpatizosh Vuçiçin, Erdoganin dhe Sorosin e t’i bësh miq ata do të thotë se po ndjek shembullin e tyre, po u kërkon ndihmë e këshilla si mund të rrish sa më gjatë në pushtet, edhe pse qeveris pa ligje, mbetemi populli më i varfëruar, qeveria më e korruptuar dhe më e kriminalizuar. Për ta konkretizuar këtë mjafton të përmendim 16 kryebashkiakë të dënuar, 4 ministra, 28 drejtorë dhe 922 nëpunësa, pa përjashtuar edhe disa deputet. Jemi një vend, ku ekonomia bazohet tek pastrimi i parave të pista. Nëse ka një gjë për të cilën ju mund të krenoheni, në vend të turpërimit, është numri i kriminelëve, që keni prodhuar, duke furnizuar veten në çdo institucion dhe kanë tepruar për eksport.

Por, o njerëz, kur të hidhni votat kujtohuni se propaganda që trumbeton qeveria nuk përkthehet në mirëqënie, sepse çdo prodhim që u takon qytetarëve vidhet nga qeveritarët. Kujtohuni për 513 000 pensionistët që jetonë nën minimumin jetik. Kështu janë edhe 500 000 fshatarë e qytetarë të tjerë në Shqipëri…

Ky mund të quhet suksesi juaj më i madh në 12 vite! Prandaj keni arsye të mbeten në pushtet edhe 4 apo 40 vjet. Meqënëse pushtetin e keni marrë vazhdimisht me ndihmën e bandave, ju dilni në fushatë pa kurrfarë programi. Ajo përralla me pasaportën europiane dhe Noc Rrokun duket qesharake, ofenduese dhe banale. Ende nuk e keni kuptuar se jemi pa shtet, kur Europa nuk i pranon prodhimet tona si p.sh: mishin apo frutat, sepse janë të kontaminuara me hormone ose pesticide kancerogjene. 27 ton fileto pule me salmonelë kanë hyrë në vendin tonë pa u kontrolluar nga AKU -ja. Një pjesë e tyre janë konsumuar nga populli. Pse gjithë kjo papërgjegjshmëri? Sipas kontrollit të shtetit, 8.2 miliard euro dëme i janë bërë shtetit dhe popullit në 10 vite. E di shteti ku kanë përrfunduar ato para? Jeni qeveria më e keqe në 34 vite, më e papërgjegjshmja, më e korruptuar dhe më e pandjeshmja për njeriun e thjeshtë. Dhe kërkoni votat për të shkatërruar Shqipërinë plotësisht e përfundimisht. Mjaft u mate me hijen e mëngjezit. E ke humbur sensin e masës. Por, o njerëz, kur të hidhni votat kujtohuni se propaganda që trumbeton qeveria nuk përkthehet në mirëqënie, sepse çdo prodhim që u takon qytetarëve vidhet nga qeveritarët. Kujtohuni për 513 000 pensionistët që jeton nën minimumin jetik. Kështu janë edhe 500 000 fshatarë e qytetarë të tjerë në Shqipëri. Ndaj, jemi vendi më i varfër në Europë. Mjerë ky popull që pranon të mashtrohet, të nënshtrohet dhe të shitet e të blihet si delet në pazar!