Luan SHMILLI/Misioni i ri, rritja e punësimit në Europë!

571
Sigal

Barozo: Euro ose do eci ose do ndahet!…Bernake: “Bankat duhet të ndryshojnë thellësisht metodat. Ato të përgjigjen për papunësinë, prodhimin dhe tregjet

 

Vazhdon paqartësia e betejës për shpëtimin ose groposjen e Euros. Një javë që u mbyll me njoftimin e hidhur për spektikët europianë dhe skifterët gjermanë. Përplasja e dy linjave ende në zhvillim midis BQE dhe Bundesbank, ka sjell rezultanten “dorëheqje” të drejtuesit të Bundesbank, sipas “Bild”, por që u stopua, më saktë, u spostua, me ndërhyrje të vendosur të vet Merkel dhe ministrit të Financave Schäeuble. Mund të kuptohen lehtësisht arsyet e tendencës me ikje,mbetur pezull të drejtuesit të Bundesbank,sikurse arsyet e Merkel për ndërhyrje dhe spostim. Motivet janë kryekokë divergjencat, që janë shpallur me kohë edhe në shtyp. Një arsye strategjike e re është edhe fjala e guvernatorit të Federal Reserve Amerikan, Ben Bernake i cili shtroi “detyrën” guvernatorëve të bankave europiane, të gjitha në krizë e vështirësi që: “të bëjnë një çast armëpushim me tregun, sepse Banka Qendrore Amerikane do të ndërhyjë me masa konkrete dhe stimul mbi ekonominë”. Ndaj, nga kjo duhet përfituar për t’u hedhur me vërshim, mendojnë analistët ekonomikë. Është shumë e qartë kjo situatë për Presidentin e Komisionit Europian Jose Barroso, që ka deklaruar: “Euro ose do të eci, ose do të ndahet!” E ka publikuar të dielën në pothuaj të gjitha gazetat primare europiane, por edhe shtypi italian duke shtuar më tej shqetësimin e njeriut drejtues Komisioni për BE: “Vendimet që do marrim tani, vendosin nëse Europa do mbetet një hapësirë stabiliteti, prosperiteti dhe lirie bazuar mbi solidaritetin, përgjegjësinë dhe kohezionin”. Dhe më tej, vjen edhe deklarata e drejtuesit të ekonomisë së OSBE, Karlo Padoan, sipas edhe së përditshmes “La repubblica”,(2 shtator 2012) që thotë: “Mendoj se tani do të jetë koha, për autoritetet europiane, të veprojnë me forcë për një zgjidhje: duhet shfrytëzuar ajo që ngjan se është një hapje e kreditimit të tregut”.

Janë të gjitha këto “risi” që hapin javën e rëndësishme “të zjarrit”, sepse me 6 shtator pritet vendimi i gjykatës Kushtetuese të Gjermanisë, një sërë takimesh të reja dhe java pas saj, po aq e rëndësishme, për të kuptuar përfundimisht fatin e Euros dhe shteteve të jugut në BE. Këto dy javë, do tregojnë edhe strategjinë që do përdor BQE, në ndërhyrje të shpëtuar shtetet nga borxhet publike në shtete të veçantë, por dhe si do ecet me forcat e reja të Eurotoëer.

Ndërkohë, sipas disa zërave parathënës, bankat e Eurozonës do të marrin licencat e tyre për të vepruar ekskluzivisht të pavarura nga BQE. Dhe kjo duke filluar nga viti 2014, me një fazë tranzicioni, në të cilën do të përfshihen më parë institutet që do të marrin ndihma nga BE dhe më pas ato të sistemuarat.

Seminari i Jackson Hole dhe veçanërisht fjala e Ben Bernake, drejtuesit të FED për mundësinë e rritjes më tej të numrit të të papunëve, ka gjetur tronditje kudo dhe analizat në këtë drejtim janë tepër të ashpra për BQE, që nuk mund t’i përdorë, (arsye politike) dhe shtrojnë tre pyetje kudo: “si mundet një bankë qendrore të krijojë punë, cilat janë mekanizmat të mos ketë papunësi, dhe përse duhet ta bëjë ajo?”

Bernake në një kapitull të diskutimit të tij, i ka krijuar hapësirë trajtuese dhe zgjedhëse problemit të rëndë, për bankën amerikane dhe atë qendrore të BE: “një tjetër numër të njerëzve të papunë, duhet të jetë një preokupim i rëndë, jo vetëm për vuajtjet shumë të mëdha, dhe zhdukjen e shumë talenteve njerëzore që sjell, por dhe sepse nivelet e larta të papunësisë krijojnë një dëm struktural ekonomisë sonë që mund të vazhdojë me vite!”

Dhe, natyrisht, ata që janë më specialistë në këtë drejtim, mbështesin shqetësimin që është i drejtë, sepse krijon probleme sociale dhe hedh në greminë vlera njerëzore që janë më të rënda se mbylljet e fabrikave, amortizimi i makinerive dhe “obsoleti” i pajisjeve nga mosmirëmbajtjet. Dhe tjetra: si do ta realizojë banka punësimin duke ulur papunësinë? Instrumentet e bankës janë jo të drejtpërdrejtë, por, ndërkohë, janë të studiuar në shifra dhe vlerë monetare të hedhur dhe të fituar nga puna, prodhimi, tregu. Natyrisht, banka nuk bën punësim, dhe të gjithë ata që ndoqën Ben Bernake, në simpoziumin e Jackson Hole-ishin edhe kritikët e ashpër të tij, dhe askush nuk vuri në dyshim kalkulimet e Ben Bernake, mbi deklarimin e 4 milion vendeve të reja të punës, krijuar nga sektori privat në SHBA, pas 2009-ës. Dhe gjysma e tyre janë nga aksionet e Bankës Qendrore Amerikane. Këto aksione të bankës (Marks kishte të drejtë kur thoshte se bankierët janë vetëm vampirë të parasë dhe nuk dinë ç’është puna konkrete, punëtori, prodhimi dhe kërkesë-oferta në treg; dhe kjo kritikë e tij po ndryshon konceptin në SHBA, dhe është vet Bernake që, duket qartë, “përqafon” Marksin, me vëmendjen dhe masat ndaj papunësisë dhe prodhimit ku banka duhet ta dijë dhe orientojë për punë, prodhim, treg dhe fitim). Një hap amerikan drejt një ekonomie reale, të studiuar dhe me plan për punëtorin ,tregun dhe fitimin, komenton shtypi, gjë të cilën edhe Marks e kërkon për shoqërinë e re reale..

Eksperienca e Bernake, është dhe një shkollë për europianët që në Spanjë, Greqi, Itali, kanë shifra të larta papunësie, spekulime të tregjeve, protesta dhe konflikte që mund të acarohen edhe më tej, nëse bankat dhe politika që i orienton ato, nga pas, nuk ndjek shembullin e kryebankës botërore, asaj amerikane të drejtuar nga Ben Bernake. Duket, Bernake me të rilexuar Marksin ç’thotë për bankat dhe politikat që i drejtojnë ato, bëri hapin e madh real përpara… Ka të tjerë, mendoj unë, tek lexoj komentet e shumta dhe kritikat ndaj qeveritarëve të tyre, të cilët novatorizmin e vërtetë të Ben Bernake, në simpoziumin e fundjavës që shkoi, e kanë mësuar me vlerësimin 8 marksizmin dikur si mburrin disa për shembull, në Shqipëri, ndonjë ish- stalinist shqiptar, (sot anti- Marks,) që edhe pse Marksin e mbante në gji, bashkë me Mao Ce Dunin, e Lei Fenin, asnjëherë nuk ka ditur këto 20 vjet t’i materializojë, si Ben Bernake i SHBA, (ka pohuar se Marksin e rilexoi vitin e kaluar me vëmendje) për bankat dhe punësimin, pra shqiptari ish- marksist, me libër në gji, meriton notën:2, (pasi ka shkatërruar punën e rregullt, industrializimin, punëtorin dhe  vrarë talentet e vërtetë të teknologjisë, ndërsa Ben Bernake meriton kryelartësitë…. Sepse jo vetëm nuk është ish- marksisti, titist i aplikuar fshehtas thonë, por, Ben Bernake nuk është as Fullani, guvernator i Bankës Shqiptare, ndaj të cilit në vend të bëhen kritika, përse nuk vepron si Bernake, për punën, punëtorin, tregun që sjell fitimin, (do ishte luks) e atakojnë, me të drejtë, në banalitetet e tij profesionale, gjë që e tregon  banal jo vetëm atë, por dhe politikën që i rri sipër dhe e bën vampir, si thotë Marksi!… Këto paralelizma, me qeveritarët e sotëm, nga e djeshmja shqiptare mbase edhe nuk shkojnë, në këto përpjekje titanike që politikane e bankierë të njohur të botës bëjnë! I solla, për të kuptuar mosbarazinë e tmerrshme që kemi, dhe pavarësisht kritikës dhe sarkazmës së përdorur, kuptohet se tek ne, në Shqipëri, është e vështirë vetpërgjegjësia dhe dorëheqja, si kërkoi presidenti i Bundesbank… Barroso jo kot lëshon kushtrimin: Euro…pas së cilës rri gjithçka dhe që më pastër e më saktë ua mëson të gjithëve Ben Bernake, në seminar. Edhe ai, e cilësuam, ka një burim ku ka gjetur vendfreskinë. Dhe është vërtet burim jete, për të gjithë ata që duan një shoqëri më të mirë, më të drejtë, më reale!

*Nga Italia, për “Telegraf”